Një javë pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, dy partitë më të madha, CDU dhe SPD kanë vendosur që të takohen për të biseduar për mundësitë e një koalicioni të madh.
E përditshmja Bild shkruan se gjërat po bëhen serioze. Të premten do jetë takimi i parë.
Mes dy partive ka pasur një përplasje në lidhje me taksat. Socialdemokratët kërkojnë rritjen e taksës mbi të ardhurat, por CDU është shprehur në mënyrë kategorike kundër.
Këshilli drejtues i SPD vendoi të premten në mbrëmje që të hapë rrugën për negociatat. Por në fund do jenë 470 mijë anëtarët e partisë që do të vendosin.
Për të hyrë në qeveri, SPD kërkon gjashtë poste ministrore, raportojnë disa media.
Thomas Oppermann përflitet si kandidati për Ministrinë e Financave. Nënkryetarja e SPD, Manuela Schwesig kërkon postin e Ministres së Familjes dhe shefi i partisë, Sigmar Gabriel kërkon postin e zëvendëskancelarit dhe Ministrit të Punës.
Partia e Angela Merkel doli më e fortë nga zgjedhjet parlamentare, por humbi partnerin e koalicionit, FDP-në, që nuk arritën pragun prej 5 përqind.
Kërkimi për një partner qeverisës ka qenë shumë i vështirë, ndërkohë që Presidenti ka bërë thirrje që vendi të mos qëndrojë gjatë në këtë situatë pasigurie./ep
Edhe ne Shqiperi po shkohet gradualisht drejt Koalicionit “te Madh”.
Edhe ne Shqiperi per momentin po ndodhe ndarja M-D e Posteve Administrative.
Edhe ne Shqiperi pas 4 vjetesh ka shume mundesi te ndodhe Koalicioni “i Madh” Qeveritar.
NE SHQIPERI SI GJITHMONE NE TE VARFERIT,
DO TE JEMI PRAPA LISTES SE KOALICIONIT “TE MADH”.
Koalicioni i Madh ka ndodhur ne GREQINE ME KRIZE.
Koalicioni i Madh po ndodh ne GJERMANINE PA KRIZE.
Po gjatë viteve të “demokracisë” në SHQIPERI,
Çfarë ka ndodhur dhe Çfarë po ndodhë ??
Unë gjykoj se në Shqipëri kanë ndodhur vetëm debate formale për marrje dhe ndarje Pushteti.
Unë gjykoj se në Shqipëri ka ndodhur dhe po ndodh gradualisht në prapaskenë Koalicioni i Madh i Mafjes Politike.
RILINDJA SHQIPTARE AKTUALE ESHTE FORMA DHE NGJYRA.
RILINDJA SHQIPTARE AKTUALE ESHTE SHARLATANIZEM POLITIK.