Sërish tension në veri, një shpërthim i fuqishëm trondit Mitrovicën

20 Shtator 2013, 11:02Rajoni TEMA

Veriu i Kosovës është sërish në krye të lajmeve.

Pas vrasjes së një polici të EULEX, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Mitrovicën.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në Lagjen e Boshnjakëve.

Një zyrtar i policisë, Besim Hoti, tha se dyshohet për një granatë dore.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Një ditë më parë, sërish në orët e mëngjesit, dy veturave të EULEX iu bë pritë në Zveçan.

Nga sulmi me armë mbeti i vdekur një doganier lituanez dhe u plagos kolegu i tij nga Çekia./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje