Të paktën 94 persona vdiqën, ndërkohë që 200 të tjerë janë të humbur, pasi një anije e mbushur me klandestinë afrikanë mori flakë dhe u mbyt pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali.
Pasi panë flakën, të tmerruar, njerëzit shkuan të gjithë në një anë të anijes dhe ajo u mbyt.
Anija 20 metra e gjatë ishte rreth 1 kilometër larg bregut.
Për shkak të numrit të madh të të humburve, tragjedia mund të rezultojë një nga më të rëndat në historinë e klandestinëve afrikanë që kërkojnë të arrijnë në Europë.
Mes viktimave janë edhe të paktën tre fëmijë dhe dy gra shtatzëna.
Tragjedia vjen pak ditë pasi 13 emigrantë u mbytën në brigjet e Sicilisë.
Presidenti italian, Napolitano, tha se duhet ndërmarrë veprime të shpejta për të ndaluar këtë masakër njerëzore./ep
Vetem 1 km nga bregu …o Zot !
Gabimet e Superfuqive AMERIKE DHE BASHKIMI EUROPIAN; qe ja shkaterruan edhe ate pak shtet qe kishin ketyre mjeraneve , njelloj sic ndodhi ne Shqiperi dhe ne gjithe bllokun socialist !
@ ARUSHA bamirese
Plotesisht dakort me ty. Fuqite e medha po lozin shah me fatet e ketyre njerezve. Fqinja jone Itali eshte tejmbushur me emigrante afrikane dhe arabe. Ne Europe po dynden myslymanet “paqesore” dhe prandaj ndoshta prandaj po i mbyllin syte para kesaj tragjedie.Nga ana humane eshte sh e dhimshme, sepse jane njerez qe rrezikojne jeten per nje jete me te mire.
Ehh te gjorit udhètoin 4-5 dite per te gjetur mirqenje ,gjejne vdekjen qè
si’magjinohet dhe nuk i’a uron as edhe kafshes,ku po shkon kjo Botè e turpshme ku vdesin fèmijtè ne mes te detit dhe askush nuk i ndihmon.
Zoti i prefte ne paqe.
Arusha per mendimin tim e ke gabim ….po kur i ndodhi Shqiperis te kujtohet kanali i otrantos faji i kujt ishte i Amerikes ?? Nje zot e di te verteten edhe per kta te gjore, si u permbyska nje anie me tre qind e ca veta vetem nje milje larg bregut !!! Nejse ti mbase ke te drejt se esht faji i Amerikes qe u mundua te bente ty Arusha qytetar e njeri duke te futur ne nato apo duke te dhen te drejt te levizesh ne europe si gjith te tjeret …… Un mendoj se per kta njerz hallexhinj e ka fajin vetem qeveria qe ata i drejton duke i shfrytezuar ne maksimum edhe pa u dhen as nje gje mbrapa por vetem per familjet e tyre , per pak na ndodhi dhe ne kjo gje sikur mos te ishte per AMERIKEN nejse cdo njeri ka gjykimin e vet thjesh e shikoj gjithmon qe ju shqiptaret qe jetoni neper europe ju duket vetja sikur dini cdo gje reth amerikes ……nderi lahet me nder mor te uruar
ANALIZE : Kjo eshte Sirija Nr. 2 !!!
Keto ngjarje vijne si pasoje e politikave kriminale qe shtetet Europiane ndjekin duke mbeshtete dikktatore. Italia mbeshtet zyrtarisht diktatorin e Eritrese, Mediat ne Itali e pershkruajne si hero Bashar Al Asad !!!
Akoma eshte ne pushtet Berluska mbeshtetesi i Gedafit, Ben Ali, Mubarak …
Ne Itali eshte ne fuqi ligji Bosi – Fini !!! Ligje me karakter thellesisht racist !!!