Po përgatitet terreni për Traktatin e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës

25 Shtator 2013, 10:55Rajoni TEMA

Prishtina zyrtare pretendon se po afrohet koha kur në Bruksel do të vihet në rendin e ditës edhe arritja e një Traktati Paqeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Koha Ditore.

Sipas saj, dialogu teknik është mbyllur, ndërsa ai politik pritet të zgjidhë edhe disa çështje të vogla.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se të dy vendet janë duke punuar në këtë drejtim.

Beogradi thotë se është herë për të biseduar për këtë çështje, por Kuçi thotë se shumë shpejt Serbia do përgënjeshtrohet në këtë drejtim.

Kuçi thotë se duhet punuar më shumë me njerëzit, në mënyrë që të mos ketë rezistencë ndaj këtij dokumenti të rëndësishëm.

“Të dy palët po përgatisin terrenin,” tha ai./ep

1 komente në “Po përgatitet terreni për Traktatin e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës”

  1. SHqiponja says:

    Ky eshte i njejti plan me ate qe u permend,per krijimin e “Jugosllavise se re”,vetem se po mundohen ta bejn sa me te vogel,per te kalu me lehte ,para popullit naive,e gjysemanalfabet.u vram ,u prem,u perdhunuam,u masakruam,u deportuam,per mirqenjen e Udheheqesve prosllave,u sakrifikuam per qjefet dhe shetitjet e tyre,popull frigacak,aq frigacak sa shoqin nuk mund te ja gjeshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje