Mund të jetë sensacioni më i madh i shkencës.
Sipas të përditshmes Bild, shkencëtarët britanikë kanë arritur për herë të parë të gjejnë gjurmë jetë në hapësirë.
Çfarë ka ndodhur?
Një skuadër shkencëtarësh nga Universiteti i Shefildit me në krye profesor Milton Wainwright, ka nisur një balonë speciale për në stratosferë.
Aty ata kanë marrë kampionë të ndryshëm për studim.
Mes tyre, edhe disa organizma që jetojnë, por që nuk dihet se nga e kanë prejardhjen.
Nuk janë as mikrobe, por ngjajnë më shumë me një lloj alge.
A janë vërtet këto dëshmia e jetës në hapësirë?
Organizata Hapësinore Europiane nuk është e bindur.
Sipas tyre, këto grimca mund të jenë nga Toka.
“Ndoshta një stuhi e madhe i ka ngritur ato aq lart,” thonë ata.
Por profesori britanik nuk është i bindur.
“Vetëm një shpërthim gjigand vullkani mund ta bëjë një gjë të tillë pasi grimcat janë gjetur në lartësinë 27 kilometra nga Toka. Por këto dekadat e fundit nuk ka pasur shpërthim të tillë vullkani”.
Ka pasur një teori që qarkullon sërish se jeta në Tokë erdhi përmes kometave. Ato sollën këto grimcat e vogla, prej nga nisi gjithçka./ep
Cfare jane 27 kilometra ,kur dhe i kuq ,,,ose pluhur i kuq vjen nepermjet ererave normale nga Arabia ne Greqi e kudo pothuajse ne Ballkan !
po esht ne horizontal dhe brenda atmosferes se tokes dhe jo nga posht lart qe esht shum e veshtir me gravitetin e tokes o detar
Shoku behet fjale per lart, jo per larg. Ne fakt qe te mos ngaterroheshin njerezit mund te thuhej 27.000 metra lartesi se kur thua kilometra te vete mendja padashur tek distanca horizontalisht edhe pse si njesi matese nuk eshte gabim.
O [email protected] !
27 km lartesi,nuk eshte njesoj me 27 km distance nga pika A ne piken B.
Vertet vijne te tilla nga Arabia per ne Ballkan,por nuk fluturojne ne lartesi te tilla. Shfleto pak literature,jo per detin,por per astronomine!
Detar, korigjohu. Nuk behet fjale per levizje mbi siperfaqen e tokes ku ererat levizin papushim. Behet fjale per nje lartesi 27 km ku nuk ka me ajer, por vetem grimca kozmike. Nuk ka stuhi po nuk pati ajer or mik. Dhe ajer ka deri ne 12 km.
DETAR,ti mbaj fort anijen tende ne det.Ketu ne stratosfere e mbaj une ASTRONAUTI.
27 km nga Toka ne ajer, d.m.th nga Troposfera ne Stratosfere. e jo nga Tirana ne Durres ?
keta britaniket, bejne zhurem kot, sepse keta asnjehere nuk kane zbuluar ndonjeherendonje gje.