Me vizitën e kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon tradita e bashkëpunimit vëllazëror dhe fqinjësor midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dy vende të pavarura.
Një traditë e ngjashme ekziston edhe te dy vende fqinje matanë Atlantikut, mes SHBA dhe Kanadasë.
Vizita e parë që bëhet jashtë Amerikës nga një president amerikan është në Kanada.
Këtë traditë e kanë respektuar të gjithë presidentët në tre dekadat e fundit, përveç George W. Bush (i riu) i cili ‘prishi’ rregullin dhe vizitoi fqinjin jugor, Meksikën.
Presidenti Barack Obama, një muaj pas marrjes së mandatit të parë, vizitoi Kanadanë, duke nënvizuar me këtë gjest rëndësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, raporton RTK.
Gjatë dekadave të historisë dhe fqinjësisë, presidentë të ndryshëm do t’i referohen Kanadasë dhe kanadezëve jo si qytetarët të një vendi të huaj, por thjesht si kanadezë. Ngjashëm edhe kanadezët do t’i quajnë amerikanët, vetëm si amerikanë e jo të huaj. Për shkak të kësaj afërsie në të gjitha fushat, kanadezët dhe amerikanët, që kanë një prejardhje të përbashkët, pavarësisht kufijve që i ndajnë, nuk do ta konsiderojnë njëri-tjetrin si një vend i huaj.
Si dy vende krenare dhe të pavarura, Kosova dhe Shqipëria kanë gjëra që i dallojnë, por kanë shumë më tepër gjëra që kanë të përbashkëta: lashtësinë, historinë, gjuhën, zakonet, traditën, kulturën, të tashmen dhe të ardhmen. Vizita e parë në Kosovë e Edi Ramës si kryeministër e kultivon dhe forcon këtë nismë që duhet të bëhet traditë./Koha Ditore
Bravo Koha ditore, Urime Edi!
Si te gjitha gjerat deri tani ne rruge te mbare. Mos humb kohe me “qente qe lehin”, fyerjet qe te behen, besoj qe atje lart ku e ke koken, nuk te arrijne. Kemi humbur shume kohe per te bere shtet. Dhe kjo na ka kostuar mjaft. Nuk na mungon asgje, kemi rinine, shpirtin e sakrifices, deshiren per te lene diçka te mire per ata qe vijne.
—kujdes KOHA DITORE—je shpejt ne ate qe duhet te harrijme , akoma nuk eshte pjekur ky mentalitet ne popull , do te keshe shume reagime . Le ti provojme qeverit ne bashkepunimin e tyre
Nje krahasim te tille vetem gazetare me dy klase shkolle fillore mund te bejne. Duke u nisur nga kjo llogjike kaq e dobet e ketij te vetequajtur gazetar, do te thonim qe ky krahasim mund te shkonte edhe me shtetet e tjera fqinje qe rrethojne territorin e Shqiperise. Sa per ate krahasim qe jemi si Amerika dhe Kanadaja edhe nga ana e prejardhjes, ky eshte nje krahasim idiotesh. Amerika dhe Kanadaja nuk jane shtete me prejardhje te te njejtit kombesi si e jona, por jane shtete te formuara nga emigrimi i njerezve nga e gjithe rruzulli tokesor.
Do te ishte me mire qe te tille gazetare injorante te benin ndonje pune tjeter se per pune gazetarije nuk jane.
kosova shqiprija si turqija greqija por une kam vetem nje deshir tembyllet kufini me shqipri teshofim se si jetojn ata qelbsira pa kosovar
bashkepunimi midis vedit eshte me i rendesishem se midis fqinjve jo besnike qofshin keta greke a serbe.
Fakti qe disa deputete shqiptare te Kosoves braktisin Kuvendit me urdher te Salepit te Mallkuar i larguar me vote nga 1 milion shqiptare flet shume per mendjelehtesine e ketyre te marreve.
Ne fund te fundit KM Ed Ramen nuk e zgjodhen ata por shqiptaret – dhe shqiptaret asnjehere nuk kane nderhyjre ne ceshtjet politike te Kosoves e as te Maqedonise.
Deputetet kokboshe Kosoves duhet te kuptojne nje gje – Pa te gjithe shqiptaret ata jane te humbur.
Kosova e Shqipnija jan nji shtet ,nji shpirte e nji trup ,kush mendon e vepron ndryshe eshte i marre dhe i pa ditur e tradhtere kshtu ka qene dhe kshtu do te jete ,ne realitet Shqipnija eshte nji kurse krahint si psh Qamerija ,kosova ,Maqedonija ,Presheva ,Sangjaku etj jan dhe do te mbeten pjese perberse e Shqipnise nene .