Policia maqedonase ka arrestuar 17 persona në një aksion të quajtur “Spiuni”.
Të arrestuarit akuzohen për spiunazh, bashkim kriminal, për kërcënime dhe mashtrime.
Në mesin e tyre ka të punësuar në agjencinë për kundërzbulim, në Parlament, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera shtetërore.
Autoritetet e rendit thanë se të ndaluarit bashkëpunonin me shërbime të huaja të sigurimit, jepnin të dhëna dhe sekrete shtetërore, por edhe vepronin me anë të kërcënimeve dhe mashtrimeve.
Sipas shtypit maqedonas, ndër të arrestuarit është shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, ish-drejtori i Agjencisë për pengimin e larjes së parave, i cili tash është zyrtar i një partie opozitare maqedonase, një gjeneral dhe një regjisor.
Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase e cilësoi aksionin si një “terror të radhës nga policia partiake e VMRO-së”, ndërkohë që sipas opozitës, “regjimi i Nikolla Gruevskit nuk mund të durojë njerëz të cilët me anë të fakteve dëshmojnë për kriminalitetin e klanit familjar të kryeministrit”./ep
Opinioni im eshte se ky Gruevski eshte me keq se berisha jone.Ky perte mbajte pushtetin perdor makinacione nga me te ndryshmet qe ke spiunat e tanishem konfliktet etnike qe jane nje veper e paster e tij deri te zgjedhjet e parakohshme,ceshtja e emrit qe besojnuk eshte kryesore greqia porGruevski qe e perdor per te mbajte pushtetin.nacionalizmi i sajuar me monumente e bllokime kufijsh.Ai duhet te kaloj shum koh ne opozite megjith partin e vet bashke me Ali ahmetin.KY eshte mendimi im nga shqipnia dikush ndoshta mer mundimin dhe na kthjellon me shum duke na shkruajtur.