(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Pak ditë pas lajmit se një piton i arratisur nga një dyqan kafshësh hyri në dhomën e dy fëmijëve, duke i vrarë ata, vjen një tjetër histori e trishtë nga Amerika e Veriut.
Ndërsa ngjarja e parë ndodhi në Kanada, kjo e dyta ndodhi në Florida të SHBA.
Një piton hyri në një shtëpi duke vrarë qenin e fuqishëm të racës haski siberian.
Nuk dihet se nga erdhi pitoni, por mendohet se aty afër po rritet një koloni gjarpërinjsh.
Pasi hyri në oborr, gjarpri u mbështoll pas trupit të qenit.
Pronari i shtëpisë tentoi që të vriste gjarprin tre metra, por ishte e pamundur.
Fillimisht ai tentoi që ta largonte me duart e tij nga trupi i qenit Duke, por më pas mori një palë gërshërë të kopshtit, duke ia ngulur gjarprit, por pa sukses.
Ekspertët thonë se qeni mund ta ketë sulmuar gjarprin, ndaj ai ka reaguar në atë mënyrë.
Familjarët e qenit thonë se duhet pasur kujdes pasi një gjarpër i tillë mund të vrasë edhe fëmijë.
Historia është komplikuar disi pasi shtëpia ku hyri gjarpri është e Jose R. Rojas, i akuzuar për vrasjen e shefit të tij pas torturave brutale.
Nuk është e pazakontë që gjarpërinj të tillë të rriten në Florida. Në vitin 2009 u zbulua një koloni dhe 27 gjarpërinj janë kapur që prej atëherë./ep
Kohe per te fotografuar paska pasur ,per te shpetuar qenin e tij koha nuk i ka dale ,hajde merre vesh
po ju keni arme apo ato i perdorni vetem per njers
Ketij rrotes mire qe nuk I paska sulmuar femijen se…
Ne Florida keta gjarprinj ( Burmese Python) llogariten ne qindra mijera, dhe rrezikojne fauna-n vendase.