Monumentet shqiptare do të dekorojnë Shkupin. Korridori 8 merr emrin e Nënë Terezës

9 Tetor 2013, 11:31Rajoni TEMA
Monumentet shqiptare do të dekorojnë Shkupin. Korridori 8 merr emrin e

Andrej Zernovski

Njësia qendrore e Bashkisë së Shkupit në Maqedoni ka vendosur që të pranojë vendosjen e monumenteve të shqiptarëve të famshëm për të shmangur tensionet mes maqedonasve dhe minoritetit shqiptar.

Lajmin e bën të ditur BIRN.

Kryebashkiaku i Centar, Andrej Zernovski, tha se nuk do e pengojë vendosjen e tre monumenteve si pjesë e projektit “Shkupi 2014”, edhe pse ai tha se e kundërshton me forcë këtë projekt si shumë të kushtueshëm.

“Nuk dua të bëhem unë arsyeja e tensioneve ndëretnike,” tha Zernovski.

Në qendër të Shkupit do ngrihet statuja e Pjetër Bogdanit, e priftit katolik Josif Bageri dhe Nexhat Agollit, ministër në qeverinë e parë maqedonase në vitin 1945.

Piedestalet e tre monumenteve janë ndërtuar, tani pritet që të përfundojnë edhe monumentet prej bronzi.

Ndërkohë qeveria e Maqedonisë ka vendosur edhe zyrtarisht të emërtojë autostradën Korridori 8 me emrin e nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Propozimi është bërë nga vetë kryeministri Nikolla Gruevski.

Korridori 8 në Maqedoni nis nga kufiri me Bullgarinë në Kriva Palanka deri në Kumanovë, më pas vazhdon Shkup– Tetovë-  Gostivar– Kërçovë- Ohër– Strugë e deri në kufirin me Shqipërinë, prej nga vijon më tej./ep

9 komente në “Monumentet shqiptare do të dekorojnë Shkupin. Korridori 8 merr emrin e Nënë Terezës”

  1. nek says:

    nuk jemi minoritet.jemi den babaden ne token tone

  2. xen deledashi says:

    ” minoriteti shqiptar ” thone majmunet serbo-bullgare

  3. Bekimi says:

    Po mirë, ai nuk ka thënë se nuk është minoritet për vete….

  4. Genti says:

    Tema, ju bej me dije se Shqiptaret atje nuk jane minoritet, por pjese thelbesore e atyre trojeve. Ce keni kete konotacion negativ per Shqiptaret e atyre trevave.

  5. atila says:

    Shqiptaret ne IRJ te Maqedonise jane popull shtetformues dhe shqipja eshte gjuhe zyrtare. Shqiptaret me force duhet te shfrytezojne marrveshjen e Ohrit per te forcuar pozitat e tyre brenda shtetit dhe per tu ndjere te barabarte. IRJM eshte sa e sllaveve dhe per me teper e Shqiptareve qe kane lufuar historikisht ne trojet e tyre nga Kumanova e Shkupi,Dibra e Madhe e Tetova e deri ne Oher e Manastir. Monumentin me te madh ne Shkup duhet ta kete Hasan Prishtina qe me trupat shqiptare cliroi Shkupin nga pushtimi Osman.

  6. ne te vertete minoritet jemi ne shqipetaret e trungut,me politikat tona te mefshta dhe perfitim interesa xhepash.

  7. A says:

    Korridori rrugor SHKUP – PRISHTINE – DURRES me degezim me TIRANEN duhet te quhet Korridori rrugor “NENE TEREZA = MATHERR TEREZA”.
    Shqiptaret e Maqedonise, nuk jane minoritet shqiptar, por jane popull shqiptar shtet formues. Por duhet te largohen nga ndikimet muslimane islamiste radikale dhe perpara te jene shqiptar, pastaj evropian, FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA dhe ne fund fare musliman normal dhe modern si jane fiset ilire dhe fiset e tjera evropiane. TUNG.

  8. tani says:

    po ku e duan turqit e maqedonise Pjeter Budin….
    ata duan xhami me emra sulltanesh si ne kosove( sulltjashet qe kane masakruar kombin shqiptar) …..

    1. arsen says:

      A e ikeni more leje myftiut te Prishtines???
      Nene Tereza nuk eshte shqipetare…Mos themi me shume per vleresimin qe ata i bejen kesaj SHENJTOREJE
      Po Erdoganit?
      Sa here vijen turqit ne Rinas, bejne sikur nik e shikojne shtatoren e Nene Terezes
      Ja keta jane maqedonasit shqipetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje