Rama falenderon Kosovën: Mbetem i juaji me besë

14 Shtator 2013, 17:24Rajoni TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar vizitën e tij në Kosovë si një ditë të paharrueshme.

Edi Rama në rrjetin e tij “Facebook” ka postuar foto të takimit të tij me personalitetet politike të Kosovës, duke i falënderuar për mikpritjen si dhe duke premtuar se së bashku me qeverinë e Kosovës do të realizohen gjëra të mira.

“Ditë e paharrueshme në Kosovë. Faleminderit mikpritësve për mjedisin familjar që na krijuan dhe jam i bindur që do të bëjmë gjëra të mira. Mbetem i juaji me besë”, shkruan Rama në “Facebook”./Zëri/

12 komente në “Rama falenderon Kosovën: Mbetem i juaji me besë”

  1. Pedesta says:

    Rama lere Kosoven merru me pastrimin e Shqiperise nga plehrat qe e cuan popullin ne vetevrasje.
    Me mire te futen ne burg maskarrenjte se te vetevritet populli.
    Cdo qindarke e vjedhur ne administrate ti kthehet popullit nga hajdutet dhe kjo eshte drejtesia qe pret populli

    1. Doni ALBO says:

      Kjo fjalia e fundit ka dmth. te medha nese i hyjme detajisht sepse kur thote mbetem i juaji me BESE dmth. e din qe historikisht shqiptaret e Kosoves kur ta dhejne fjalen e mbajne me shume se cdo kush ne bote ?

  2. bashkim says:

    Unë besoj se për një deri në dy vite shqiptaret e kosovës do e kuptojn që edi rama është një kryeminister që cdo shqiptar do te ndihet krenar për punën e tij mbarekombetare une kam shpresë te madhe tek edi rama.

  3. Alb says:

    Edi rama kam bindjen se ne nje te ardhme te afert do te jete Lider i Ballkanit. Eshte figure pajtuese e bashkuese. Jo hakmarres, di ta bluaje mire ne heshtje tradhetine qe i bene “miku” nuk flet kurre per persona, por per çeshtje dhe ate qe s’beri dot Wilson kam deshire dhe shprese se do ta realizoje nje Ballkanas me mendje amerikane Edi Rama.

    PAQE MIDIS BALLKANASVE

  4. Bujari says:

    Jo i joni ski shans me kan po po edhe spo na vyn kurgju ksi dreqash si ti ka boll ne kosov hypi shipnis

    1. Prishtinasi says:

      Te lutem Bujar meso te shkruash shqip dhe meso qe flitet ne veten e pare njejes! Une jam nga Kosova dhe e vleresoj shume zgjedhjen qe beri populli shqiptar ne Shqiperi. Nese Edi Rama do ta vendos rendin, eliminon hakmarrjen, plehrat, ndertimet pa leje, e lufton korrupsionin dhe i ben shqiptaret ta ndjejne krenarine e te pasurit shtet, ai ka bere teper shume per te gjithe shqiptaret! Per ti arritur keto, atij i duhet edhe ndihma e shqiptarve patriote e te qyteteruar! Zoti e ndihmoft ne rrugen e tij te veshtire! Detyre jo vetem qytetare, per tiu bindur ligjit dhe per te instalue nje kultur demokratike te ballafaqimit te ideve dhe debatit politik, ka padyshim edhe PD ja si forca me e madhe opozitare. Te ndahet nga e kaluara dhe ta jap kontributin e saj me nje sjellje konstruktive e te kulturuar.

      1. Arber says:

        Nese ti je kosovar une I bie te jem kinez

    2. Bashkimi says:

      Bujar, emrin e bukur e paske por qenke lahper!

  5. Bashkimi says:

    Flm Kryeministër, besoj që fjalimi Juaj në Kuvendin e Kosovës do të kapet nga historia, ndër më të mirët që kemi dëgjuar deri sot! Përpara Kryeministër, ju lumtë!!!!!

  6. kushtrimi says:

    z.KRYEMINISTER TI I YNI POR EDHE NE ME TY DO JEMI.
    SUKSESE QEVERISE SE RE. TE PERPAROJE SHQIPERIA SE EDHE KOSOVA SDO KETE RRUGE TJETER.
    PERSHENDETJE NGA KOSOVA.

  7. bayerni says:

    ore i i gjor do te jesh ni koh Shum te shkurt si kryeminister e dim te gjith se si te ben kryeminister grupi lushtaku me vjedhje votash ne shqiperi ishalla i gezon por jo gjat.

  8. Bujari says:

    Un edhe po te mundohem nuk mundem me u be lahper si ti bashkim dhe shumica e komentusve ne tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje