Vatikani deklaron: Dy Papë do shpallen shenjtorë vitin tjetër

30 Shtator 2013, 11:36Bota TEMA

Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII do të shpallen shenjtorë më 27 prill të vitit që vjen, raporton BBC.

Lajmin e bëri të ditur Papa Françesku.

Ky i fundit pati deklaruar në korrik se dy paraardhësit e tij do të shenjtërohen pasi është njohur edhe mrekullia e dytë që i atribuohet Papa Gjon Palit.

Polaku Gjon Pali, i pari Papë italian në më shumë se 400 vite, e drejtoi Kishën Katolike nga viti 1978 deri në vitin 2005.

Papa Gjoni ishte drejtues i Kishës Katolike nga viti 1958- 1963, duke thirrur Këshillin e Dytë të Vatikanit që ka transformuar Kishën.

Korrespondentët thonë se vendimi për shenjtërimin e të dyve në një ditë, duket se ka për qëllim unifikimin e katolikëve.

Papa Gjon Pali II është i preferuari i katolikëve konservatorë, kurse Gjoni XXII është i admiruar gjerësisht nga krahu progresiv i Kishës.

Gjon Pali ishte miqësor me median dhe pëlqente të udhëtonte. Ishte kritik i ashpër i komunizmit, por edhe atyre që i quante teprime të kapitalizmit.

Gjoni do të mbahet mend si personi që zëvendësoi latinishten me gjuhët vendase në meshat e kishës. Ai po ashtu krijoi lidhje më të ngrohta mes Kishës Katolike dhe besimit hebre.

Ai ka shumë pasues në Itali, ku njihet edhe si Papa i Mirë (Il Papa Buono)./ep

5 komente në “Vatikani deklaron: Dy Papë do shpallen shenjtorë vitin tjetër”

  1. ertertanticccceeen says:

    “Polaku Gjon Pali, i pari Papë italian në më shumë se 400”
    duhet të jetë:
    Polaku Gjon Pali, i pari Papë JO italian në më shumë se 400

  2. tropojani says:

    Dy shenjtore me shume, dy shenjtore me pak, bota po ajo do te jete: gjithandej varferi! Ajo qe ka shprehur futbollisti gjenial argjentinas teksa vizitonte Vatikanin, do te mbetet proverbiale: Perse lutesh, Pape?! Shit floriirn e tavanit dhe ndihmo te varferit!

  3. robin says:

    po xhaxhin enver kur mund ta shpallin shenjtor?

  4. tonin says:

    Ju ftoj te degjoni kengen e Mungo Jerry,Santo Antonio,Santo Francesco,tralalalalala…..

  5. leon says:

    ORE A DO TA VENI SALIUN ANTIKRISHT ,,SE KA SHEMB KISHA E XHAMIJA PER IDEAL…KY LUGAT KA PER TE DALE VEJENI PO DESHET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje