Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë në Gjermani, Ernst Burgbacher, është shprehur për gazetën “TemA” se zgjedhjet në Shqipëri dëshmuan se vendi ynë ka një demokraci të pjekur.
Ai u shpreh se gjatë qëndrimit katërditor në Shqipëri është takuar me një sërë funksionarësh të qeverisë dhe opozitës, duke bërë kështu me dijeni interesin e investitorëve gjermanë për Shqipërinë.
“Shqipëria sapo ka hedhur pas ndërrimin e qeverisë, një proces që në Evropë ka gjetur mbështetje, vëmendje dhe kujdes të veçantë, pasi Shqipëria me anë të këtyre zgjedhjeve dëshmoi se është demokraci e pjekur. Unë erdha pikërisht këto ditë në Shqipëri për të treguar se për ne nuk ka rëndësi qeveria, dhe bashkëpunimi Gjermani-Shqipëri do të vijojë si më parë”.
Z.Burgbacher nënvizoi se është e rëndësishme që Shqipëria të plotësojë kushtet bazë, sigurinë ligjore dhe luftën kundër korrupsionit për aktivizimin e investimeve të ndryshme.
“Sigurisht shumë vende, ndër to edhe Shqipëria, dëshirojnë investitorë të mëdhenj gjermanë dhe gjatë bisedave të mia theksova rëndësinë që kanë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani dhe në mbarë botën dhe shpresoj shumë që sipërmarrje të tilla të angazhohen edhe në Shqipëri,” u shpreh ai.
Ai vuri theksin në një bashkëpunim të ngushtë me vendet fqinje pasi “tregu shqiptar është i vogël dhe normalisht investitorët e huaj duan një treg të madh dhe forcimi i marrëdhënieve me vendet fqinje do të ishte mjaft i rëndësishëm”.
I pyetur se si është pritur deklarata e kryeministrit Rama se arka e shtetit është bosh, Burgbacher përgjigjet: “Ne patëm një bisedë mjaft interesante me vetë kryeministrin dhe kemi folur rreth projekteve të dy vendeve. Unë kam shprehur mendimin gjatë bashkëbisedimit se me ndihmën e investimit gjerman, situata në Shqipëri do të vijë duke u përmirësuar. Kryeministri Rama na siguroi se në një afat sa më të shkurtër do të mund të zgjidhen edhe problemet respektive. Duke ndjekur rrugën e të qënurit partnerë të mirë, besoj se do arrijmë rezultatet e dëshiruara. Vlen të theksoj se vetëm gjatë vitit 2010 Gjermania ka investuar 191 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-qershor 2011, shifra e investuar ka qenë rreth 192 milionë euro”.
Z.Burgbacher pohoi se ka pasur probleme me investimet gjermane në Shqipëri, por u shpreh se ka gatishmëri për zgjidhjen e tyre.
Ai nënvizoi se në një anketë të zhvilluar me investitorët gjermanë për sa i përket klimës së biznesit në Shqipëri, shumica prej tyre është përgjigjur ‘Po’ për të ri-investuar në vendin tonë./A.XH
Shqiperia nuk ka nevoje per investitore te huaj, investitoret e huaj kerkjne tregje te reja. Shqiperia po zhvillohet dhe pse eshte shume mbrapa vendeve perendimore. Por faktin i te qenit mbrapa ka dhe avantazhet e veta, pasi Shqiperia do te vazhdoje te kete akoma shume pune per te arritur nivelet e Evropes, pra e thene ndryshe, nese mire menaxhohet do te krijoje vende pune per rinine e saj, ne nje kohe qe ne Evrope papunesia po shnderrohet ne nje plage te rendre.
Investitoret e huaj te vetmin qellim kane te shumfishojne parane qe kane dhe kjo nuk eshte shokuese, por te tille Shqiperise nuk i duhen.
Investitoret e huaj te vetmin qellim kane te shumfishojne parane…..
Argita_B
Qellimi parsor i investitoreve dihet kush esht,perfitimi maksimal,per bamirsi nuk investon kush,apo jo?-por problemi esht qe te perfitojm edhe ne.Filtrimi i investitoreve,sa serioze jan vertete,kete duhet te beje shteti.Marrveshjet pastaj varen nga aftesia menaxhimit.
Gjerat jan te thjeshta,tregu i madh,por jo Ballkanik qe nuk besoj kurre qe te funksjonoi,por treg te madh me boten shqiptare.Bashkimi me Kosoven (te pakten edhe ne nje shtet federal)esht me i domosdoshem se kurre.
@Argita_B:
Ja ke fut si kot me kot plako.
Na tregon qellimin e te huajve,.. tregun shqiptar bashke me kosoven.. e gjona koti.
Ja kjo eshte e keqja jone “edhe dhi e zgjebosur, dhe bishtin perpjete”..
Nejse nuk po zgjatem me se sja vlen…
Shkurt te them o shoku trap; i bie shume meire te fitoje gjermani te ne, se fazllic a kudigjo une ca ishin ata zhulcat qe sillte salihu. Ku ta gjejme te vinin ca gjermane..po ishalla i prishet menja..
Aman ore lidhunu me gjermane, me suedes, norvegjes. Shyqyr qe vine vete. Se e humben nje here rastin me Strausin, mos te bejme me te njejtin gabim. Gjermani eshte fuqi boterore dhe cdo gje e merr me rrenje, jo siperfaqsore. Ti leme dokrat se jemi vital dhe intiligjent, se jemi bijte e Kastriotit, se ai ta beri te qarte jeni pak per tu bere treg. Me nje fjale nuk ta var njeri, mblidh mendjen. Jo si Saliu qe u thote une bej lufte ballkanike se jam ne pese shtete. Psikopat i semure. E kuptoni kete.
Ore te vine sa me shume njerez qe te na sjellin ne vete, se kemi te gjith temperature.
-Shqiperia ka nevoje edhe per nje fjale te mire dhe jo vetem..,pasi ketu eshte krijuar “vrima e ozonit” ne menyre te pashprese gjate 23-viteve dhe ata qe mendojne se dikush do vije veresie ,gabohen.
-Ndihma do jete,…por placka e gjahut do ndahet sipas regullave te lojes qe s’i veme ne.Firot do te jene ligjore dhe jo si deri sot qe ne c’do zyre perllogariteshin %%-interesi per makutet.{mbase gaboj},por uroj re ecim pa pengesa abstrakte..
o zoti gjerman, jam shume dakord me ty, sepse kush eshte lidhur me gjermanet, ia ka hedhur lumit ekonomikisht. por a ka mundesi ti marrim ne fillim leje “vellait” tone te madh, turkut??? sepse ai i din ma mire se ne keto pune..!!!
ishalla po na japin pak nga krenaria dhe rregulli gjerman se me duket se per ato kemi me shume nevoje.
MOS IA FUSNI KOT.,SHQIPERIA KA NEVOJE PER INVESTIME PO JO PER SHITJE.,NESE GJERMANET FUTEN DIKU FUTEN TE BLEJNE JO TE INVESTOJNE.,DHE NESE BLEJNE DICKA E BLEJNE PER EKONOMINE E TYRE JO PER EKONOMINE SHQIPTARE.,SHQIPERIA KA NEVOJE PER NJE SHTET QE E NDIHMON NE NDERTIMIN E INDUSTRISE-FABRIKAVE-MINIERAVE-DHE PER NJE SHTET QE TI LESHOJE KREDI TE BUTA BIZNESEVE SHQIPTARE..,NESE KUPTONI NGA EKONOMIA SOT PERQINDJA E BANKAVE ESHTE SHUME E LARTE-ME KETE PERQINDJE BIZNESET VENDASE NUK MUNDEN TE MARIN HAPA PUNE VEC FALIMENT.,TE VETMIT QE MARIN KREDI JANE ATA QE PASTROJNE LEKUN…PRA NE SKEMI NEVOJE TE VI GJERMANI TE NA BLEJE HIDROCENTRALET DHE TE NA SHESI DRITA..-TE NA BLEJE BREGDETIN DHE TI PAGUAJME TURIZMIN TONE…RAMA DUHET TE JETE I KUJTESSHEM SHUME NE EKONOMIZIMIN E VENDIT.,SHQIPERIA DEL NGA KRIZA VETE DHE NJE SHTET MIK TE JEP KREDI SHUME TE BUTA.,NDERSA RAMA DUHET TE KONTROLLOJE MENAXHIMIN E KETYRE KREDIVE JO TE VEPROJE SI SALA MER E FUT NE XHEP DHE SAJO TENDERA KOTI…
GJERMANIA MUND TE NA BEJE NJE NDER TE NA SJELLI POLICINE E SAJ NE SHQIPERI DHE KONTROLLIN E BRENDSHEM TE SAJ ATERE KY VEND BEHET SHTET.,GJERMANIA ESHTE SHTETI QE FUT MINISTRA E KRYEMINISTRA NE BURG HITLERI KA VDEKUR POR KA LENE GJURMET E NJE DISIPLINE TE HEKURT.,GJERMANET JANE TE BETUAR PER EKONOMI DISIPLINE NE SHTETIN E TYRE DHE VJEDHJE E SHKATERRIM TE EKONOMIVE TE TJERA TE BOTES……….NESE POLITIKANET SHQIPTARE NUK E MARIN VETE SITUATEN NE DORE NUK KA KURRE ECURI,RAMA DUHET TI SHMANGET SISTEMIT BANKAR GREK SEPSE NE VAREMI NGA BANKA QENDRORE GREKE.,NE DUHET TE KEMI NJE BANKE QENDRORE SHQIPTARE POR JO GREKE.
Kur lajmi te me thote,pak me me detaje, se si do te jete ndihma dhe partneriteti shqiptaro-gjerman atehere do mundem te komentoj.
Ky me siper eshte lajm forme,pa brendi.
Po ci duhet Gjermanit te meret me hale si ne ka ku vete Gjermani.Gjermani kur degjon Shqiperi thote shajzen.
Mendoj se, neve duhet ta kemi te qarte si popull se, kapitali nuk ka atdhe, nuk eshte Jesus Krishti dhe ai shkon atje ku fitimi eshte maksimal dhe ku plotesohen kushtet qe tha gjermani me siper, pra te kete siguri ligjore dhe te mos kete korruposion.
Korrupsioni ka te keqen e madhe qe, shkateron themelin e ekonomise se tregut, konkurencen. Ne si ti prodhon dicka per 10 leke dhe tjetri prodhon te njejten gje ( cilesi, korrektesi etj) me 11 leke dhe nga kato 1 leke ja jep qeverise se korrutuar, kuptohet se i dyti do ta marre tenderin me 10 leke dhe i pari do dali jashte tregut.
Sot po behet nje diskutim i madhe ideologjik ne lidhje me raportin midis shtetit dhe tregut, sic e tha edhe Tony Blair. Ne duhet te kemi shume kujdes qe, shteti te mos perzihet me shume se duhet. Ne kemi eksperiencen e SOCJALIZMIT REAL ku cdo gje ishte e plaifikuar dhe shteti vendoste pothuaj per gjithshka, dhe ne i dime rezultatet. Dora e fshehte e tregut e Adamsit nuk ka qejf kur shteti fut hundet. Pra qeveria duhet te gjeje nje ekujliber midis tregut dhe shtetit.
SHko mor mbushu, keni kthyer pllaken ju sju vjen zorr, jeni bere me bolsheviket Rus. Vjen Turku e filluat dhe ju te na jepni ndihme gjoja. Gjermania duhet te ndryshoj rrenjesisht orientimin pro-Rus sa me shpejt.
Po ku pyet qeverija jone e re per Gjermanine! Sa te kemi ne “vellezerit” turq, qe te na e mbushin tregun me mallra te skadueme e telenovela homoseksualesh, nuk kemi nevoje ne per Avrupen. Per qeverine tone “evropiane”, Evropa fillon ne Stamboll, mandej ne Meke, Medine, Islamabad, Kairo, Dushanbe, Amman etj..
Me Salen ishim vendi i dyte ne Evrope mbas Gjermanise e me qeverine e re, me ndihmen e “vellezerve” turq, Shqiptaret kane me ja kalue edhe Gjermanise.
Pis, turkm*t hyqymet!