Ministria e Brendshme njoftoi se ka zëvendësuar punonjësit e komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, që u shkarkuan një ditë më parë.
Në një njoftim zyrtar thuhet se ata janë zëvendësuar me të rinj të shkolluar. Po ashtu theksohet se është mbajtur parasysh përgatitja fizike dhe barazia gjinore në caktimin e efektivëve të rinj.
“Përzgjedhja e punonjësve të rinj në shërbimin e Policisë Rrugore të Tiranës është bërë nga një komision i përbërë nga drejtues të lartë dhe me eksperiencë të Policisë Rrugore, duke pasur parasysh disa kritere kryesore:
1. Arsimin dhe për përgatitjen e tyre profesionale, me njohuri të përgjithshme për detyrat, organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit;
2. Vlerësimet e treguesve të punës për çdo punonjës në sektorin apo komisariatin ku kanë punuar deri tani;
3. Përgatitjen fizike dhe moshën e re, për t’ju përshtatur sa më mirë ngarkesës së punës në trafikun rrugor;
4. Barazinë gjinore, duke shtuar një numër të caktuar të policeve femra në këtë shërbim.
Deri tani efektivi i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet është rinovuar me 6 oficerë të Rolit të Parë Drejtues dhe me 53 oficerë të Rolit të Parë Zbatues. Më ndryshimet e bëra, mosha mesatare e këtij komisariati është ulur nga 47.4 vjeç që ishte deri dje, në 33.2 vjeç.
Për nga arsimimi, oficerët e Rolit të Parë Drejtues janë të gjithë me arsim të Lartë në Akademinë e Rendit Publik dhe disa me arsim të lartë jopolicor në degët si: Inxhinieri mekanike, juridik, psikologji etj.
Që prej ditës së sotme të gjithë efektivat e rinj janë pajisur edhe me bazën e nevojshme materiale, përfshirë jelekët fosforeshentë dhe kanë nisur me ritëm të mirë punën sipas një plani masash për reduktimin e aksidenteve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./ep
Vetem barderra dhe me kopsa te zberthyera te mos jene.
Ju bëftë nëna trimave tē malit ?
Pse dhe sa cuba ke ndermend te ripjellesh akoma oj drane?
e cdo heqesh ti o shpellear keto 12 vjet ?
Me 80% te efektivit rrugor te ndryshuar, nuk ka me asnje justifikim PSja dhe Tahirja nqs rrugoret keto dite do te vazhdojne te marrin rryshfete. Le te shohim…
keta jane vetem ne Tirane, neper rrethe duhet te presim akoma…
normal,maksimumi 33 vjeç,perfekt.nje polici e bukur dhe polic te shemtuar dhe barkaluq
Emrin e ke katolik, mbiemrin e ke mysliman. Nuk je i besueshem qe ne fillim
pune te mire shko perpara/
Me pelqen, institucinet e shtetit nuk jane vende pune me ushqy familjen po me i sherby shtetit askush te mos ankohet se i la femiet pa buke se keni vjedhur boll ,drejtohuni asistences
po familjet e ketyre kush do i ushqeje??? apo vetem ti ke lindur femije dhe ti qenke i vetmi qe nuk ke vjesh ne kete Shqiperi ???
Kur ju eshte dhene mundesia te gjithe keni vjedhur po he
Pse nuk shkon njeri polic nga ju 50 kilshat qe komentoni dhe mos te shofim me barkderrat??? kthejeni nga vetja njehere….
Zoti Saimir !
Nuk e kuptoj kete menyre kontrolli qe kemi ne duke ndaluar makinat ne rruge, vend e pa vend brenda ne qytet. Duket si terror ne rruge. Te vendosen kamera neper kryqezime dhe ne rruget kryesore dhe policia te punoje te mos kete parkime dyshe e treshe dhe te rregulloje trafikun ne qytet. Kontrolli i dokumentacionit mund te behet online nga nje qender e vetme e cila rregjistron per çdo mjet nese e ka bere kolaudimin, kontrollin teknik, siguracionin etj.
Me kete menyre autoriteti i policit rrugor ulet shume.
Mire e the o rilindja, por kujt ja the.
Nuk e di se sa here e kane pare boten me sy ca “zogj” te veshur me uniforma blu, por per ata qe ju ka dhene rasti te udhetojne me “gamor” me kater rrota jashte vendit do te kisha nje pyetje.
Ne c’vend te Evropes kane pare ata police te huaj qe rine te krekosur, te zberthyer, dhe me barkun e nxjerre perpara (boah sa turp!!!) anes rruges automobilistike me garuzhde te kuqe ne dore? Sa here u eshte bere atyre kontroll per shkelje te rregullave?
Jam me se i sigurte se ata veshtire se mund te kene pare njeri me sy (perjashto ndonje nga ata ata te doganave) jo pasi te kene udhetuar 20 kilometra por as edhe pas 2000 kilometrash.
Nuk besoj qe ministri i ri te mos kene dijeni per kete veprim unik e te pashpjegueshem (gjoba te vena pa hesap) qe vihet re ne cdo kryqezim te rrugeve me kryesore te vendit. Kur pyet ndonje s’e c’duan keta qe rrine si kapadahij anes rrugeve dikush te pergjigjet: “He me se duan te hane dhe ata ndonj kothere buke” E thone kete shprehje edhe kur ben muuuuuuu qe barku gati sa s’po u plas…
normal vend pa vend duhen ndaluar.ku ke par ti targa makine me emrin e te zotit????duhet te jemi apo jo nje vend serioz dhe me pak trafik….
Problemi eshte ,po keta qe u pushuan ku do shkojne ? me se do rrojne ?zgjidhet nje problem ,haper nje tjeter
kur behet riorganizim dhe aq me teper kur nuk je i kualifikuar per nje pune qe te eshte dhene dhe nuk e ke kryer kete pune sic duhet, eshte normale qe do te dalesh ne nje moment pa pune, ky eshte kapitalizmi.
detyra e shtetit eshte te te suportoje me asistence sociale dhe me edukim per tu specializuar apo punesuar sa me shpejt per te te dhene mundesi te reja ne tregun e punes…
Po ja ty pse te kemi. Mundohu t’i besh monitorimin. Pavaresisht se disa mund t’ja mbathin per ne kurbet…
Shkruhet difektoz ,jo defektoz ,pale ,na ben edhe ironi
duhen testuar cdo vit dhe per barkun
Super minister ky ka me qen sukse per policin mosha e re asht shum ma aktive dhe ma vigjilente edhe njehr sukse.
shumica jane beqare dhe qe te martohen duhet ca kohe me qarkullimin
do zoti mos te na dalin si kombetarja ndeshjet e para super dhe nga fundi i dhjesin
O Sajmiri o pionieri jepi se te erdhi dyta
Ej, po s’na thate njehere se edhe sa “asgane” kane mbetur nga ata te “Policise Gurore”
Eshte narmale se kush ka lindur dhe ka jeten e gjate do te plaket dhe gjithesecili zgjell nje profesion per te punuar ,profesionin e policit kane zgjedhur dhe keta qe u larguan ose po pergaditen te largohen,ata jane me nje vjetersi relativisht te gjate,eshte shume e lete ti quash bark derra hajdute te paafte e shume epitete te tjera,por punedhenesi ne rastin konkret eshte shteti ai do ta zgjille kete problem atyre tu jape ate cfare u takon dhe ta zevendesoje e gjithe policine po deshi sajmiri,por te mos harroje se keta police kane sherbyer ne 97,kur ata nuk kane dale jashte shtepise,dhe nuk duhet mohuar nje brez te tere me tezen e te korruptuarit ai qe eshte i korruptuar te futet ne burg te mos largohet nga puna,se me sa po shohim te vjeter po i vendosni e gjithe shefat te cilet jane shkeputur me vite nga policia e shtetit.
Keta qe u larguan dhe jua qan hallin nje i quajtur Monior po i them te hane parat e popullit te marre rryshfet pastaj te blejne nje tufe dhi e te kullosin ,,,,,si menon ti Minior !!?
Nuk ishin te gjithe rryshfetexhinj o perendim i agimit ,ne ne mes tyre kishte edhe persona me vlere, qe benin punen e tyre pa te pare xhepin ,nuk po i dal ne mbrojte cubave te berishes ,por para se te nxirren te gjithe ne rruge te shqyrtoheshin nga nje komision ,te merrej parasysh vjetersia e tyre ne pune ,eksperiencen ,dhe kontributin qe kane dhene dhe pastaj te merrej nje vendim
me pelqen kjo ide se te gjitheve policave rrugor ju esht ber barku si ne te 9-in .Propozoj te fotografohen te peshohen te gjith keta te rinjte dhe per 4 vjet te shikojm rezultatet e arira
Nue vjedhink kane faj policet e shkrete, eshte piramida siper tyre qe iben presio
n qe t
vazhdoni e beni spastrim ne radhet e policis,pasi ka edhe shum te tjer qe jan te korruptuar
Kjo pune e nisur, brenda pak ditesh, tregon seriozitet, tregon perkushtim, tregon se ky udheheqes (minister) e ka zemren ne koke e jo ne xhep si paraardhesit. Ne te pergezojme. Ndonese jam i moshuar te them: “Mbeshtetu tek brezi i ri”. Ata jane me te pergjegjshem, me te ndergjegjshem, me kembengules ne zbatimin e ligjit, bejne lojra, nuk kompromentohen kollaj. Bejne punen.
Te dalim ne nje problem tjeter shume te rendesishem sipas meje. Ish zvendesministra, prokurore, gjykates, drejtore drejtorish, oficere e nenoficere policie, hetues, oficere te policise gjyqsore, e ku di une se çfare tjeter, qarkullojne me makina pa targa, me targa fallco, pa paguar siguracionet, pa bere kualidimin e tyre dhe kur i ndalon policia i leshon menjehere se ata prezantohen qe eshte filani e fisteku. Nuk ka ku veje me keq per nje punonjes shteti (qe duhet te jete sherbetor e jo taksa mbledhes), te sillet keshtu.
Nje problemi tjeter. Policet rrugore duhet te zgjedhin vendin per te ndaluar e kontrolluar automjetet. Ve re se sa here ka veshtiresi per te kaluar ne rruge patjeter shihnim police qe tere kapadaillek, duke u tundur e shkundur si patok, afrohen ngadale tek drejtuesi i automjetit per ta bere veten sa me te rendesishem e te perfitoje, duke harruar se ka penguar pikerisht ai automjetet.
E fundit. Kalimi neper kryqezime eshte nje makth i vertete, per shkak te mungeses se semaforeve. Mungojne ne mjaft vende e kryqezime te medha e te rendesishem, si bie fjala tek ura e Pallatit me Shigjeta. Semafori zvendeson per bukuri punen e policit. Aq me teper qe drejtuesit e automjeteve i ngasin makinat si bisha. Kush te ikij me shume. Duhet nje rregull per levizjen ne qytet. Te percaktohet shpejtesia. Gjobat per keta lloj halabakesh e “trima” duhet te jene te tilla qe kur te kujtoje shpejtesine jashte rregullave te mos i hipe me makines. Bota e qyteteruar keshtu ka perparuar, me sanksione te rrepta e jo me te lutur.
Respekte per ju si udheheqes ne sektorin tend per punen e mire te filluar. Vazhdoni. Populli keshtu u do e respekton.
Ju pergezoj z.Minister per punen e nisur:Reforme , reforme dhe vetem reforme.Keshtu do te ribehet shteti.Kemi besim se Rilindja do te triunfoje .
Nje vlersim shume i madh per punen qe po bene Tahiri deri tani. Duhet te shperndahet neper rrethe tani.
Shteti duhet te ndertoj nje shkolle te mesme per aftesimin e kadeteve e cila perpos lendeve te zakonshme duhet te jete e pajisur me te gjitha lendet tjera profesionale dhe kabinetet perkatese te shkences se kriminalistikes,informatikes,psikologjise,sportit,e keshtu me radhe. Kadetet e rinje duhet te kene sukses te shkelqyeshem ne mesim e sjellje te jene te afte fizikisht e mentalishte,te sprovohen me testet perkatese dhe te jene me te gjate se 1.80 cm.Stafi i kesaj shkolle duhet te jete i perbere nga ekspertet dhe profesoret e kesaj fushe, nga te miret qe ka vendi.Gjate shkollimit kater vjeqare duhet seleksionuar me te aftet, ata qe tregojn sukses ne lamite e larte cekura dhe sipas aftesise te gradohen per shkollim univerzitare,njesite speciale te kualifikohen vetem nga ata qe sterviten cdo dite dhe tregojne sukses ne sportet luftarake.Kuadri profesional i kesaj shkolle ne bashkepunim me oficeret pergjegjes se policise se shtetit duhet qe cdo vit te caktojn numrin e sakt te nevojshem per tu aftesuar,ne menyre qe policija te funksionoj vetem me efektiv profesional. Shpenzimet e shkollimit dhe kadeteve qe aftesohen ne kete shkolle duhet te mbulohen nga shteti duke mos kursyer ne teknologjin me te re. Nese nuk ndodh ky reformim,une jam i bindur qe nuk behet fjale per perforcim te policise por vetem per nje rrokad nga militant blu ne mavi e roze!
Po pse ore vellezer, ju duket “e vjeter” mosha 47 per puntoret e plocise juve?!
Dhe, ky Komisioni qe thoni juve, kur u ngrit, kur u zgjodh domethene, kur njoftoi per te aplikuar, kur aplikuan, kur zgjodhen me te rinjte, me trupat e lidhur, me te gjimnastikuarit, me te mencurit e Rilindjes? Te gjitha keto brenda nje dite!
Hajde Edi Rama hajde: po ti sikur the se do besh shtet per te gjithe, apo jo?!
Ti sikur e kishe inatin me “Gjysh Salen”, duket, por tani po te duken pleq tere ata qe nuk ishin ne mitingjet me ty! Pra ti jo qe po e kalon Salen (qe i merrte me zor njerezit ne mitngjet e tij), por po i le pa pune ata qe ishin…polic dhe ruanin metingjet e te gjitheve!
Apo s’ta mban te prekesh Salen dhe luan me buken e gojes se demokrateve te thjesht, qe asnje privilegj tjeter vec punen paten?!
Ec nje pale heq palen tjeter, duket si nje rreth vicioz. Shpresoj te jem e gabuar. Nuk e di cfare kriteresh jane vene per punesimin e policeve te rinj. Nqs jane perzgjedhur perseri militante, shteti eshte ne telashe. Koha do ta tregoje.
Eshte per tu pershendetur nisma e ministrit te ri ne kete rast.eshte e rendesishme qe efektivat e zgjedhur ne kete rast per te zevendesuar te shkarkuarit te plotesojne kerkesat per kete sherbim dhe qe duhen te jene kerkesa ligjore dhe jo preferenciale.Nese akoma sjane ligjore kerkesat per sherbimin e policise rrugore si dhe te policive te tjera ,te behen. Do ishte me e sanksionuar per te mos lend vend neser qe nje minister tjeter te veproje me nje shije tjeter.Se pari shume e rendesishem eshte mosha e re nga 26 deri ne 35 vjec jo me me shume.Fiziku i mire duke u nisur nga gjatesia deri te pamja e jashteme(duke i detyruar te bejne pergatitje fizike te programuar here pas here).Kjo vlen dhe per policine e rendit..Arsimi i plotesuar sipas rangut policor.Kriteret e karrieres sipas vleresimit te punes duke u kordinuar dhe me stimulin financiar per perkushtimin dhe rezultatet.Ndryshimi i kerkesave te kontrollit te Policise rrugore dhe asaj te trafikut sipas problematikave shqetesuese.Jam dakord me nje komentues qe thote qe sduhet te bejne kontroll rutine te dokumentacionit po te merren me shkeljet qe shkaktojne ngjarje te renda per sigurine rrugore,si shpejtesi,shkelje te shenjave rrugore,pije alkolike,gjendje teknike te mjetit dhe te tjera shkelje te renda.Nuk eshte ndonje invesitim i madh dhe kompjuterat ne makinat e policise rrugore te lidhur online me institucionet e Ministrise se transportit apo institucione te tjera qe i lidh puna e perditshme.Policia e trafikut te perqendrohet tek detyra kryesore e saj per mbarvajtjen e trafikut dhe goditjen e shkelseve qe shkaktojne kaos ne trafik.Te gjenden mekanizmat qe kush gjobitet te paguaj per to padiskutim.Vetem keshtu mendoj une autoriteti i policise rrugore do te jete shembull per komunitetin dhe do parandaloje bilancin e pergjakur te rrugeve tona.
Duke i uruar pune te mbare Ministrit te ri shpresojme qe Policia rrugore dhe te tjera te behen te respektuara per komunitetin dhe ne sherbim te tyre.
Para pak castesh ne nje dyqan shitesi i thote njerit se te pashe qe ke fillu ne polici me rrugoret.Une i them qe mire bejne qe po i heqin barkderrat me musteqe dhe me 8_vjecare se keta kane nga 20 vite aty dhe bene shtepia 3 kateshe me korrupsion,tjetri thote pse mos te bejme dhe ne se boll bene ata..Une i pergjigjem ju duhet ti beni 4-kateshe…qe tja kaloni..U vini policeve ne rruge kamera te vogla dhe i kontrolloni nga qendra se si punojne,ua rrisni rrogat dhe dietat qe te punojne me besnikeri ndaj detyres..jemi apo sjemi ne kohen e epokes dixhitale dhe fuqi energjitike e berthamore sic thote xhaxhi Saliu???Suksese rendit dhe u shtrengoni rripat dhe u ulni kapadaillekun garipave pordhace qe mbajne ne dore telefonin dhe parkojne ne vizat e bardha..Mire do te qe te ishin me shume kamera ne rruge e sa me pak polica ,shqiperia ngjan me kajron e shume viteve me pare ne qetesi qe rruget ishin plot me police ,nga tirana per ne durres numerohen 3 -4 postoblloqe kur shume mire gjithe segmenti me 8 kamera kontroolohet i teri..
Po pse futboll do lujn keta qe duhet mosh e re. Duhet eksperienc jo kalamaj.