Të gjithë sytë janë nga Costa Concordia (FOTO)

16 Shtator 2013, 11:52Bota TEMA
Të gjithë sytë janë nga Costa Concordia (FOTO)

Ka nisur operacioni për rikuperimin e anijes Costa Concordia në Itali, një nga operacionet më të vështirë dhe më të mëdhenj të ndërmarrë ndonjëherë.

Sipas BBC, operacioni u shty për tre orë për shkak të një stuhie gjatë natës, por ka nisur në orën 9:00.

Ngritja e anijes në pozicion lundrimi pritet të zgjasë rreth 12 orë.

Inxhinierët nuk kanë ndërmarrë kurrë një operacion të tillë mbi një anije kaq të madhe dhe kaq pranë bregut.

32 persona humbën jetën kur anija goditi shkëmbinjtë.

Trupat e një pasagjeri dhe një anëtari të ekuipazhit nuk janë gjetur akoma.

Anija peshon 114 mijë ton, dy herë më shumë se Titaniku.

Aktualisht pesë persona janë dënuar për këtë ngjarje, ndërkohë që kapiteni i anijes, Francesco Schettino është në gjyq për vrasje dhe braktisje të anijes.

Pritet që projekti i rikuperimit të anijes të kushtojë më shumë se 600 milion euro./ep

1 komente në “Të gjithë sytë janë nga Costa Concordia (FOTO)”

  1. Zeçir says:

    Ah edhe këta italianët sa injorant që janë! Si nuk i muarën këta ekspertët e Saliut tonë që ta jepnin një tender për këtë operacion. Përfundimisht, Sala do e bojkotoj gjithë Italinë në programet e tij. Edhe Zhozefina e ka shpallë përkrahjen ndaj të “madhit”-Sali Ramës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje