TemA TV/ Gjiknuri: Do të kalohen në sitë të gjitha koncesionet e dhëna deri tani (VIDEO)

24 Shtator 2013, 12:38Sociale TEMA

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh sot gjatë Forumit Ndërkombëtar “Tregu i Kapitaleve në Shqipëri e Rajon dhe Modeli i Zhvillimit” se investimet në sektorët strategjikë do të miratohen duke pasur parasysh interesat e publikut. Gjiknuri tha se qeveria e re do të bëjë të mundur partneritetin efektiv mes shtetit dhe sipërmarrjeve private, ndërsa shtoi se do të rishikohen koncesionet e dhëna deri tani në sektorin e energjetikës.

Gjiknuri e cilësoi si të nevojshëm një hap të tillë, për të pasur një tablo të plotë të gjendjes së investimeve dhe problematikës në këtë sektor.

Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi theksoi se ekonomisë i duhet një model i ri, pasi ai ekzistues, i bazuar te borxhet, nuk garanton rritje ekonomike.
Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera, Peleshi tha se po punohet me qeveritë e vendeve fqinje për të krijuar një treg të unifikuar, si dhe po bashkëpunohet me Turqinë, si një partner potencial ekonomik për vendin.

2 komente në “TemA TV/ Gjiknuri: Do të kalohen në sitë të gjitha koncesionet e dhëna deri tani (VIDEO)”

  1. stiri says:

    Po vendimin e fundit te qeverise qe i dha pjesen e mbetur te Albpetrolit Kompanise fantazem ” Fenix ” do ta anullosh ?.
    Shume drejtues te Albpetrolit jane ne krye te kesaj kompanie , kane siguruar vendin e punes ne kete kompani duke i ndihmuar ata ( nepermjet korrupsionit) te marrin fshehurazi asetet.

    Nuk e keni idene si po punohet per kete kompani.

    Ju lutemi zoti minister anullojeni menjehere ( se ska kohe ) kete koncesion me kete kompani fantazem ( kompani export – import )

  2. Andrea says:

    Po flene ne Ministrine qe ka ne varesi Albpetrolin dhe mijera kryefamiljare qe presin te punojne ne vendet e punes te rrembyer nga maskarrenjte. C’pret D.Gjiknuri dhe stafi i tij.
    Thuhet deri ne Dhjetor, derisa te merret Statusi i Kandidatit per ne BE!!
    BE-ja ka nevoj per te Trembur dhe Servila?!! Kjo eshte “Rilindja”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje