Samaras ngre zërin: Agimi i Artë nuk do minojë demokracinë

19 Shtator 2013, 18:16Rajoni TEMA

Kryeministri grek, Antonis Samaras më në fund ka ngritur zërin ndaj Agimit të Artë pas javësh spekulime se ai mund të bashkëpunojë me këtë forcë politike.

Reagimi i Samaras ka ardhur pas shpërthimit të protestave në vend, që u provokuan nga vrasja e një aktivisti anti- nazist nga një mbështetës i Agimit të Artë.

“Qeveria është e vendosur që të mos lejojë pasardhësit e nazistëve që të helmojnë jetën tonë sociale,” tha Samaras.

Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e Pavlos Fisas, 34 vjeç, i vrarë të mërkurën pranë Athinës.

Korrespondenti i BBC thotë se zemërimi në Greqi është shumë i madh.

Partia e ekstremit të djathtë është akuzuar për një seri sulmesh ndaj emigrantëve.

Zëvendëskryeministri i Greqisë thotë se ata duhet të trajtohen si organizatë kriminale.

Fisas ishte një këngëtar i muzikës rap, i njohur për qëndrimet e tij anti-raciste.

“Derra, fashistë, vrasës,” bërtisnin njerëzit gjatë ceremonisë së varrimit të këngëtarit që njihej me emrin e artit Killah P.

Ai u varros me një arkivol të bardhë.

I akuzuari për vrasjen e tij do të dalë përpara prokurorëve të shtunën.

Agimi i Artë, partia e tretë më popullore në Greqi, dënoi vrasjen dhe tha se nuk është e implikuar.

Ata shtuan se ata që po tentojnë t’i paraqesin si vrasës, kanë synim që të fitojnë vota.

Kreu i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, tha se Agimi i Artë e ka dhunën si prioritet.

Kathimerini raporton se Samaras ka pranuar që të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të thyer lëvizjen./ep

2 komente në “Samaras ngre zërin: Agimi i Artë nuk do minojë demokracinë”

  1. SHQIPTARI I KOSOVES-KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    “Agimi i Zi”,eshte fatkeqesi per demokratet greke,emigrantet dhe shqiptaret ne pergjithsi qe jane kunder racizmit-shovenizmit ne Gadishullin Ilirik.Ardhja e ketyre racisteve ne Shqiperi per vizita dhe manifestime,paraqet nje akt antishqiptar dhe antishteteror andaj,organet e shtetit duhet t’ua ndalojne hyrjen ne Shqiperi ndersa,kolaboracionistet e tyre ne Shqiperi,duhet vezhguar,zbuluar dhe denuar sipas ligjeve te Shqiperise.

  2. Iliri says:

    Ore une nje gje nuk kuptoj, keta greket qe nga kryeministri deklarojne qe Agimi i pjerdhur qenka pasardhes te nazisteve. mos jane gje Came keta se ne 45 akuzuan camet per bashkpuntore te nazisteve. tani na dalkan keta qe po rrahin e vrasin shqiptaret? ka dicka qe nuk shkon ketu. thjesht logjika aritmetike 2+2 tregon qe ata te cilet gjysherit e tyre vrane e masakruan nje popullsi te tere dhe e akuzuan dhe femijen ne bark te nenes per nazist tani dalin hapur si nazistet e rinj ne rajon dhe vazhdojne te akuzojne shqiptaret per ato qe bene vete. a ka shtet ky vendi yne te mbledhe dy fakte dhe ti dorezoje ne Hage kundra ketij shteti te felliqur ne ballkan qe vazhdon me praktika mesjetare. cfare plani ka qeveria jone ne kete pike se vetem nje rresht lexova ne programin e botuar qe do punoje per ceshtjen came ne base te te drejtes nderkombetare ???? mbase jam i trashe une po kjo do te thote tja leme botes te na marri vendimet pa ngritur zerin dhe pa potere se mos na shpeton shurra. ne ne shqiperi duhet te ngrihemi ne protesta deri sa nje qeveri e vendit tone te beje program konkret dhe te filloje ta zbatoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje