Nishani kundër mazhorancës për nëpunësin civil: S’duhet ndërhyrë pa konsensus

5 Tetor 2013, 08:53Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, duke folur në studion e emisionit “Fakt” në UTV, sërish doli kundër mazhorancës, këtë herë në lidhje me shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil.

“Përsa i takon ligjit për nëpunësin civil, unë kam bindjen e plotë që çdo ndërhyrje e njëanshme në një akt të arritur me konsensus, jo në kontekstin e shifrave dhe numrave, por të frymës së aktit në tërësi dhe të veprimit politik në veçanti, për më tepër kur akti konkret, akti ligjor ka qenë i përcaktuar si një detyrim i sjelljes konsensuale të palëve politike, për mua është e dëmshme dhe nuk duhet të ndodhë. Pa dyshim, te pjesa më e veçantë, për ta mbyllur pyetjen e zotit Zheji, administrata duhet të jetë tërësisht e mbrojtur. Nëse do të më lejoni, unë edhe përfitoj nga rasti i një eksperience personale si një ish-ministër i Brendshëm që kishte dhe pjesën e Departamentit të Administratës Publike,” tha Nishani.

Presidenti ishte edhe kundër deklarimeve të Ramës për situatën ekonomike në vend.

“Unë nuk besoj që ekonomia shqiptare është në buzë të greminës. Po të merret edhe një element tjetër, i cili sot në ekonominë botërore, por dhe në ambientet e specializuara të ekonomisë, konsiderohet si një çështje e një treguesi të rëndësishëm, që është borxhi (debiti) që ka një shtet. Po të shikosh strukturën e borxhit që ka shteti shqiptar, është një strukturë që nuk është malinje për sa kohë, në tërësi, pjesa më e madhe e borxhit është në monedhën vendase, është brenda vendit, janë të gjitha gjasat që kjo të adoptohet përmes një politike të kujdesshme menaxhuese. Por, ajo që unë bashkohem me Kryeministrin dhe që do ta mbështesja fort dhe që besoj që do të kërkonte mbështetjen e tërë institucioneve ka të bëjë me një angazhim të madh në raport me mbledhjen e të ardhurave,” tha Nishani.

Por Presidenti bëri sikur ishte edhe kundër opozitës, kur tha se bojkoti nuk duhet të kthehet në platformë politike.

 “Do ta përfshij në një përgjigje. Unë do të dëshiroja që ato të ishin tërësisht dhe të mbeteshin akte të momentit, dhe jo një platformë politike e opozitës, pasi besoj në mënyrë të pandryshuar që aseti i madh që ka demokracia dhe opinioni në tërësi, që është opozita, do t’i japë një rol shumë të madh vendit në çështjet e debatit politik në Parlament dhe në tërësi në pjesën e komunikimit ndërinstitucional”./ep

23 komente në “Nishani kundër mazhorancës për nëpunësin civil: S’duhet ndërhyrë pa konsensus”

  1. albi says:

    ky eshte palle, haron qe edhe aty ne presidence ka pozicione me status nepunesi civil dhe smund te ndrohen sa here ndryshoje presidentet..

    1. edmond says:

      ckonsesnsus thua ti more palaco log po ti si u zgjodhe me konsensus or shpifesire e ndyre yesman i serbo-malazezit sali ..

  2. Teta says:

    Me vjen per te qeshur me thenien e ketij palo burri kur thote: ata qe kane ikur nuk kane asnje konflikt gjyqesor me presidencen,po kujt ja thua more, po nga presidenca varet i gjithe gjyqesori ,keshtu qe nuk kane asnje shanc per zgjidhje gjyqesore.Sa mire qe e ke pranuar qe ke nderruar gati 100% stafin, atehere perse k\ministri nuk mund ta beje nje gje te tille, pasi ka programin dhe politikat e tij per te zbatuar.Si gjithmone Shqiperia me dy standarte per cdo problem.

  3. endri says:

    Natyrisht! nuk ka si punon me paraardhesit, eshte specie e vecante!

  4. pelo says:

    President pa autoritet.

  5. karlzajsjena says:

    qeka kthy raxh kapuri?UNE DOTE ISHA I MENDIMIT QE RAXHI DHE BABAI I TIJE SALI-LLAPA,TI COJNE NE ALASKA.ATY MUNDET QE SEMUNDJET E TYRE PSIKOFIZIKE MUND TE PERPAROJNE ME NGADALE PER SHKAK TE TEMPERATURAVE TE ULETA.KESHTU SHPETON POPULLI SHQIPTAR NGA DY MERHUME,DHE ATA VETE JETOJNE NDONJE DITE ME SHUME!!!!!

  6. luani londer says:

    Presidenti yne hypi ne fronin me te larte si pasoje e politikes se partise se vet e te mos thote se dorheqja nuk ka per te ndodhur kure por e dini pse sepse eshte ne ate fron per te mbrojtur hajdutet e e padronit te tije salihin e kompani se ishte salihi ai qe ka mbushur drejtsine me militant qe dhjesin qak akoma nga salihi,por po te ishte ne radhe te pare njeri i paster ai duhet te kishte dhene vete doreheqjen per ti dhene qeverise e popullit nje president SHUMICE larg politikave,presidendi mos sot neser do iki por do hiki me turp se do e perzene duhet pak kohe e do vije<<<>>,shendet ne radhe te pare soti president i salihit.

  7. Ustai says:

    Me sa uket po me mbushet menja se ky nuk eshte presient i te gjithe shqiptareve,por ngelet ish noter i Berishes.

  8. sienar says:

    Akoma se kupton kush je: NJE LOLO I BERISHES.
    Ti nuk je simbol i bashkimit kombetar
    Ti nuk bashkon dot duart e tua dhe jo me duart e miliona shqiptareve.
    Ti je faktor ndares.
    Larg nga Presidenca
    Shqiptaret nuk te duan
    Ata nuk duan nje dordolec qe i bien letrat nga dora ne Eupope e ne Amerike
    SHKO NE SHTEPI INVALID SE SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE PER TY

    Edhe pozita aktualisht a se kupton te mban per meshire
    se je sakat asgje me shume e as me pak
    Boll me Berishizmin vendi i berishjaneve vetem burgu qe shqiperia te marre fryme e lehtesuar

  9. SHEME SHAPKA2 says:

    Do te ishte ne nderin e tij,qe te jepte doreheqjen,por si palle qe eshte nuk e jep.Nuk e jep se nuk e le Sala ,sepse e do qe te kete nje gozhde ku te vare xhaketen…

  10. Shaqo Bregu says:

    nuk presim ndonje gje nga ty o sakat mustaqe dhjere

  11. RISING STAR says:

    VETEM NE SHQIPERI NJERIU KATAPULTOHET NGA KAPTERR NE PRESIDENT.KESHTU QE POPULLI NGEL PA PERFAQSUES TE DENJE.

  12. niko says:

    Ne minimumin e respektit ndaj vetes tuaj si Bujar ose edhe te dinjitetit si President qe duhet te perfaqesoje unitetin dhe pavaresine mbi palet politike;zoti Bujar jepni doreheqien;ashtu sic bene Prefektet e Qarqeve qe kishte emeruar S.Berisha!Ju zoti Bujar nuk mund te jeni President i shqiptareve;Ju ka emeruar ne menyren me te turpshme pas pese seancave ne Kuvendin e shqiptareve pa perfillur asnje nga kandidaturat e tjera sepse nuk kishte te tilla!!Dhe pa u konsultuar me asnje Deputet te majte apo te djathte dhe jo me me perfaqesuesit e inteligjences shqiptare qe nuk mungon sigurisht!

  13. Bekimi says:

    Edhe unË jam kundër deklaratave të Ramës se ekonomia shqiptare ndodhet buzë greminës. Duhet të kesh ekonomi në radhë të parë që të ketë kuptim deklarata e Edit. Po ne s’kemi diçka të tillë….

  14. egersira says:

    “Përsa i takon ligjit për nëpunësin civil, unë kam bindjen e plotë që çdo ndërhyrje e njëanshme në një akt të arritur me konsensus, jo në kontekstin e shifrave dhe numrave, por të frymës së aktit në tërësi dhe të veprimit politik në veçanti, për më tepër kur akti konkret, akti ligjor ka qenë i përcaktuar si një detyrim i sjelljes konsensuale të palëve politike, për mua është e dëmshme dhe nuk duhet të ndodhë.”
    A MUND T’A PERKTHENIM KETE DEKLARATE TE PRESIDENTIT PER MENYREN SI U BE ZGJEDHJA E PO KETIJ PRESIDENTI?

  15. Ajdin Kuksi says:

    Ky njeri idjot mesa me kujtohet mua i hoqi edhe pastruset qe kishte Bamir Topi,APO JO/?

  16. boll says:

    Presidenti nuk eshte per tu share eshte per te ardhut KEQ shikojeni ne ca gjendje eshte shkurt I dhjefsha mustaqet servil ka qene dhe kur ishte ne shkolle te bashkuar komandant toge

  17. Tiransi says:

    Duhet te ndryshoj kushtetuta dhe te kalohet ne zgjedhjen e presidentit nga populli,le te konkuroj dhe Bujar Nishani po te doje . Vetem ai President ka te drejte te flasi ne emer te unitetit te popullit dhe si perfaqesues i tij.Deri me sot ne kemi pasur vetem president kukulla te partive,perjashto Presidentin Moisiu i cili arriti te evidentohet si perfaqsuesi i popullit.

  18. astrit says:

    I nxjerre edhe ky ndonjehere mustaqet per te treguar gjasme se jam edhe une.

  19. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    AKOMA MERR RROGEN SI PRESIDENT KY KAPTERR BUJARI ,,,,

  20. qytetar says:

    Presidenti duhet te propozohet nga partite politike dhe duhet te zgjidhet nga vota e popullit atehere duhet te merren parasysh mendimet e tij! Ky qe eshte tani zere se eshte zedhenesi i PD-se se ajo e zgjodhi pra ky eshte opozitar per momentin!

  21. Pino kanina says:

    Nje president Republike qe eshte me i padenje se nje palaco cirku, guxon dhe flet per nenpunesit e administrates, ku kete institucion qe ia dhuroi Berisha e ka mbushur me pleq, persona me aftesi te kufizuara dhe ndihmesa speciale si kategoria e Ndricim Kullajt, qe edhe ish miniera e Valiasit, nuk do ti pranonte ne kohe normale nese nuk do te kishin ndonje vitamine “M” apo ndonje sherbim tjeter kunder shokeve ne vatren e kultures…

  22. Leo says:

    lexjeni mirë çfar thot presidenti ynë i ndritur:”Unë nuk besoj që ekonomia shqiptare është në buzë të greminës”po ku jeton ti more gaforre po shqiptarët nuk kanë buk për për të mbjtur shpirtin gjall, që është gjëja më elementare,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje