Maqedonia ka vendosur që të heqë taksat për produktet dhe qytetarët e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e zëvendëskryeministrit kosovar, Hajredin Kuçi, që është angazhuar për arritjen e një marrëveshje me Shkupin.
Një këshilltar i Kuçit tha se është rënë dakord që gjendja të kthehet në pikën e mëparshme, siç ka qenë përpara se të merreshin vendimet për bllokimin e mallrave dhe njerëzve./ep