Grenada, një shtet i vogël në Karaibe, është bërë shteti i 102-të që njeh Kosovën.
Lajmin e bën të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Ndërkohë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, paralajmëron të tjera njohje.
“Grenada e bukur e Karaibeve njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo është njohja e 102-të. Do të ketë edhe të tjera,” thotë Selimi.
Sipas Express, Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar edhe tre njohje, që do ndodhin shumë shpejt./ep
pritet edhe libija tanjof shetin e kosoves