Kurti: Kjo qeveri po sundon, gjendja është si në kohën e Serbisë

14 Shtator 2013, 17:21Rajoni TEMA

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sulmuar ashpër qeverinë e Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Ai madje e krahasoi gjendjen aktuale në Kosovë me periudhën kur sundonte Serbia.

Kurti tha se qeveria e Kosovës nuk është legjitime,l pasi ka dalë nga vota të vjedhura.

“Qeveria e Kosovës po sundon dhe nuk di të qeverisë. Ajo nuk ka as ideal, as moral, as plan dhe as strategji,” tha Kurti.

Kurti tha se në Kosovë nuk mund të gjesh punë nëse nuk e ke mbiemrin Thaçi, Veseli apo Grabovci./ep

5 komente në “Kurti: Kjo qeveri po sundon, gjendja është si në kohën e Serbisë”

  1. nacionalisti says:

    mir e ki albin je njeri ma i drejte dha ma mir prej qithe politikanve ne kosove respect

  2. Hesapi says:

    Nuk e kuptoj si te lene te lire te flasesh kur ndodh dhe eshte ky sundim,shume e habiteshme.

  3. albert says:

    As ti nuk je me i mire se Thaci, Veseli apo Grabovci!

  4. Merita says:

    Amerika dhe Brukseli duan pikerisht Thaçin, z. Kurti, se firmat e atij po i sherbejne Beogradit shume me teper se tankset e Millosheviqit. Per te pasur liri veprimi Thaçi ne dobi te Serbise sot, u vrane shume intelektuale atdhetare Kosovare nga SHIK-u i PDK me bekimin e tjeterkujt, prandaj Thaçi e ka terrenin te lire per te vepruar siç ka firmosur dikur… Intelektualet atdhetare i mungojne sot Kosoves (si edhe Shqiperise) dhe Thaçi & Co e hedhin vallen sipas misionit qe kane marre persiper nen patronazhin e Nderkombetareve. Situata nuk mund te permiresohet thjesht me leksione…

  5. Gjakovari says:

    Edhe më keq se në kohën e Serbisë. Atëherë mendonim se kur të vijë dita t’a shporrim serbin nga Kosova do të jemi njerëzit më të lumtur në botë. Por ja se sot nuk ka serb por dhe ajo lumturi paska qenë iluzion. Sot shqiptarët e Kosovës (shumica)janë më të dëshpruar se kurrë. Papunësia marramendëse, korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, droga, prositucioni… janë të këqiat që po e shkatërrojnë shtetin e Kosovës. Ndërsa kemi rrugë të reja, ndërtesa të reja, shkolla të reja. Kemi Kolegje në çdo qytet nga tre e më shumë. Ndërtimi i rrugëve, ndërtesave, shkollave janë në duar të klaneve mafioze të cilët i gllabërojnë tenderët. Mos të flasim për privatizime sepse kur e kupton çmimin shitës – blerës të ndonjë objekti të bën të çmendesh. Kjo është arësyeja e ankesës së Albinit, arësye që duhet të tjetërsohet sa më shpejtë, në mos tjetër për interesat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në numër shumë të madh në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje