Besniku “kopjon” Sali Berishën

14 Shtator 2013, 10:27Rajoni TEMA

I njohur në opinion si analist dhe njohës i qeverisjes lokale, si dhe një politikan i papërfolur për ndonjë aferë korruptive, i rikandiduari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për komunën e Prishtinës, Besnik Tahiri është “karremi” i AAK-së për votën e qytetarëve të Prishtinës.

I vetëdijshëm për humbjen e tij në 2009-n, kur për herë të parë si kandidat i AAK-së për Prishtinë u paraqit në zgjedhje dhe mori vetëm 5 për qind të votave, Besnik Tahiri nuk dorëzohet duke kërkuar votën e qytetarëve për herë të dytë, në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Prishtina do të ketë një infrastrukturë që garanton ujë të mjaftueshëm, parkingje, trafik të sistemuar, ngrohje, pastërti dhe administratë efikase. Një Prishtinë me më shumë gjelbërim, ndriçim, dhe mbi të gjitha atmosferë të volitshme biznesore si garant i zhvillimit ekonomik dhe punësimit”.

Ndonëse nuk deklaron ndonjë model të tij me emër në politikë, ai po ndjek moton e ish kryeministrit Sali Berisha:

“Ne jemi ndryshimi, përpara”, me të cilën Berisha hapi fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare këtë vit.

Ndërkohë që në fund të gushtit, Tahiri ka realizuar dhe një vizitë tek homologu i tij, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Tahiri është themelues dhe aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, udhëheq Departamentin për Qeverisje Lokale në AAK dhe është këshilltar i lartë i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj si dhe ishte këshilltari më i ri në kabinetin e tre kryeministrave të kaluar./ZERI

6 komente në “Besniku “kopjon” Sali Berishën”

  1. Kosovari says:

    Do te peson edhe me keq se Sali Berisha

    1. edi says:

      Do ta haje si Tritan Shehu ne Lushnje.

    2. feniks says:

      Me RRAMUSH HAJREDININ do merrni NOC RROKUN!!!Me shembullin e serbit Sali Berisha dha SPIUNIT TE KOSOVAREVE Lulzim Basha,do shkoni per LESH!!!

  2. drinni nga kosova says:

    Do te peson perhere ky ishe rojtar ne Osbe , dhe ky I ashtuquajtur analist , Ani kend e ka kryetar, ate analfabetin ramush kriminelin

  3. leo24 says:

    me kete sllogan e ka te sigurte humbjen, njesoj si edhe SALIU.

  4. bashkim says:

    Ky është një sozi e berishes që nuk duhet te jete lajm këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje