Në mesnatë hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Maqedonisë për heqjen e ndalimit për importin e miellit nga vendet fqinje, përfshirë edhe Kosovën.
Por Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë as të shtunën nuk ka larguar kamionët, të cilët bllokojnë akset rrugore për automjetet në pikën kufitare në Bllacë, me arsyetimin se përderisa qeveria maqedonase e ka marrë një vendim, të njëjtën gjë nuk e ka bërë dhe pala kosovare.
Përfaqësuesja e “MakTrans”, Biljana Muratovska, thotë se nuk u beson deklarimeve me gojë. Për zhbllokimin e rrugës, ajo dëshiron të shohë dokumente të nënshkruara.
Nga ana tjetër, autoritetet e qeverisë së Maqedonisë kanë sqaruar se vendimi për heqjen e ndalesës së eksportit të miellit hyn në fuqi mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha, është shprehur optimist se pas vendimit të marrë nga Shkupi zyrtar, edhe qeveria e Kosovës do të përgjigjet me heqjen e embargos.
“Është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën fqinje. Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës duhet të sjellë vendimin, me të cilin do të shfuqizojë embargon për prodhimet e Maqedonisë, të cilat hyjnë në Kosovë dhe më pas, me automatizëm, apo paralelisht hyn në fuqi edhe vendimi i qeverisë së Maqedonisë, shfuqizohet masa e taksës rrugore për shtetasit e Kosovës”, deklaron Hoxha.
Ndërsa analistët politikë vlerësojnë se “përzierja” e politikës në betejën tregtare Maqedoni- Kosovë do të mund të reflektohet edhe raportet ndëretnike.
Politikologia maqedonase, Sonja Stojadinoviç, vlerëson se është për të ardhur keq që çështje të caktuara ekonomike politizohen për të përfituar pikë politike udhëheqësit politikë, edhe pse, siç shprehet ajo, kjo lojë nuk mund të jetë aq e rrezikshme ngaqë Maqedonia e ka kaluar “sëmundjen e fëmijëve” që në konfliktin e 2001-shit.
Edhe Edmond Ademi, analist politik, konsideron se në momentin që qeveria maqedonase vendosi taksa për shtetasit e Kosovës, demaskoi “betejën tregtare”, e cila kishte prapavijë politike./REL
kur te ben kakerdhi nje shtet pa emer
fyrom ,ish republika jugosllave e maqedonise
jugosllavia nuk egziston ,mbeti fyromi
Perse moj Biljana Muti’vska duhet ti besojne deklaratave Maqedonse dhe nga ana tjeter kerkon dokumenta zyrtare nga pala tjeter ?!?! Ishit ju qe filluat pengesat te paret, ju beni dokumentat zyrtare te paret..