“Sapo kam folur në telefon me Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani,” bëri të ditur Presidenti amerikan, Barack Obama.
Do ishte krejt normale nëse nuk do ishte një telefonatë mes Iranit dhe SHBA, çka e bën këtë një telefonatë historike.
Kjo është e para bisedë telefonike e një niveli të tillë në 30 vite.
Por a e ka seriozisht Presidenti i ri i Iranit?
BBC bën me dije se ai është pritur nga protestues radikalë pas rikthimit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Rouhani foli për CNN dhe njohu vuajtjet e hebrenjve gjatë Holokaustit. Një bisedë krejt ndryshe nga paraardhësi i tij.
Rreth 200-300 njerëz ishin mbledhur për ta përshëndetur atë jashtë aeroportit.
Kurse rreth 60 të tjerë këndonin: “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.
Rouhani u ngrit dhe përshëndeti me dorë turmën.
Presidenti i Iranit thotë se ishte Shtëpia e Bardhë që inicioi këtë telefonatë.
“Dje, ndërsa bëheshim gati për në aeroport, Shtëpia e Bardhë telefonoi dhe shprehu dëshirën për të organizuar një telefonatë mes Presidentit amerikan dhe meje,” tha Rouhani.
“Më pas telefonata u bë tek celulari i ambasadorit tonë. Biseda u fokusua kryesisht tek çështjet bërthamore,” vijoi Rouhani.
Obama foli më herët për një mundësi unike për të bërë progres me lidershipin e ri të Iranit.
Rouhani tha se vendi i tij kërkon që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt për çështjen bërthamore.
Ai shtoi se vendi i tij nuk ka ndërmend që të prodhojë një bombë bërthamore.
Telefonata zgjati 15 minuta dhe Presidenti i Iranit thotë se ishte një bisedë që u zhvillua në një ambient krejt të ndryshëm nga e shkuara.
“Have a good day, Mr. President,” e mbylli në anglisht bisedën Rouhani.
Dhe Obama u përshëndet me të në gjuhën farsi./ep
Shpresojm qe me ne fund gjuha e forces te zevendesohet me ate te arsyes duke arritur nje marrveshje politike,do te ishte nje fitore per mbare njerzimin.Perfitimi do te jete me shume ne anen e amerikane ne kete koh krize,duke menduar kapitalet astronomike qe zotron Irani.
Bravo, gjejeni gjuhën. Bota nuk do luftëra…
Allahi i shkaterofte shijat!
neti,
Ti duhet te dish se, ne USA ka me shume se 1.200 xhami. Obama per islamin thote :
” Nuk ka asnje dyshim se : Islami eshte pjese perberese e USA. Sipas meje ne USA eshte sanksjonuar e verteta se ne te gjithe, pamvaresisht nga ngjyra e lekures, fese dhe moshes, kemi deshira te perbashketa- te jetojme ne paqe dhe siguri, te shkollohemi, te punojme me dinjitet dhe te duam familjet tona dhe zotin. Keto jane gjera qe i duan ti kene te gjithe. Kjo eshte shpresa e te gjithe njerezve.
Nuk ka rendesi se cfare mendojme neve per te kaluaren, ne nuk duhet te behemi te burgosurit e saj. Problemet tona duhet te zgjidhen me bashkepunim dhe perparimi duhet ndare per te gjithe.
Ne nuk do te kerkojme falje per stilin tone te jeteses dhe nuk do te reduktojme mbrojtjen tone. Ne jemi nje komb i kristjaneve dhe myslimaneve, çifuteve dhe hindus dhe ateisteve.
Me eshte rritur bindja se nje pertnershaft midis USA dhe islamit duhet te bazohet ne ate qe islami eshte dhe jo ne ate qe ai nuk eshte. Nje pjese e detyres sime eshte qe te jem kunder paragjykimeve negative kunder islamit, kudo qe ato do te cfaqen dhe te njejtin prinzip duhet te kene myslimanet per USA. ”
“Neti”, mos harro se i jati i ketij njeriu te madh ka qene mysliman dhe ka mbaruar Harwardin. Ky njeri i madh po ju shtrin doren,i konsideron iranianet si te barabarte me amerikanet, do paqe, do bisedim, do nje njohje me te mire midis shteteve te Iranit dhe Amerikes. Ky njeri nuk e do urrejtjen dhe luften ky njeri do biesedimin dhe dashurine midis feve dhe popujve ky njeri eshte dhe do mbetet visionar i madh. Ky njeri mendon se, ne kete glob ka vend per te gjthe per te jetuar ne paqe dhe leversi reciproke.
Pershendetje
Telefonate “zemrash”. @ Zigur Qarri. Amin, le te shpresojme se vertete se te dyja palet kerkojne paqe dhe te mos jete thjeshte nje “qetesi “perpara furtunes.
Perkujdesja-e SHBA-s ne mardhenijet e saj me nderkombetaret,eshte ne nje linje paralele pa dallim feje dhe ideje,me tere kombet e -Botes–Eshte absurde dhe e papranushem qe politika,me nje interval kohe shum te gjate te jete e mvarur nga nje [ide]..Qe per mua nuk jane
[hyjnore]..Pranohet,se [idete] jane te formuluara nga mendjet e njerezve shum te mencur,dhe te ditur..Por mos te harrojm,dhe koloritin e djajve; Ku me -elokuencat-e tyre te djallzuara-sheshojne dhe malet-jo me psikologjite e popujve…
–30-vjet u bene qe Irani e mbeshtolli veten,me misterin e nje
filozofije,ende te panjohur per njerzimin..Nje nga popujt,qe dominonte ne qytetrimet e lashtesise,dhe kerkues ne maksimum,per tu angazhuar dhe me boten e re…Presidenti I sotem I Iranit Z Hassan Rouhan-duhet te jete I bindur;Se Presidenti I SHBA-s Zoti Obama,eshte I angazhuar
per nje stabilitet,dhe nje mirkuptim universal,dhe me barazi te pa kontestueshme,ndermjet ter popujve te botes…SHBA-ja dhe presidenti
-Barack Obama-kane punuar dhe po punojn me nje perkusntim, shum te madh-per nje lidhje te fuqishme paqesore ndermjet popujve te botes…