Armët kimike u përdorën për herë të parë në Siri... 1700 vjet më parë (FOTO)

7 Shtator 2013, 13:45Bota TEMA
Armët kimike u përdorën për herë të parë

Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po diskuton për ndërhyrjen ushtarake në Siri, në dritë kanë dalë prova që tregojnë se në atë vend janë përdorur armë kimike 1700 vjet më parë.

Arkeologu britanik, Simon James beson se 20 ushtarë romakë u vranë nga një gaz helmues gjatë një sulmi persian mbi fortesën e tyre në Dura- në lindje të Sirisë- në shekullin e tretë.

Nëse kjo është e vërtetë, ky do ishte dokumenti më i hershëm i përdorimit të armëve kimike.

Persianët hodhën në tunel gazin, që mendohej se ishte krijuar nga përzierja e bitumit me sulfurin.

Romakët u shtrinë përtokë dhe brenda pak minutash vdiqën.

Profesori britanik ka gjetur prova të mineralit pranë trupave të tyre.

Përzierja krijon mjegull të dendur dhe gaz mbytës kur ndizet.

Pranë trupave të romakëve është gjetur edhe trupi i një ushtari persian, që mendohet se ka ndezur gazin.

Ai vdiq pasi u largua vonë, duke u siguruar nëse gazi ishte ndezur mirë.

Në fillim të kësaj jave, profesoresha e universitetit amerikan Stanford, Adrienne Mayor, tha se përshpejtuesit kimikë janë përdorur shumë herët në beteja, përfshi luftën e Peleponezit 429 vite përpara Krishtit.

Por sulmi pers do të thotë se kjo është hera e parë që ushtarët prodhojnë me qëllim tym toksik./ep

8 komente në “Armët kimike u përdorën për herë të parë në Siri… 1700 vjet më parë (FOTO)”

  1. luis says:

    Me duket si Saliu me dy gishtat lart.

    1. tanino says:

      jo duket si hitleri qe kerkonte te gjente me doemos shkak per lufte.keshtu po bejne edhe keto bukuroshet e obames.vrasesit qe drejtojne gjithmone gishtin te tjereve

    2. Ramy says:

      hahahaha po dhe ketu i kishte faijet Saliu per perdorimin e armeve kimike ndaj ushtareve Romak lolllllll, dava shamikuqesh gjelle zagaresh

      1. Thika says:

        faktikisht ai nuk eshte sala, por azemi se ai ka vajt te te shumtit…

        ka ra si deshmor se e vrane gjate aksionit qe po luftonte per atdhe

  2. Pelasgian says:

    me thoni c’ndryshim ka kur nje njeri vritet nga nje plumb dhe nje tjeter nga nje bombe ??????????????????????????????????????????????

    eshte sikur te luftosh me shpata dhe kur tjetri te nxjerre gjylet ti te thuash ” anullim ” loje . PATETIKE !

  3. pashko vasa says:

    Natyrisht kjo e ben kete pervecse kimik dhe sulmin e pare kamikaz ne histori. Traditat vazhdojne…

  4. pashko vasa says:

    Dhe gjithashtu nuk do habitesha nese disa nga ata ushtaret romake te ishin me origjine shqiptare (ilire dmth), dhe tradita gjithashtu vazhdon…

  5. hana says:

    hemmm…!ketyre e themi prova.ja per kete duhet ndeshkuar ai qafir! paska bere krimin para 1700 vjetve dhe kerkon te dali pa lagur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje