Gallup: 90% e kosovarëve besojnë se qeveria është e korruptuar (kurse në Shqipëri 82%)

21 Tetor 2013, 18:58Rajoni TEMA

Shumica në 108 prej 129 vendeve të anketuara nga Gallup në vitin 2012, e shohin korrupsionin si problem të përhapur në qeverinë e tyre.

Ato përfshijnë vendet me shtyp të lirë dhe ato ku liria e mediave është e kufizuar.

Kosova bën pjesë në grupin e dytë dhe përqindja e të rriturve që thonë se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre arrin në 90 përqind. Kjo shifër në Serbi është 84 përqind, në Shqipëri 82 përqind, në Maqedoni 67 përqind, ndërsa në Mal të Zi 50 përqind.

Vendet që kanë liri të kufizuar të mediave dhe që janë para Kosovës në këtë listë janë: Tanzania me 95 përqind, Kenia me 93 përqind, Greqia me 92 përqind, Nigeria me 92 përqind dhe Uganda me 91 përqind.

Në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, banorët e Gjeorgjisë dhe të Hong Kongut thonë më së paku se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre. Megjithatë, qëndrimet në të dyja vendet kanë ndryshuar gjatë viteve.

Qytetarët e Hong Kongut kanë thënë tradicionalisht se qeveria e tyre është e pastër, por përqindja e atyre që thonë se korrupsioni është përhapur, është rritur që nga viti 2011.

Në Gjeorgji rasti është ndryshe, pasi shifra e atyre që konsiderojnë se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre është 25 përqind në vitin 2012, krahasuar me 52 përqind në vitin 2007.

Vendet që nuk kanë media të lira i udhëheq Çadi sa i përket korrupsionit në qeveri; 92 për qind e qytetarëve atje vlerësojnë se kjo dukuri është e përhapur në ekzekutivin e tyre.

Pas Çadit radhiten Kameruni me 89 përqind, Hondurasi me 87 përqind, Rusia me 80 përqind, ndërsa në fund të listës është Ruanda me 5 përqind.

Republika Çeke, ndërkaq, është në krye të vendeve që kanë media të lira, por korrupsion shumë të përhapur në qeveri. 94 përqind e çekëve janë përgjigjur pozitivisht në lidhje me praninë e kësaj dukurie te zyrtarët qeveritarë. Kjo shifër te çekët është rritur për 15 përqind qysh në vitin 2007.

Danimarka dhe Suedia janë vende me media të lira po ashtu, por edhe me më së paku korrupsion. Skandinavët tradicionalisht i shohin qeveritë e tyre si të pastra nga korrupsioni.

Rezultatet e Gallup-it bazohen në intervista ballë për ballë dhe telefonike me rreth 1,000 të rritur në secilin vend, nga mosha 15 vjeç dhe më të vjetër.

Gallup është kompani hulumtuese me seli në Uashington./REL

3 komente në “Gallup: 90% e kosovarëve besojnë se qeveria është e korruptuar (kurse në Shqipëri 82%)”

  1. Zef Shtjefni says:

    Heu Bre shqipe,

    rrot me rrot jena

    Ju 90% na 82%

    Me qeverrin Piktori 1, Jena ka ju kalojm fill

    ?

    http://goo.gl/P7rYVb

  2. sync says:

    18%tjeter qe mungon jane ramy ,alpini ,big beny chigago dhe surreter te tjere made in fans te koqe,,e te berishes

  3. llalla says:

    Pjesa e mbetur (10-18%) jane hajdutet dhe te afermit e tyre qe fitojne si ajo pjese e tarallakeve tru shpelar qe ndoshta fintojne shume pak ose aspak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje