Lista “Ibrahim Rugova”, sërish në koalicion me Hashim Thaçin

16 Shtator 2013, 12:00Rajoni TEMA

Drejtuesit e Listës “Ibrahim Rugova” duket se e kanë ndarë mendjen që në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të mbështesin partinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe jo Lidhjen Demokratike të Isa Mustafës.

Edhe pse njëri nga themeluesit e kësaj liste, zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, ka deklaruar ditë më parë në mënyrë të hapur që do të përkrahë LDK-në e Mustafës për t’i fituar zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar në hierarkinë partiake.

Njëri nga zyrtarët e Listës “Ibrahim Rugova” i ka deklaruar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti se do të mbështesin kandidatët e PDK-së, pikërisht për shkak të koalicionit qeverisës që ka kjo listë në nivelin qendror me partinë e Thaçit.

Edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili është njëri nga themeluesit e Listës “Ibrahim Rugova”, nuk ka mohuar e as pohuar mbështetjen për kandidatët e PDK-së.

“Përkrahja që do ta japë lista do të varet shumë nga kandidati, por ne jemi në koalicion me PDK dhe këtë s’mund ta harrojmë”, ka thënë ai, duke shtuar se roli i Listës së tij do të jetë më i rëndësishëm në ato komuna ku do të shkohet në balotazh. /Zëri/

3 komente në “Lista “Ibrahim Rugova”, sërish në koalicion me Hashim Thaçin”

  1. Pinjolli says:

    Gjithmone ndodhe keshtu, kur Baba i Mire le pas vetes, nje Djale te Keq!Nje djale qe per nje stol, behet bashke me te gjithe injoruesit e Babes!

  2. fatmiri says:

    Po pse rron Bujar Bukoshi? Po, po sa keq per Kosoven. I vodhi gjithe shqiptaret kosovare neper bote duke mbledhur gjoja para per qeverine fantazme te tij e Rugoves dhe tani qenka dhe zevendeskryeminister. Mafia kudo ne krye.

    1. ruzhdi says:

      Kosovaret e kan hummb BESIMIN te Politikanet kah moti LDK si PDK ashtu edhe AAK te gjith hajdut kon me votue kemi ra ne hall pa u ndal kjo hajdukni nuk behet mir per Popullin e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje