Han Lei
Sa herë është shokuar opinioni publik në Shqipëri nga krime monstruoze, nga njerëz që vrasin për një gërvishtje makine apo më pak?
Kina e ka zgjidhjen për të tilla krime që shokojnë opinionin publik.
I dënon me ekzekutim.
Kështu, një person është dënuar me vdekje pasi vrau një vajzë vetëm dy vjeç, pas një sherri me mamanë e saj në lidhje me një vend parkimi.
Sipas BBC, Han Lei, 39 vjeç, e kapi vogëlushen dyvjeçare dhe e hodhi nga karroca e saj përtokë.
Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë. Vogëlushja vdiq nga plagët.
Lei tha se vrasja ishte e paqëllimshme, pasi ai ishte i dehur dhe kishte menduar se karroca e bebes ishte një karrocë supermarketi.
Por çështja në fjalë provokoi shumë zemërim në Kinë.
Forumet online u mbushën me reagime të forta.
Njerëzit ishin të shokuar me faktin se si një debat për vendin e parkimit mund të kishte një fund kaq tragjik.
Një tjetër person që e largoi Lei nga vendi i ngjarjes u dënua me 5 vjet burg.
Ndërkohë një lajm interesant mbërrin edhe nga Britania e Madhe.
Tani kushdo që pështyn në publik mund të procedohet për shkak të hedhjes së paligjshme të mbeturinave.
Një këshill vendor ka fituar një çështje shumë të rëndësishme në gjykatë.
Këshilli u kishte vendosur gjobë nga 80 sterlina dy burrave, që u kapën duke pështyrë.
Burrat iu drejtuan gjykatës, e cila jo vetëm që la në fuqi dënimin e mëparshëm, por e dyfishoi gjobën në 160 sterlina për secilin, plus kostot e gjykimit.
Tani ky vendim hap rrugën për këshillat e tjerë vendorë që të procedojnë personat që pështyjnë në rrugë./ep
Neve shqiptareve na vrau saliu me lulin dhe na hiqen dhe njerez normale dhe politikane demokrate.burg o EDI RAMA burg per sali qenin qe te shkojne punet mire ne kete vend.
Ne shqiperi shumica akoma shurros neper cepa pallatesh dhe peme, ju thoni peshtyma
DO ZOTI KA ARDHUR DITA EDHE PER SHQIPERINE.
paska popull me te zgjuar se raca jone nuk e dija ,mire thone kur ske tru sa te rrosh do te mesosh thote nje fjale e urte e shoqerise sone te madherishme
Ku ka vend ne burgjet e Shqiperise per te futur ata qe peshtyjne ne toke? Le pastaj per ata qe hedhin plehra.
Mbaj mend kur kam qene e vogel, ne trotuar me pllaka qe ndryshonin ngjyre, shkruhej: Mos peshtyni ne toke. Flitet per para 35 vjetesh. Mos ndoshta ka ardhe koha prap per shkrime te tilla???
Shume gje e neverithshme eshte kur shikon nga te gjitha anet njerez qe, pa pike problemi, vetem peshtyjne ne toke dhe shfryjne hundet ku te munden. Papasterti e madhe, bashkuar edhe me mospastrimin prej kohesh nga bashkia. Taksat e pastrimit si gjithmone paguhen. Po,per cfare behen ato pagesa?????
A do vije nje dite kur rruget tona te lahen me uje me presion, te pastrohen njehere mire nga te ngarkuarit per kete pune, qe tekonsiderohen se po te bejne detyren????
Keni shume te drejte, por e peshtyra ne toke mbi te gjitha vjen nga edukata personale e secilit.
Dhe edukaten, e kemi harruar. Gjeja me e mbrapshte qe kuptuan shqiptaret ne demokraci eshte qe rregullat duhet te thyhen dhe mund te bejne cfare te duan.
me nder, dhe me sa duket … mbas pak kohesh do te na gjobisin edhe pse kemi pjerdhuur
kushedi sa gjoba do te kishte marre PD e Berishes, po te ishte ky ligj ne shqiperine tone.