Një nxënës në një shkollë në Kinë vrau mësuesin e tij pasi ai i mori celularin gjatë orës së mësimit.
Nxënësi i quajtur Lei, po luante me celular kur mësuesi Sun Wukang, 32 vjeç- baba i një fëmije- ia mori atë.
Por kjo rezultoi fatale për mësuesin e kimisë. Nxënësi ia preu fytin.
Në këtë shkollë mësojnë fëmijë nga 10- 12 vjeç dhe është një nga më të mirat në rajon.
Mediat kanë publikuar pamje të klasës ku ndodhi krimi i rëndë.
Ky krim vjen në një kohë që në anën tjetër të planetit, në Angli, fansat e telefonave janë në pritje të daljes në shitje të iPhone 5S.
Gad Harari, 17 vjeç, ka ngritur një tendë jashtë dyqanit të Apple dhe aty kaloi natën e dytë në pritje për blerjen e celularit. Do i duhet të presë edhe dy ditë.
Ndërkohë në Londër një i ri u qëllua me thikë nga një grup adoleshentësh, që i kërkuan t’u jepte lojën e re Grand Theft Auto V, e sapodalë në shitje. Turma njerëzish janë mbledhur përpara dyqaneve për të blerë këtë lojë.
Këtyre lajmeve i shtohet ai i zbuluar nga mediat amerikane se vrasësi i Uashingtonit, Aaron Alexis, që qëlloi për vdekje 12 persona në një kantier të marinës, luante deri në 16 orë në ditë “Call of Duty”./ep
Klasa ku ndodhi krimi
Gad Harari pret telefonin iPhone 5S
Keta kane shku per lesh me keq se Doktori n’facebook
Psikopate ka sa te duash,si ky idioti qe po pret iPhone 5S.Nje dite mbas te dale,ka ne dyqane sa te duash,por idoti do me bo edhe pak show,do me dale ne gazete.
Më e dhimja eshte se 5s vetem nga brenda ka disa ndryshime nga 5-sa. Nuk ja vle me prit ne tende. Kur te dali iphone 6 qe do kete ekran me te madh dhe ndoshta edhe tjeter forme te jashtme atehere ja vle me prit
….edhe sala ne fejsbuk e ka shpirtin
Domosdo i cmendur nga teknologjija
Salkarpidh maloknarija