Kroacia nuk do të shkojë në Eurovizion: Nuk kemi para

23 Shtator 2013, 11:08Rajoni TEMA

Kroacia ka vendosur që të tërhiqet nga edicioni i vitit tjetër të Festivalit Europian të Këngës, që njihet edhe si Eurovizioni.

Sipas BIRN, transmetuesi publik kroat, HRT, thotë se kostoja e madhe e pjesëmarrjes dhe rezultatet e dobëta së fundmi, janë arsyet kryesore të këtij vendimi.

“Për shkak se jemi një transmetues publik, e kemi gjithmonë në mendje faktin që paratë e shtetit të shpenzohen në mënyrë efektive,” thuhet në deklaratën e transmetuesit.

Kroacia mori pjesë për herë të parë në Eurovizion në vitin 1993, kurse rezultatin më të mirë e arriti në vitin 1999, kur zuri vendin e katërt.

Vitin e ardhshëm Eurovizioni organizohet në Kopenhagen.

Edhe disa vende të tjera janë tërhequr nga ky festival për shkaqe ekonomike./ep

4 komente në “Kroacia nuk do të shkojë në Eurovizion: Nuk kemi para”

  1. Flamur says:

    Ajo qe dueht te bejme edhe ne. Boll harxhuam para per te nisur ne eurovizion nje shpure me kengetare, autor teksti kompozitor e perfaqesuses te TVSH. Festivali yne nga nje show artistik ku shfaqen vlerat e muzikes sone eshte kthyer ne nje gare perzgjdhje te grupit te fatlumeve qe do shkojne 2 jave pushime me parate e tasksapaguesve. E keni vene re qe edhe kur flasin per kengen fituese thone “kenge qe do na perfaqesoje denjesisht ne Eurovizion”. Festivali yne do shpetoje nje here e mire nga keto ethet e shetitjes ne vendin organisator te festivalit te eurovizionit dhe do perqendrohet te krijimi i kengeve te denjta per emerin e festivalit tone.

  2. Teuta says:

    Eurovizioni është farsë dhe nuk ka të bëjë asgjë me muzikën dhe artin. Kur votohet në finale për këngëtarin dhe këngën, të vie turp për mendimin e nivelit intelektual të njerëzve të cilët paguhen majmë nga kanalet televizive të një shteti ose një kombi.

    Secili njeri me mendje të shëndoshë duhet ta bojkotoj këtë marrëzi dhe të mendoj diçka krejt tjetër me respekt për artistin.

  3. Luli says:

    Shpresoj qe ministrja e kultures se bashku me eksperte, te marrin nje vendim edhe per kengen tone. E perse duhen gjithe ato harxhime ne nje festival qe per hir te se vertetes, pjesemarrja eshte e dobet. Ne Eurovizion nuk marrin pjese fituesit e festivaleve nderkombetare por, kenge te dores trete. Te mendosh qe pervcse ekipit te konkurues, nga pas shkon edhe stafi Radio Televizionit Shqiptar. Harxhime kolosale. Pa problem ne fundja 1 mije lekeshin e vjeter do e japin cdo muaj. Eh packa degjuam nga kryeministri sotem se do ta beje model RTSH por, pervecse fasades se kryeministrise dhe, udhetimeve jashte shqiperise nuk po shoh gje. Natyrisht aktivitetet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave te tij, nuk mungojne ne televizionin publik TVSH qe, deri ne detaje i jep kronikat. Njesoj sic behej Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, me pas te tjeret. Edhe sot keshtu eshte TVSH, Edi Rama, Ilir Meta dhe, nga pas shpura e tyre. Aman na i kurseni daljet ne Televizion e mos na e peshtirosni me shume me gjoja Festivalin Europian. Ja shembulli me i mire, Kroacia!

  4. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooooooo Çimi jam…
    Po i duhen lek, ja jep TVSH Shqiptare e Berishes.
    Aloooooooo Çimi isha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje