Tom Hanks: "Nuk më pëlqen dhuna në filma"

1 Tetor 2013, 10:20Lifestyle TEMA

Aktori Tom Hanks nuk pëlqen shfaqjen e dhunës nëpër filma ndërsa ka kritikuar krijuesit filmik duke thënë se ata e kanë kthyer dhunën në një gjë shumë të zakonshme.

Ylli i filmit “Saving Private Ryan” nuk është i interesuar per ato skena filmash qe po e kthejnë dhunën në një gjë “glamuroze”.

“Kemi hyrë në një periudhë ku dhuna është bërë një lloj i glamurit. Mund të vrasësh. Të shkatërrosh ndërtesa dhe gjëra të tjera”, ka thënë ai për revistën “Event”.

“E kuptoj këtë në një farë mase, por unë kur isha i ri dëshiroja të shikoja filmat që disi reflektonin botën time ose botën që unë e kuptoja apo edhe filmat që tregonin se sa të komplikuar jemi ne”, është shprehur Hanks. P.K

 

1 komente në “Tom Hanks: “Nuk më pëlqen dhuna në filma””

  1. 96-ta says:

    very good actor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje