Nëpunësi civil, Basha mbledh aleatët. Mediu: Përgjigje me shkrim ftesës së Ramës

13 Tetor 2013, 14:18Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot aletatët për të diskutuar në lidhje me debatin e ditëve të fundit për Ligjin e Nëpunësit Civil.

Pas përfundimit të takimit që u zhvillua në selinë blu, kreu i PR-së Fatmir Mediu është shprehur për mediat se opozita do të ketë një përgjigje me shkrim të unifikuar sa i përket ftesës së kryeministrit për konsensus.

“Akti Normativ është antikushtetues e ne s’mund ta pranojmë atë. S’ka njeri që të dalë mbi autoritetin e një konsensusi. Ne kemi diskutuar sot mbi bazën e një letre; ka një reflektim me shkrim nga ana jonë dhe do shikojmë hapat e mëtejshëm edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët” theksoi Mediu.

Përmes një letre të hapur, kryeministri Rama ka ftuar për bisedime kryetarët e katër partive opozitare, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.

Duke i qëndruar sërish bindjes se ligji është i pazbatueshëm, Rama nënvizon se ndërsa mazhoranca ka zgjedhur rrugën e aktit normativ si më të përshtatshmen, nga opozita ende nuk ka asnjë alternativë që zgjidh këtë problem.

Në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte u shty votimin i aktit normativ, i cili shfuqizon me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.

Kryeministri Edi Rama tha se votimi i aktit normativ u shty për të kërkuar konsensusin e opozitës dhe shtyrja ishte bërë me kërkesë të kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta.

Ndërkohë opozita ashtu sikundër kishte paralajmëruar e bojkotoi seancën, me shkakun se është prishur konsensusi politik me aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.

7 komente në “Nëpunësi civil, Basha mbledh aleatët. Mediu: Përgjigje me shkrim ftesës së Ramës”

  1. SOS, SOS ...................................................................................................... says:

    Pse nuk vepron drejtesia per keta njere qe ende kercenojne popullin ?

  2. hoxha irfan says:

    Apapapa Mediu…..Si mbritem te kakerdhite……!

  3. Treviso says:

    Kriminelet e popullit shqiptare jane hedhur ne kundersulm per te mbrojtur
    vehten e tyre ne emer te simpatizanteve. Me keto veprime tregoje edhe nje here si gjithmone hipokrizine e tyre. Demokratet e vertete, duhet te tregojne qendrimet e tyre reale, ne keto momete te rrezikshme qe po kalon Partia Demokratike.

  4. antishpellari says:

    nuk mund te jene nepunes civil shpellaret e Dragobise pa nje klase shkolle dhe diploma fallco ose nga Universiteti Kristal e Vitrina !!!

    Cfare kerkon opoleshi qe te ne krye ende te mbajme antishtetaret dhe shpellaret.

    A kerkoi ndonjehere Sali Shpellari Konsesus – KURRE – a kerkoi konsesus per detin e shitur, per nishanlliun, per prokurorin per KLD per ndertimet pa leje per sheshin e Tiranes qe e sakatuan – dhe tani ky lul kuqe pasi prishi sheshin kerkon te degjohet. Apo kerkon konsensus Medi Gerdeci – dhjetra oficere te denuar per cunin e kurves fatorino, ky eshte kulmi i hipokrizise.

    Ec perpara Ed Rama se shpellaret duan vetem Dragobi.

  5. QANI MUSLIMONI says:

    Ketyre plerave te Opozites as mos u shkoj nder mend se do behet sic duan ata, jo ne asnje menyre, qeveria ben mire qe i respekton si opozite dhe kur opozita nuk do bashkepunim, qeveria i ka rruget e hapura te veproje me vullnetin e votave plebishitare qe Populli ja besoj. Populli me 23Qershor i dha vota te mjaftueshme Qeverise se re, jo vetem per ecjen perpara te reformave te reja, por dhe per denimin dhe cuarjen perpara ligjit te gjithe atyre ish qeveritareve te korruptuar dhe vrases, ku nder ta ne krye qendrojne sali berisha, fatmir mediu, lulzim basha etj.

  6. Ulliri says:

    O fatmir dikur ke qene punonjesi ime (teknik solari) ke qene djale korrekt dhe puntore Po si u bere keshtu more djale ? Harram Kur degjoj bemat e tua me vjen turp qe kam pu nuar me ty ne Sheqishte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje