Deri më tani palët në Gjermani janë barazim...

20 Shtator 2013, 18:56Bota TEMA

Dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, mazhoranca dhe opozita janë me pikë të barabarta.

Se kush do festojë në orën 18:00 të ditës së diel, ende nuk dihet.

Sipas Spiegel, sondazhet më të fundit flasin për një barazim me nga 45 përqind secila palë.

Unioni CDU/CSU është në nivelin e 40 përqind, plus liberalët e FDP me 5 përqind.

Socialdemokratët e SPD kanë 26 përqind, Të Gjelbrit shkojnë në 10 përqind dhe Të Majtët në 9 përqind.

Koalicioni mes SPD dhe Të Majtëve nuk vihet në diskutim, thonë socialdemokratët.

Alternativa për Gjermaninë, një parti euro- kritike, merr 4 përqind, ndërkohë që Partia e Piratëve kap vetëm 2 përqind.

Këto ditë qarkullojnë shumë anketa dhe kjo ka bërë që kryetari i Bundestag-ut, Norbert Lammert të lëshojë një mesazh, që të mos ketë kaq shumë sondazhe.

Ai tha se ekziston rreziku që kaq shumë sondazhe të konfuzojnë votuesit.

Sipas BBC, disa analistë shohin mundësinë e krijimit të një qeverie të drejtuar nga Angela Merkel, ku përfshihen edhe socialdemokratët e SPD.

Një koalicion i madh është provuar edhe më parë kur lideri i SPD, Peer Steinbrueck ishte Ministër i Financave në qeverinë e Merkel.

Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për shkak të rolit dominues të Gjermanisë në eurozonë.

Gjermania ka popullsinë më të madhe në BE dhe GDP-në më të lartë, çka e bën këtë shtet vendimtar për të luftuar krizën e borxheve në eurozonë./ep

1 komente në “Deri më tani palët në Gjermani janë barazim…”

  1. bracja says:

    pasqyra jone,gjermania.Shikohu aty,merr shpirtin e tyre qe thone gjermania mbi te gjitha.Dhe je ne rruge te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje