Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në një shkrim të publikuar në Financial Times, shkruan se e vetmja mënyrë që njerëzit në Serbi të jetojnë normalisht është që vendi të shkojë në Europë dhe Europa të vijë në Serbi.
Daçiç shkruan se e ka pasur gjithmonë ëndërr që Serbia të jetë e pasur dhe e integruar në Europë.
Daçiç ka përmendur edhe dialogun me Kosovën.
Sipas tij, populli serb ka ëndërruar deri dje për një mbretëri hyjnore, zemra e së cilës është Kosova.
“Por ata duhet të zbresin me këmbë në tokë. Për këtë kam shkuar të bisedoj me njeriun me të cilin kam luftuar dhjetë vjet më parë,” shkruan Daçiç.
Më tej ai shton se Hashim Thaçi nuk është një dragua apokaliptik apo një gjarpër i vjetër që sulmon mbretërinë hyjnore të serbëve.
“Ai është një njeri i zakonshëm, kundërshtar, jo mitik, por politik, me të cilin mund dhe duhet të bisedohet,” shkruan Daçiç./ep
po Dacic, ke te drejte, nga Thaci nuk ju gjen asgje, sepse ai eshte dakord me politikat tuaja per kontrollin ne Kosove. juve u duhet ndonje levizje e tipit VV, e Albin Kurtit..!!
Z Thaçi jav theu mitin e juaj te rrejshem i madhe dhe i rrezikshem je o heroi yn te lumt se askushe gjer me tani nuk i shkaktoj humbje serbis me shum se ti gjarpri mbetet gjarpen aj prap kafshon kur tju sulmohet teritori
Po cfare m…t hyjnije keni ju more sllave ardhacak, ju jeni magjupet e fundit te ballkanit.
Mbeshtes katerciperisht Dacicin per kulturen qe tregon ne lidhje me mostolerancen!
Ivica (Dačić) është nga Prizreni. Ai është rritur në mesin e shqiptarëve. Ivica flet më mirë shqip se “Tači” si partner i tij i bisedimeve për të ardhmen e shqiptarëve të Kosovës (dhe Metohisë).
Ah sa mirë do të ishte, po ta kuptonte dhe dëgjonte Ivica zërin e shqiptarëve intelektualë për marrëveshje, në vend të këtij udhëheqësi i cili na kërcënohet neve çdo ditë me emrin e tij të bishës.
Ah sa thelle ka depertuar UDB-ja ne mesin e shqiptareve!
Po, por arsimi i ka fajet:
– arsimi në Kosovë, që nga ai fillor, deri tek ai universitar, është politizuar dhe kontrollohet nga pushteti dhe është vënë në shërbim të pushtetit;
– arsimi në Kosovë ka nevojë për dinjitet dhe jo të përdoret si trampolinë për të fituar pushtetin.
– Kosova nuk ka shënuar asnjë përparim ekonomik me udhëheqësit e luftës dhe të pasluftës, por ka një krizë të thellë sociale në dhe një papunësi të madhe
– brezi i ri duket i pashpresë dhe dëshiron të ikën nga aty
– veprimet e qeverisë së Republikës së Kosovës janë një lojë për të përfituar nga populli i paralizuar dhe i bllokuar në mes të Evropës