Edhe Libia e njeh Kosovën

25 Shtator 2013, 20:00Rajoni TEMA

Libia bëhet shteti i 103-të që njeh Kosovën.

Sipas Express, kjo njohje ka ardhur disa orë pasi Kryeministri Hashim Thaçi konfirmoi edhe njohjen zyrtare nga Grenada.

Lajmin për njohjen nga Libia e ka bërë të ditur Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku.
“Dhe tani Libia! Faleminderit shumë. Dy njohje brenda ditës. Lajmi i konfirmohet Kryeministrit Thaçi në NYC,” shkruan Çitaku në Twitter./ep

9 komente në “Edhe Libia e njeh Kosovën”

  1. bashkim says:

    Zoti bereqet ju dhashte faliminderit.

    1. Florian says:

      103 shete?Po sa shte i duhen kosoves qe te futet ne OKB.

      1. IH says:

        129 (2/3 e shtetev) për të marr statusin e vëzhguesit në OKB si Vatikani, Palestina. Statusii shtetit vëzhgues i jep Kosovës të drejtë të anëtarësohet kudo Fifa, Uefa, UNESCO, UNICEF, ITU etj. Jahjaga mund të flaës para OKB-ës si gjithë presidentët e tjerë, por KS nuk mund të votojë në Asamblenë e Përgjithshme.n

        Me veton Ruso-Kineze anëtarësimi i plotë nuk mund të ndodhë, përderisa kërkesa për antarësim kalon nga Këshilli i Sigurimit.

        1. Doni ALBO says:

          IH Shume Flm per keto informacione qe nuk i kam ditur me pare ?

  2. pjeter gjini says:

    RROFTE LIBIA DHE POPULLI LIBIAN …………………

  3. ferizaji says:

    pak me vones por faleminderir libis

  4. astrit says:

    Kush me kthen pergjigje se sa shtete duhet t’a njohin Kosoven qe te behet antare e OKB?

    1. Xythi, fsh. Bistrice, Kom. Albanik, Qarku Mitrovicë says:

      @Astrit:

      Jane dy forma per te hyre ne OKB:

      – Kah Keshilli i Sigurimit, qe eshte dicka shume e veshtire. Kjo, sepse, Rusia, e sigurte, fut veto. Kina, ose fut veto, ose sic ja bene zakonisht, abstenon.

      – Kah Asembleja e Pergjithshme e OKB-se, ku duhen 2/3 e 193 anetareve = ***129-130*** vota pro.

      Tani, mund te ndodhe qe nje shtet e ka pranuar Kosoven, por jo domosdoshmerisht voton pro ne kete votim.

      Diplomacija jone duhet te loboj fort, sepse pala tjeter, s’po pushon nga aktivitetet ne drejtimin e kundert.

      Serbia argumentin e saj e nderton ne deshtimin e shtet-formimit ne Kosove ne cdo aspekt, e qe po kulmon me nje lloj doreheqjeje nga shtetesija duke negociuar me Serbine, per punet e brendshme te Kosoves.

      Negociata ku pala shqiptare po i bene koncensione marramendese Serbise, duke e kthyer tere kete ne nje proces vetekthimi te Kosoves brenda Serbise, vetem e vetem qe shefat te shpetojne nga birruca, ne te cilen gjithesesi do te perfundojne.

      Qe te kerkosh te njifesh si shtet, fillimisht duhet te tregosh qe je shtet dhe kete ta kesh seriozisht.

      1. Anonim says:

        Ekziston vetem nje forme per anetaresi ne OKB: Vendimi merret nga Asambleja e Pergjithshme, mbi rekomandimin e Keshilli i Sigurimit (Neni 4(2)).
        Keshilli i sigurimit duhet te vendosi me votat e te pakten 9 antetareve (nga 15 te tille) ku asnje nga P5 nuk duhet te vendosi kunder (abstenimi pranohet).
        Pas miratimit te rekomandimit nga Keshilli i Sigurimit, Asambleja e Pergjithshme voton me 2/3 e anetareve (neni 18(2)).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje