SHUTDOWN/ Qeveria amerikane mbyllet për herë të parë pas 17 vitesh

1 Tetor 2013, 11:04Bota TEMA

Qeveria e Shteteve të Bashkuar ka filluar zbatimin e mbylljes së pjesshme, pasi dy dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord mbi një projektligj të shpenzimeve qeveritare deri në afatin e 1 tetorit.

Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi tre herë një projektligj për shpenzimet qeveritare, pjesë e të cilit ishte shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore.

Në të tre rastet, Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky ngërç politik mes dy dhomave të Kongresit do të thotë se qeveria amerikane do të fillojë menjëherë mbylljen e të gjitha shërbimeve në përjashtim të shërbimeve thelbësore.

Pavarësisht nga përpjekjet e ligjvënësve deri në orët e vona, ata nuk arritën të tejkalonin ngërçin partiak mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore.

1 tetori është data e fillimit të një elementi të rëndësishëm të këtij ligji.

Presidenti Obama do të flasë mbi pjesët e ligjit të sigurimeve shëndetësore, të cilat do të hyjnë në fuqi sot pavarësisht nga mbyllja e qeverisë.

Shumë amerikanë, të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore, do të jenë në gjendje të regjistrohen për të përfituar nga subvencionet qeveritare të nënvizuara në ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Dje, presidenti Obama tha se mbyllja e qeverisë është një papërgjegjësi e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë./VOA

7 komente në “SHUTDOWN/ Qeveria amerikane mbyllet për herë të parë pas 17 vitesh”

  1. henri says:

    Dihet se per shkak te mentalitetit amereikan per shtetin dhe sidomos politikes liberale te republikaneve faktori socjal ne Amerike le shume per te deshiruar ne krahasim me faktorin socjal ne Europen perdnedimore. Gjithashtu kapitalizimi amerikan eshte nje kapitalizem i mirefillte dhe nuk aplikon shume faktorin socjal.

    Keto ishin dhe aresyet qe sistemi shendetesor ne Amerike ishte nje TURP I MADH. Kur ishte president Klintoni, e shoqja Hilari u perpoq shume qe te riformonte sistemin shendetesor amerikan. Kete gje e arriti Obama.

    Dihet se Ruzvelti ne vitin 1932 per pensionistet sistemi shendetesor ishte i garantuar.

    Tani Obama futi detyrimin per sigurimin shendetesor per te gjithe qe detyron arkat e te semureve qe te sigurojne cdo qytetar.

    Grindja gjyqesore ne lidhje me sigurimin e te semureve bazohet mbi te gjitha ne se qeveria lejohet te fusi nje sigurim te detyrueshem. Ky detyrim i kalonte kompetencat e qeverise, qe ajo ka per rregullimin e tregetetise midis shteteve te bashkimit. Ne fakt detyrimi i sigurimit eshte ne fakt nje takse, dhe m.q.s. qeveria ben taksimin, atehere ky ligj ( i sigurimit te semureve ) perputhet me kushtetuten.

    Cdo qytetar eshte i detyruar,deri ne nje nivel minimal, te sigurohet nga semundjet. Si ai e ben kete, e ka ne dore vetem ai; ne se rroga e tij nuk arrin, atehere ai merr nje ndihme nga qeveria.

    Amerika paguan sot per shendetesine 18% te PBB, Gjermania 11,3% me tendence rritje. Ne se nuk do behet ndonje ndryshim atehere ne vitin 2019 Amerika do paguaje 20% te PBB per shendetesine.
    Obama eshte gati te jape me pak leke se me perpara dhe te uli shpenzimet e shtetit per arken e te semureve. Keto jane lulet. Nga ana tjeter ai kerkon nga republikanet qe ata te lejojne rritjen e hyrjeve ne arken e shtetit. Mbi te gjitha ai do qe ata qe fitojne me shume se 250000 dollaere ne vit te taksohen me shume. Ky eshte skalpeli.

    Kuptohet se, Obama do te ngeli ne historine e Amerikes si presidenti qe futi Reformen e re me se te drejte dhe humane, shendetesore.

    Pershendetje

  2. Netopet says:

    Ca t thote vllai jot ,nuk t nimoj dot.

    1. maqo says:

      Hahah ke te drejte Netopet nuk i ndihmojme dot.

  3. luani londer says:

    Ja kjo eshte amerika me kapitalizmin e saje ,i pasuri nuk te jep nje gure per te care koken se mendon per te nesermen ,,,,,per te te shfrytezuar e fituar ne kurize te varferise,shkoni ne amerike se ju duan fort.

    1. Wendy-B says:

      U pa puna [email protected] luani londer.
      O bo keq ne Amerike, do kthehemi ne Shqipri.
      @ plaku henri
      Dihej pazari qe do ta pengonin , nuk eshte shtet social, po shteti i 99-shit.

  4. enea says:

    Falimentimi i nje shteti, i nje imperialisti te keq.
    Te jemi te qarte, qeveria rihapet pas disa ditesh, por demi qe keta i shkaktojne vendit eshte i pallogariteshem ne nje kohe kur kriza eshte akoma prezente.
    Amerika eshte vendi me i mire ne bote vetem ne boten e fjaleve boshe. Realiteti eshte shume shume me i hidhur se kaq.

  5. cowboys says:

    Hey luani London, here in the USA at least those poor you talking about don’t leave temporary like you guys do in England, go kiss the old ladies ass so she can pay your bills for this month.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje