Menduh Thaçi: Lufta s’ka përfunduar!

16 Shtator 2013, 11:57Rajoni TEMA

Për liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka përfunduar, por, siç thotë ai, është vetëm në një “time-out”.

“Ajo luftë vazhdon dhe kjo është më e rrezikshme, pasi vazhdon nën tokë (underground), ku dy palët kanë zënë pozicionet e veta”, shprehet Thaçi.

Ai paralajmëron se Maqedonia do të shkatërrohet shumë shpejt nëse nuk i qaset seriozisht vendimmarrjes ndërmjet dy popujve, pasi shqiptarët ende nuk janë vendimmarrës në institucionet shtetërore.

Kundërshtarin e tij politik, Ali Ahmetin, e quan mercenar, i cili, sipas tij, funksionon në emër të interesave maqedonase.

Kreu i PDSH-së në Maqedoni, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka potencialin që të jetë gardian i shqiptarëve në rajon dhe tregon arsyet e vërteta të prishjes së raporteve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai flet me simpati për aktivitetet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, edhe pse pranon se nuk ka miqësi personale me Albin Kurtin./ZERI

2 komente në “Menduh Thaçi: Lufta s’ka përfunduar!”

  1. Zeçir says:

    Eh, plehurina na folka për luftë me maqedonasit! E, kur u bë Lufta, ishte me maqedonasit në koalicion, kundër UCK-së dhe Ali Ahmetit! Nuk i kemi harruar bëmat e tij mafioze kundër interesave të shqiptarëve!

    1. TARASI says:

      A ky asht Birisha i Maqedonis?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje