Organizatat jo- qeveritare në Serbi kanë reaguar ndaj lajmit se ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss- Kahn është caktuar si këshilltar i qeverisë, raporton BIRN.
“Gratë në të Zeza”, një lëvizje veterane në Serbi thotë se ky është një akt imoral.
“Ne besojmë se është një akt thellësisht imoral, që përhap kulturën e dhunës mashkullore kundër grave dhe promovon pandëshkueshmërinë për krimet seksuale,” thuhet në deklaratën e kësaj organizate.
Strauss- Kahn u arrestua në Nju Jork në vitin 2011, pasi pastruesja e një hoteli e akuzoi se e kishte sulmuar seksualisht.
Akuzat ndaj tij u rrëzuan, por ai tani përballet sërish me hetimet në Francë, pasi dyshohet se qëndron pas një rrjeti prostitucioni.
OJQ-ja “Gratë në të Zeza” thotë se duke punësuar DSK si këshilltar, Serbia po dërgon një mesazh se dhuna seksuale dhe dhuna ndaj grave është e lejuar./ep
une personalisht do isha i kenaqur qe ky zoteria, cifut frances, te ishte keshilltar ekonomie i qeverrise Rama, packa se eshte ca imoral, dhe i pelqen femrat. kjo levizje e shoqatave feministe serbe eshte mjat e gabuar, dhe me mire per ne shqiptaret.
perderisa sulmohet nga asociacione serbo-ruse dhe antieuroatlantike, ky njeri eshte i pa fajshem dhe i domosdoshem ne detyren qe kryente ne FMN-ne! Lufta e ftote ka filluar perseri per kontrollin territorjal dhe dihet qarte se serbia anon nga KGB-ja ruse. poshte shovinizmi sllavo-rus!
meri mar grat serbe