Në vitin 2005, kur PD erdhi në pushtet, nisi menjëherë një aksion ndaj makinave me xhama të zinj.
Por aksioni u shfry shumë shpejt dhe gjatë tetë viteve të qeverisjes së PD-së këto makina u shtuan ndjeshëm.
Gjithkush është dëshmitar se si makina të tilla qarkullojnë lirshëm, madje janë mes mjeteve që shkelin më shpesh rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia ka marrë një urdhër për të kontrolluar dhe gjobitur këto makina me një gjobë nga 6 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj.
Por ky urdhër është shfuqizuar dhe Panorama raporton se po hartohet një draft ligjor që parashikon taksa vjetore shumë të larta për makinat që duan të mbajnë xhamat e zinj.
Taksat do jenë deri në 20 herë më të larta se taksat për makinat e tjera, çka pritet të ulë ndjeshëm përdorimin e makinave me xhama të veshur./ep
shume mire. vendosni nje takse 1 milione leke ne vit. e te bejne qejfet e tyre brenda ne makine pronaret.
Kjo eshte idiotesi !!! Nese dicka e tille shkel rregullat e sigurise apo ligjet duhet te ndalohet , perndryshe te lejohet . Perse u dashkan aplikuar taksa idiote ???
Ne cdo vend demokratik te botes lejohen(nqs e deshiron),erresimi deri ne mase qe e lejon ligji,xhamat e makines.pse duhet me pagu takse,kjo eshte anti ligjore,mjafton te mos jene ma shume te erreta se e lejon ligji dhe pike,kur kalohet kjo mase e nxirjes ,atehere mund te gjobitesh,por jo per nxirje brenda rregullave.Prandaj ky veprim eshte antidemokratik,dhe nuk duhet lejuar,nqs kjo qeveri mendon te zbatoje ligjet perendimore.
Ligjet perendimore duan qytetare perendimore! “Amari estremi estremi rimedi” thone italianet
Amari dhe Dolci o Ad
“A mali” ?
Ke te drejte. Me ishte fiksuar gabim. Po nese mund te justifikohem disi, po lexoja ne internet qe ka dhe italiane qe e perdorin gabim si une ?
ne gjith boten ka makina me xhama te zinje keshtu dalin nga fabrikat tani taksa e larte nuk do jap rezultat se kriminelat dhe hajdutet kane pare,nje familje me femij perse duhet te paguaj taks kur xhamat e erret e mbrojn familjen nga dielli .
po u be, do te jete bull shit i madhe dhe si i tille shume shpejt duhet te shkoje ne kosh te pleherave si drafti, ashtu edhe ata qe epo e bejne pa u konsultuar me ligjet demokratike…
mese e vertete dhe e drejte. venia e kesaj takse eshte anti-demokratike po u vu dhe duhet hedhur e rrezuar me gjyq.
Nje mendim qe duhet pershendetur, por une them si drejtues mjeti qe jam vete duhet qe xhami i pasem duhet te jete i paster , pra jo i zi se kjo sherben per parakalimin e ketij mjeti ne rruge me nje kalim. ky ligj eshte dhe ne Itali. Ju pershendes.
MIQ ME SHPJEGONI DOT NE SE XHAMAT JAN NE LIBREZEN E MAKINES. PER XHAMAT E PRASEM FLAS.
do ishte me mire sikur te rriteshin taksat edhe per ato makina qe kane timonin ne krah te kunder (stil anglez). Ato jane burime aksidentesh ne shumicen e rasteve
Po ato qe i kane vete, pse duhet te paguajne.
Nese duhet drejtesi te lejohen kush i ka vete xhamat.
O Genti77 na sqaro dhe ne shqipove kete pune mer vlla, se jemi pak te trashe dhe mezi i kapim disa gjera, ne Itali furgoni, kamioni apo autobuzi qe nuk ka pamje fare ose dhe qe nuk kane fare xham te pasem nuk lejohen te kalojne ne rruge me nje kalim apo nuk lejohen te parakalojne?
O vis cerri . Lejohen te kalojne edhe kundrvajtje , por quhen mjete pune dhe jo qejfi.nuk ka mjete pune me xhama te zeza.
Pafytyresia paska dhe surrat si ky i ketij ish”ministri”.
Si edhe me pare cdo ligj ne Shqiperi behet per te zhvatur qytetarin.Ne Itali kush do mund te erresoje xhamat e pasem dhe xhamin prapa te makines pa i marre leje askujt.Nuk lejohet nxirja e xhamit perbri shoferit apo pasagjerit perkrah tij dhe xhamit te perparme.Nxirja e xhamave nuk behet vetem per t’u dukur gangster apo mafioz, por edhe per te ruajtur intimitetin apo reduktuar futjen e rrezeve te diellit ne automjet.
Pikerisht, jane keto dy arsyet kryesore, aq me teper ne diellin pervelues te Shqiperise dhe sidomos me femije te vegjel ne sediljet e pasme te makines.
Te gjitha keto komente bejne mire qe ti lexojne qeveritaret e rinj pergjegjes, si dhe te konsultojne ligjet e qarkullimit rrugor ne vende si USA, Canada, EU etj perpara se te bejne nje vendimmarrje te padrejte dhe ne kurriz te qytetareve te ndershem…
adi — 23 Shtator, 2013 në 11:53 am
Ligjet perendimore duan qytetare perendimore! “Amari estremi estremi rimedi” thone italianet..
Adi,
thuhet ” a mali estremi”, jo “amari estremi”, sepse “amari” do te thote “te hidhur”..
qe mos te kemi nevoje te marrim shembuj proverbash italiane (biles edhe keto shembuj jane te manget nga ana gramatikore) kemi ne shqip, “derri do plumb”, ose “plumbi nga plaga del me plumb”, etj etj..
gjithsesi, ky ligj eshte tejet i egzagjeruar, ne shqiptaret i cojme gjerat ne ekstrem. nuk ka nevoje te paguash 100 fish per xhamat e zinj, ka nje rregullore per xhamat e zinj, mjaft mos te kalojne nivelin e erresimit sipas ligjit.
pastaj, qeveria, me cfare aresye e nxjerr kete ligj, qe te nxjerre perfitime per arken e shtetit, apo qe te parandaloje krimet?? nese eshte kjo e fundit, eshte qesharake, sepse krimi ne Shqiperi nuk ka nevoje per xhama te zinj, krimi ne Shqiperi buron me se shumti nga lart, pra nga qeverite e korruptuara..!!!
Me arsyen se sa te dhemb paraja nuk te dhemb as druri…
xhamat e zinj prapa jane nje menyre per te evituar driten e forte te diellit e ne Shqiperi ne vere ka diell shume te forte.Tashme ka edhe makina pa emer e blasone qe e dhurojne opsionin e xhamave te zinj falas.Mos u beni qesharake me taksa e gjoba,nuk i ben xhami i zi bandite njerezit,perkundrazi ndihmon ne shprehjen e privatesise.Polici rrugor ka te drejte te ndaloje makinen dhe te gjeje nese brenda eshte banditi,kundravajtesi ose njeriu i rregullt me ligjin;nuk e pengojne absolutisht xhamat e zinj kete pune!
Vendimi me duket i drejte. Mos kujtoni se bota ka perparuar me lutje, por me sanksione te forta. Vetem se te bie nje pike nafte ne rrugen e te gjithve te vjen gjoba sa te humbasesh tapine e shtepise.
Si nuk perkrahet njehere nje sanksion qe ve rregull. Ju qe flisni e perkrahni te kunderten jeni pjese e mafjes e keqberes.
Tani Shqiperia ka nevoj per masa urgjente shume te renda. U provua me rrumpallen shume vite dhe nuk doli gje ne vije. Perkundrazi. Atehere ç’ kini qe ulurini kot. Kinse doni shtet ligjor. Keshtu behet shteti ligjor, me sanksione e jo me te lutur.
broçkulla mafiozesh. Jo i ka, jo s’ i ka vet makina xhamat e zinj, jo xhami para, jo xhami mbrapa. Shkurt. Qart. Te hiqen, ose te paguajne 20 here me teper. Kur njerezit te ndergjegjesohen le ti veshin tere xhamat me hekur.
Ne Shqiperi makinat me xhama te zeze drejtohen nga lacat, ata qe bejne si te forte pra mo, ata trimat barkederra, qe kur jane vetem te pergjerohen tek kembet.
kush me shpjegon se nje emigrant vjen me makine me xhama te zinje duhet te paguaje gjobe ,ne raste se e ndalon polici?ai mund ti thote policit se une nuk i njof ligjet tuaja
eshte njesoj sikur nje shqiptar te shkonte ne nje vend tjeter dhe ti thoshte policit “Une nuk i njoh ligjet tuaja”.
Ligji duhet respektuar!!!
Eshte palidhje te vesh taksa per makinat me xhama t erret…. Ne te gjithe boten lejohen, pse mos te lejohen dhe ne Shqiperi
Ne europen qe duam te hyjme ne ka takse per makinat e luksit dhe ajo nuk eshte shume e larte ne krahasim me ato te makinave normale.Persa i takon makinave me xhama te erret ato mund te qarkullojne lirshem nese resulton se makina eshte prodhuar keshtu,ne te kundert drejtuesi gjobitet che detyrohet ta ktheje makinen ne gjendjen normale sic ka dale nga prodhimi.
po ato si i kajn origjinala fabriket
prap se prap ato qe i akn mbajt der tashi xhamat e zi dhe po rriten taksat xhamat do ti mbajn e taksat sdo ti pagujn
NUK DUHET TE LEJOHEN ERRESIMI I XHAMAVE KJO VECANARISHT PERPARA DHE ANESORET E DRITARAVE TE PARA,kjo ka te beje edhe me qarkullimin drejtuesit e mjeteve komunikojne me sy ne situata te vecanta apo kembesoret shikojne drejtusin e mjetit ne sy nese ai po shikon per ti lejuat te kaloje rrugen psh.eyj
Gjitthashtu per raste te kerkimit te personit nga organet e ligjit etj etj
@ te hengert lopa pershembull benz vito furgon ,pa xham te pasem ,por anesor te zinj ku hyn pjese per kuriozitet pune apo qejfi ? se nje shok jugosllav shperndan paketa postare , ndersa nje rumun per pune femrash .dortmund gjermani
jo per gjo por ka ligje gjermoni jo shaka ,aty te merret shembull
Gjoja me palidhje ne bote qe xhamat e zinj te quhen te paligjshem. Nese thyen rregullat e qarkullimit gjobitesh nese jo policia dhe tjeret skane nevoje te shohin personat qe ndodhen ne makine. Plus qe vete ata qe i hartojne kto ligjet dmth politikanet, t’gjithe i kan me xhama te zinj 6.3 e tyre, madje edhe xhamin e perparme ?
Po ne rastin kur xhamat e pasem nuk jane te veshur por jane xhama dielli origjinale te vete makines se prodhuar nga fabrika si i behet?
edhe 80 % me bo se sja hek.!
20 mij lek t reja i vajti taksa s time 90% t zi ca problemi ka mua ashtu m pelqen