TemA TV/ Aksidenti u merr jetën 5 adoleshentëve/ Shkodra shpall ditë zie (VIDEO)

22 Tetor 2013, 12:23Sociale TEMA

Një aksident i rëndë me pasojë 5 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Kryebushat në Shkodër.

Një automjet tip BMW është përplasur me një kamion dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 5 persona.

Të rinjtë që humbën jetën nga kjo përplasje janë Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Osman Mraja dhe Orlen Meço.

Mësohet se nëna e Raelv Dulit- 17 vjeç, Elvia, pësoi infarkt duke qarë për djalin e saj.

Ajo u dërgua në spital ku kaloi në vdekje klinike.

Por mjekët e kanë kthyer në jetë dhe po e mbajnë nën mbikëqyrje.

Ndërkohë 22 tetori do jetë një ditë zie në Shkodër.

Katër adoleshentë, nga mosha 17 deri në 19 vjeç, humbën jetën në vend.

Drejtuesi i mjetit BMW, Osman Mraja, 18 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, por humbi jetën disa orë më vonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë së Shkodrës, të cilët kanë shoqëruar në komisariatit drejtuesin e kamionit me targa PU1463A, Prenkë Ndreca, 48 vjeç nga Puka, i cili po hetohet për rrethanat e kësaj ngjarje që i mori jetën katër të rinjve shkodranë.

Dyshohet se shkak për këtë përplasje ka qenë shpejtësia e mjeteve.

51 komente në “TemA TV/ Aksidenti u merr jetën 5 adoleshentëve/ Shkodra shpall ditë zie (VIDEO)”

  1. qytetari says:

    Shume fatkeqesi e madhe,nje dhimbje e jashtezakoneshme per familjet.
    Nuk gjej fjale te ngushelloj!
    Zoti i dhente force familjeve per te perballuar kete tragjedi.
    I lutem te madhit Zot qe te sjelle arsyen dhe ndergjegjen tek shqiptaret qe aksidente te tilla ,fatkeqesisht kaq te shpeshta, te mos ndodhin me.

    1. ALpini says:

      Familjeve te viktimave i shpreh ngushellimet e mia.kater jete te humbura,kater te rinj qe do i mungojne familjeve te tyre,kater te rinj qe sot na bene qe ta nisim diten me dhembje.Lajmin e mesova heret ne mengjez,lajm i zi qe behet shume me i zi kur kujton autikun Tahiri qe ngrefej si trongull kur permendete gjashte mije police ne operacionet policore qe he per he nuk i duhen askujt perveç se interesave te mafies socialiste.
      Ndonje kokpalare do thote qe nuk hyn politika ketu,une i them se hyn se po te ishte gje e mire qeveria do vraponte ta rreshtonte si sukses.

    2. mirditori says:

      Ju dhantë Zoti kivet familjeve të këtyre djelmoshave. dhimbje e papërshkrueshme. ngushëllime.

    3. Shkodra says:

      TI MOJ SHKODER SOT PO DERDH LOT
      4 DJEM TE IKEN SOT
      4 LULET ME AROME 4 DJEM ME TE BUKURIT NE BOTE
      TI MOR ZOT PSE KAQ SHPEJT I MORE
      4 ZEMRA TI NA I HOQE
      4 NANA NA I PERLOTE
      4 SHOK ME TE MIRIT NE TOKE
      4 CEPAT E SHKODRES PER TO PO DERDHIN LOTE
      …. NGUSHELLIME TE PERZEMERTA FAMILJAREVE……:'(

      (CIT)

    4. Tironci says:

      Dhimbje qe nuk ia uroj as hasmit. Ngushellime atyre nenave e baballareve qe u eshte shqyer zemra nga dhimbja per humbjen e femijeve te tyre, vete u shpreh ngushellimet e thella dhe te sinqerta si prind. Dhe nje apel per Policine e Shtetit, shoqerine civile apo cfare do qofte tjeter qe ka ne dore sensibilizimin e njerezve, specifikisht drejtuesve te mjeteve motorrike, por dhe kalimtare. Motra dhe vellezer me kujdes ne timon, me kujdes kur ecni, respektoni rregullat e qarkullimit, ne pah jane gjera qesharake, por nese respektohen si nga kembesoret ashtu dhe nga drejtuesit e mjeteve, aksidentet mund te shmangen. Nese Policia e Shtetit do ishte ne patrullim ne ate ore ne ate aks, ata te rinj mund te ishin ndaluar per ngarje makine jashte normave te shpejtesise, por…… do ishin ende mes nesh……

    5. Shkodrani says:

      C’ke moj shkoder qe po qan?!
      Kater Lule sot u thane
      Kater Lule n’drite t’rinis
      Nuk mbijne ma te Pragu I shpis
      Ju moj nana qe sot lotoni
      Zemrat tuja sot forconi
      Se tan shkodra asht me ju
      Se edhe ne Kane me na mungu
      Zemra na u dridh kur morem vesht
      Se ne shkoder ka ra zia
      Po qan plaku edhe fmija
      Ne kete dite me shume lot
      Ju forcofte I madhi Zot

  2. Lajm Trishtues says:

    Shpeshtimi i aksidenteve tragjike vjen si pasoje e mosmarrjes se masave parandaluese.

    Veproni sas me shpejt, o te paudhe! Vihuni sa me shpejt ne levizje se keni afro cerek shekulli qe rrini e beni sehir sikur te ishit huj gardhi.

    Humbja e jetes se ketyre femijeve eshte shume e dhimbshme. Ngushellime familjareve te shkrete.

  3. besim says:

    Mbushni makinat e policise me karburant, filloni patrulloni per te demonsturar prezencen e policise, merrni ne kontroll rruget nacionale, hiqni dore nga postoblloqet e deshtuara, filloni denoni rende per tejkalim shpejtesise dhe perdorim alkoli, investoni ne nje fushate te madhe ne te gjithe vendin per ndergjegjesimin dhe parandalimin, ndriconi rruget e Shqiperise, therrisni te gjithe ndergjegjjen tuaj si prinder… se eshte gjynah i madh, te ikin keta djem te parritur kot per nje abuzim me alkolin. e tmerrshme.

    1. besnik says:

      ata injorantat e policeve rrugore merren me dritat nese i ke te ndezura o jo jane bera te gjithe si derra turpi i botes

    2. Velipoja says:

      Rruget e shqiperise dhe shferat e saj! Isha ne shqiperi para 2 jave. Shifter at ne rruge nacionale nuk kane potenta te rregullta, nuk zbatojn rregull as ligj. Maksimum konsumimi I alkolit per shoferin, asnje nuk ven rryp siguriet! Ne europen e civilizume “Angli” per munges rrypi ke gjobe £100, shofer dhe pasangjer. Konsumin alkolit, humbje potente 6-24 muaj. Potent fallso edhe burkim. Aksi lezhe shkoder, limiti I shpejtsis asht 60-80km. Jo 140-200km. Ngushllime familjeve te viktimave.

  4. Kritiku says:

    Jeten sic e kerkon ashtu dhe e gjen. Kamikazet ne rruge, e kane te percaktuar fatin e tyre, por me vjen keq qe keta marrin me vete edhe jete njerezish te pafajshem. Vertete policia duhet te beje me shume pune per parandalimin e aksidenteve, por pjesa me e madhe i mbetet vete drejtuesit te mjetit. Me rruget qe kemi, duhet qe tiu pershtaten edhe gjendjes se tyre dhe jo te “bejne trimin” dhe pas disa kilometrash e gjejne veten ne kanal. Mendja eshte gje e madhe, ajo te nderon por po ajo te turperon!

  5. selmon sinoni says:

    mir ata qe iken ne momente deliriumi,nga perdorimi i alkolit, por c’faj kan te tjetet qe e pesojne prej tyre. sa per policine nuk duhet me fol. policet, partia qe vjen ne pushtet, i vendos per te mbledhur parat e investuara per partine. ne qofte se thuhet te rriten ndeshkimet, eshte e kote. sa me shum te rriten ndeshkimet aq me te medha do te jene fitimet e pliceve. p.sh. ne qoftese duhet te denohesh me 10000 leke gjobe, polici te liron per 2000 leke. po u be gjoba 100000 leke polici do 20000leke. para se te vishen police duhet te njihen jo vetem me detyrat por dhe me masat ndeshkimore. mendoj se vetem nji gje i ben policet te kryejne detyren: po u kap me rryshvet te denohet jo me pak se 20-25 vjet burg.po keshtu edhe per te gjith politikanet e nepunesit. ndryshe te gjitha te tjerat jan si ato perrallat me mbret. kete ligj politikanet s’e bejne dot se kan konflik interesi.

  6. Huti says:

    Fajin prap e ka Saliu do thoshi Greko – Komunistet e Tiranes,pasi tash kan marr Pushtetin nuk e morem vesh kush e ka fain tani????

    1. xhixhi says:

      fajin e ke ti hu gardhi,qe idiotat nuk kane brire e dime por ti ke dhe brire,

    2. ermir says:

      o pall k… cfare lidhje ka qeveria mor idjot,ju bythlepiresit e saliut mos ndryshoni temat e ngjarjeve HALABAKE

  7. renis says:

    Policia eshte shume e zene me lojrat e fatit, ikonat dhe tabelat e autostrated Tirane-Durres. Po i del djersa nga lodhja… Na lini rehat me keto vogelsira

  8. trust says:

    o tahiro fol kush e ka fajin saliu flamur noka ju i keni marre ne cafe ato djem te rinje vijne nga tr deri ne bushat na ate gjendje te pir e pa gjume edhe asnje kontroll nga policia rrugore llogoerit sa km kan ber nga te deri ne shkoder ik o tahiro se e more ne cafe policin dhe pordorusit e rrugve asnje kontroll ne asnje vend asnje patrulle ti vetem flet per policin ce ishte perpara 23

    1. arbeni nga tepelena says:

      vertet pyet kush e ka fajin ,.me kujtohet para 1 muaji ne lushnje bab e bir i vendosen gjobe nje sipermarsi.eshte e vertet qe shqiperia eshte kthyer ne nje burdello,por femijet e mi nuk i edukon as saliu,nanua,apo rama.

    2. MAURO says:

      sheeeet TRUST, se jemi duke u marre me tritol, lojra fati, dhe shkarkime. Nuk kemi kohe per te ulur ngjarjet dhe aksidentet neper rruge. une jam turrur pas LOJRAVE TE FATIT dhe nuk ma ndjen per FATIN e te tjereve.

      1. plaku says:

        o mauro o ty ti qifsha tan ropt po kush je ti o barbon shqiprie si nuk paske zemer ti per 5 djem te ri mor te qifsha farefisin e qa te kesh ishalla djem murtaja ne shpi more rop qim edhe ke me e ndi lojen e fatit more ropqim ty ti qifsha gjith ropt ty asht me te djeg ne turr te druve edhe tjert si permendin policin e politiken e nuk ngushllojn 5 engjujt qe ka pase shkodre ju qifsha ropt ty mauro te parit edhe te tjerve qe flasin per politiken bethqime qe ka shqipnia ju qifsha tan ropt e motra e qa te keni ok

  9. Horri i Bulevardit says:

    Duhen pika te rregullta kontrolli ne hyrjet-daljet e qyteteve, ku te kontrollohen te gjithe shoferet per pije alkolike.
    Kjo eshte nje tragjedi jo vetem e familjeve, jo vetem e Shkodres, por eshte nje tragjedi kombetare, se kater 17-vjecare vdiqen dhe nje tjeter 18-vjecar qe eshte ne prag te vdekjes, smund te kalohet lehte.
    Lojerat e fatit ndoshta kane kohe, por aksidentet skane kohe te na presin ristrukturimin e policise, te hidhet ne sulm poldhe mos te kete asnje meshire per kundravajtesi, tu merret patenta pa afat, duhen ndaluar me cdo kush keto lloj aksidentesh.

  10. Paradox says:

    A ka qene i pire drejtuesi i BMW, kur dhe si e mori patenten, a kishin rripin e sigurimit pasagjeret e pyetje si keto do ndihmonin te sensibilizohej shoqeria Shqiptare dhe drejtuesit e mjeteve qe nuk arrijne ta kuptojne se me ato kushte skandaloze te rrugeve nuk mund te ecesh shpejt dhe pa rrip sigurimi. Ky shoferi i BMW po shpetoi do ta vuaj gjithe jeten gabimin qe ka bere

  11. qytetari says:

    Policia e shtetit duhet veri nen kontrroll te rrepte mjete qe qarkullojne per te pare ne se i permbushin te gjitha kushtet per te levizur pasi edhe si qytetare ne veme re qe qarkullojne makina shume te vjetra qe i mungon eshe sinjilistika.Policia gjithashtu duhet te kontrolloje shoferet nese kane konsumuar alkool dhe ne rast se rezulton qe makina apo shoferi nuk i permbushin kushtet te bllokohen ne vend ti merret patente e te vihen gjoba te renda.
    Televizionet sa na japin gjera te pavlere e deri ne filma me skena ponografike le te bejne emisione per te sensibilizuar shoqerine shqiptare ne lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor.
    Si nuk e kuptojne qe keshtu nuk mund te vazhdohet me?
    O,Zot,silli mendjen ne vend shqipetareve!!!!!!!!

  12. DRITAN says:

    Rruget tona arena shpejtesie ku humb jeten si ma i miri… ruget tona ku policia i shesh si sheshe pazari per te bere kapi-kupsi… dhe vijne ditet njana pas tjetres qe keto rruge lahen me gjak .. si ne nje lufte civile… nga nje e nga dy , nga tre e kater. e nga dhjete gjer ne katerdhjete..kujtoni autobuzin me nxenesit kosovar ne rrugen e Pukes apo autobuzin me studente ne Llogara .. Neser mbajme dite zie e pasnesrit perseri skuqen rruget… TRAGJEDIA VAZHDON

  13. pelo says:

    Eshte e kote te bejme sikur na vjen keq x keta cuna..eshte e kote tia hedhim fajin policise etj. Ne shqiptaret ose ju qe sot banoni ne shqiperi mesohuni te ecni me avash me te disiplinuar!! Ne gusht bera tirane vl e me parakalonin autobusat si te cmendur pertej cdo limiti.prandaj ne duhet te heqim pak dore tua hedhim fajin te tjreve kur rrugeve ecim si te cmendur e x kete te jemi te vete dishem!!!

    1. Toni I. says:

      I sakte mendimi juaj plako!!! ecet shpejt pasi akoma ne SHqiperine tone
      merren Patentat edhe pa vajtur ne SHkolle, ky eshte krimi me i madhe!!!
      Zoti i lehtèsohte dhimbjet Familjeve per ket tragjedi te dhimseshme.

  14. cop says:

    Duhet te edukohen me respektimin e normave te qarkullimit qytetaret qe ecin me kembe dhe qytetaret qe jane paisur me leje drejtimi per automjete!!

    Sensibilizimi i opinionit dhe zbatimi i nje programi edukues qe ne shkolle fillore mund t`a ktheje kete situate, nuk behet çdo gje me police!

    Ngushellime familjareve….

  15. kokosekoti says:

    Nuk ka fjale te pershkruash dhimbjen qe ndjen kur lexon lajme te tilla. Ngushellimet nuk mjaftojne ne raste te tilla, por duhet nje fushate e madhe kunder alkoolit dhe perdorimit te tij sidomos nga te rinjte. Nuk eshte problem vetem ne Shqiperi kjo gje po ne te gjithe boten, mosha qe ben aksidente me shume ne bote eshte nga 19 gjer 25 vjec dhe keta bejne aksidentet me vdekjeprurese. Te rinjte duhen te ndergjegjesohen ne lidhje jo vetem me alkoolin por edhe per jeten e tyre. Fakti qe ata nuk ndershkohen per shpejtesine ne rruge apo ngaqe i japin makines te pire, i ben qe te ndihen te qete, por ja nje cast edhe jeta iken. Ne si shoqeri nuk e vleresojme jeten, vetem ateher kur ndodh na plas gjama. Po me pare? Asgje. Po vdesin njerez ne aksidente aq shume sa thua me vete pa dale dreqi e mori mos jemi nje popullsi 10 milionshe. Po as kjo ngjarje nuk ua mbush dot mendjen njerezve qe te kene kujdes. Nuk e di se cfare duhet te ndodhi me.

  16. dajti says:

    fatkeqesi e madhe ,,,,,,,kam mendimin qe te rritet mosha e marjes se patentes ……………Ngushellime familjeve

  17. Lisi says:

    Duke ngushlluar familaret e viktimave ftoj te gjithe shqiptaret qe i ngasin automjetet qe te heqin dore nga:shpejtesia e pa ballansuar me shenjat e rruges,nga alkooli,droga,lodhja etj.sepse,makina nuk ka shpirt per t’ua ruajtur ju dhe te tjereve koken por keni ju qe duhet t’i parashikoni rreziqet dhe pasojat!Ne qytetin ku jetoj une ne France,me nje madhesi te qytetit te Shkodres,ende nuk kam degjuar per pese vjet se ka vdekur dikush ne komunikacion.Andaj,bej pyetje: Cfare ju mungon shqiptareve te mos jene si francezet,te kujdesshem ne ngarje te veturave,te rrespektojne rregullat dhe shenjat ne komunikacion?!

  18. AOS says:

    4 te vdekur te rrinj,papergjeshmeria kolektive ne shqiperi ka arritur kulmin.
    Faj ka per te ngelur jetim si gjithmone,ekspertiza jone e shekullit te 15 me spango dhe me sy do nxjerre fajtoret,kjo eshte nje tragjedi tjeter,ku e ha dhe i pa fajshmi!!
    Ska cben as polici lopcar,as shoferet barrinj,por SISTEMI qe ka 23 vjet qe eshte ngritur dhe vazhdon te aplikohet.
    Shqiperia me 3 milione banore duhet te kete rregullat Nordike…
    1-u kape i pijshem jo i dehur,nuk ke me te drejte te ngasesh makine per gjithe jeten.
    2-sistemi aplikimeve te pikeve ne patente
    3-3 deri ne 6 muaj kurs,per te marre lejen e drejtimit,duke patur parasysh qe ne jemi nje vend me mbi 55% 60% popullsi RURALE,ku makina akoma konsiderohet si nje loder.

  19. LILI says:

    SKA FJALE – FATKEQESI E MADHE – SE KA VDEKJE E VDEKJE PO KJO ……………………………………………………. ….
    TV – net ne Shqiperi keto emisione te shikojne ku ka shkleje te ligjit ku ka shkelje te rregullave te qarkullimit dhe me foto, se na mbyten me ‘ analistet ”po na shqetesojne me fjalet e tyre – sejcili te shikoje veten e vete sa ben sa jep per kete vend kur jan kaq te zot …., apo …..Ti me shiko mua se Ty te shikoj une …… vetem llafe

  20. Kritiku says:

    Ore njerez ,kur tjetri eshte 17 apo 18 vjec nuk nget makinen por shkon ne shkolle apo pune,ku i gjeti leket ky 18 vjecar per te blere makine?Ia bleu i jati?po ata prindrit e tjere ku i conte mushka qe linin femijet te bridhnin me makine me nje 18 vjecar!Prindrit i cuan drejt vdekjes femijet e tyre sepse jane thjesht karabusha si shumica e popullit aty.

    1. Kritiku says:

      Nuk gjete ndonje emer tjeter ti qe ta vendosje? Kete emer e perdor une, keshtu qe te mos kemi keqkuptime nga te tjeter, me mire shkruaj nje emer tjeter.
      Pershendetje

  21. aranit bregu says:

    e hidhur shume, tmerr. ca t’i besh kur te ne 18 vjecaret bredhin me makina luksoze BMW, Mercedes (ku ne perendim i marrin pas 20 vitesh pune) e fluturojne, te merr koka ere, kjo eshte bota per ta, gazi deri ne fund tregohet trimeria.
    S’di kujt t’ia vesh fajin, tranzicionit pa fund, familjeve per edukaten e jetes, shtetit per arsimin per ibret, apo… shansit te keq?

  22. Karlmarx says:

    Pata rastin te vizitoja Shkodren javen e kaluar, me sinqeritet po ju them se e gjithe rruga perjashto aksin Fushe Kruje-Milot ishte nje makth i vertete. Pata mbi tre raste kur jeta ime dhe bashkeudhetuesve te mi u rrezikua seriozisht. Parakalime skandaloze, shpejtesi mbi normat e lejuara, dhe mungesa e sinjalistikes jane problemet kryesore te ketij aksi. Por mbi te gjitha papergjeshmeria e drejtuesve te mjeteve eshte ne nivel te frikshem. Duhen marre masa urgjente qe nga pezullimi i lejeve te drejtimit dhe deri te ndalimi/arrestimi i shofereve qe thyejne rregullat. Ne nje situate ekstreme si kjo duhen masa ekstreme.

  23. Fori says:

    Edhe nje here ngushellime per familjet e ketyre te rinjve te pafat. Dikush hodhi idene qe fajin e kane prinderit qe ju blejne makina e dikush tjeter ja hodhi fajin cilesise se rruges por per mendimin tim fajin e ka vetem shteti dhe sidomos policia rrugore qe nuk ve dot nen kontroll qarkullimin. Dhe nuk ka si te ndhodhi ndryshe kur ne krye te policise rrugore vihet perseri nje “pensionist” i marre fund si Luan Shehu.Nese ne te gjitha fushat e tjera ka patur nje zhvillim qarkullimi ne Tirane dhe ne qytetet kyesore eshte bere rrumpalle fare dhe nuk ka shance te rregullohet. Nese do te kishte ndodhur gjekundi tjeter kjo gjeme komisariati i policise rrugore do ishte shkrire per arsye objektive dhe jo politike prandaj Z.Minister Tahiri meshoji me shume ketij sektori qe po vret njerez perdite dhe ku duket puna juaj e perditshme.

  24. ina says:

    ngushellime,familjeve te viktimave…shum komente idjote shohim ne keto shkrime..qeveria e re nuk mund te kritikohet akoma se tani e ka mare pushtetin dhe me gjendjen skandaloze ne te cilen ndodhet vendi do shume pune qe te beje dicka….po si gjithmone ne shqiptaret qe dhe me barkun thate mendjen te politika..aksidentet e kane zanafillen qe te drejtusi ,i cili mund ta ket mare patenten me mik ,mund te mos kete bere kontroll per syte ,mund te ke ket qene i pire ,mund te ken pas shpejtesi mbi normative ,e lere pastaj dhe rrugete shkaterruara .

  25. Nuk duam te degjojme lajme te tilla…ngushellime te sinqerta familjareve…ne duhet te ndergjegjesohemi si popull…..policia duhet te marre masa drastike perfundimisht….te mos na vije keq asnjerit prej nesh,por te merren masa ndershkuese deri ne ekstrem per shkelesit rrugore,se keshtu do shpetojme femijet dhe veten tone…..duhet zbatuar ligji,mundesisht deri ne heqje per gjithe jeten e lejes se drejtimit..e deri ne burg..dic e ka dhe bota perendimore……hajde edi rama beje tani…se shume na premtove

  26. liu says:

    gjynah duhet kujdes por edhe mosha ka te beje shpejtesia edhe te tjera imagjino 18 vjec shofer ngushellime per familjet

  27. toni says:

    Personalisht me vjen keq per dejtuesin e kamionit qe ndoshta ka femije dhe i ngelen rugeve pa buke se sa per kater te rinjte kane gjetur ca kane kerkuar.Nje 18 vjecar me BMW eshte pak e cuditshme,ne shqiperi shikon njerez qe akoma pa punuar asnje dite ne jete shetisin me makina e aq me teper te shtrenjta.Perfundimisht drejtuesin e mjetit e ka cuar ne varr familja kurse te tjeret mendjelehtesia qe sundon sot ne brezin e ri ne shqiperi.Per aksidentet qe ndodhin ne Shqiperi nuk me vjen cudi pasi kam pare vete se si ecin dhe me sa mend dalin ne rruge.Kam pare se si shofera taksie ose fugonesh qe normalisht duhet te jene profesionste ecin ne rruge pa pike llogjike dhe i ngasim mjetet si femije adoleshente duke bere gara me njeri tjetrin.

    1. simox says:

      Kyt koment nuk mund ta pranoj absolutisht…ata te rinj jane nderi i Shkodres, jane prej familjeve te medhaja shkodrane…jane djem qi kan ba me derdh lot tan Shkodren sot e jo me kot sot asht dite zie per bashkine tone.
      Komentet se kush e ka pase fajin dhe se dikush e meritoka vdekjen me duket shume cnjerezore….
      Ktu nuk hin as pija, e as shpejtesia…kamioni me te cilin jane perplasur po ecte pa drita per ti shpetu policise, dhe fatkeqesisht ka ken e pa rekuperueshme makina ne kte status…

      Komenti jot edhe i shume te tjereve ktu ma mire asht i pavend…zban gja tjeter vec ja shton dhimbjen familjeve.

  28. enea says:

    Isha duke shkuar ne Rinas nje dite ne mengjes, dhe nje makine na parakalon me nje shpejtesi marramendese, dhe po merrnin nje kthese djathtas. Pas 5 sec, degjova nje zhurme perplasje.

    Makina kishte goditur borduren e trotuarit, dhe nga makina dolen 4 te rinj. Xhami perpara ishte krisur nga perplasja e kokave te pasagjereve qe nuk vene rripat e sigurimit.

    Populli cmendur qe ecen me shpejtesi.

    Ngushellime familjeve.

  29. durimi says:

    Ngushellime te perzemerta familjareve.

    Zoti i mershirofte keta 4 engjej dhe i dhente durim familjeve te tyre ne keto momente te veshtira.

    Jeta është një shans, kape. Jeta është bukuri, adhuroje. Jeta është bekim, shijoje. Jeta është ëndërr, bëje realitet.
    Jeta është sfidë, përballoje. Jeta është detyrë, kryeje. Jeta është lojë, luaje. Jeta është e çmuar, kujdesu për të.
    Jeta është pasuri, vlerësoje. Jeta është dashuri, jetoje. Jeta është mister, zbuloje Jeta është premtim, mbaje.
    Jeta është trishtim, kaloje. Jeta është himn, këndoje. Jeta është luftë, pranoje. Jeta është aventurë, rrezikoje.
    Jeta është jetë, mbroje.

    1. Toni I. says:

      SHkrimi i mesiperm me kujton Nene Terezen!!! apo jo. Respekte…….

  30. aqo says:

    Or tej Trust,nuk shkruhet “café” por “qafe”,or tej………….akoma nuk dini shqip dhe beheni teknik nderzimi~!

  31. Pa emer says:

    Vertet ketu shoh disa komente te cilat nuk kan asnje lidhje me ngjarjen mundoheni te i ja hedhni fajin ati ose keti po fajin e kan keta vet more keta te aksidentuarit po si nuk jepet asnje raport se sa ishte sasia e alkoholit te cilin e kishin konsomuar keta gjat festes faji i policise eshte vetem nje qe nga Tirana deri ne vendin e aksidentuar si eshte e mundur qe nuk jan ndaluyar asnjher per matjen e alkoholit dhe kontrollim e detajuar te ketyre te rive dhe te makines tjeter qe ishte me ngarkese te paligjeshme si duket ky eshte faji i shtetit ndersa fajet kryesore mendoi une qe jan te aksidentuarve.Ngushllime familjareve!

  32. pa emer says:

    ju tju vije turp te gjithve ce gjetet ket face te scaroni gjanat se kush i ka fajet ne pushtet,dhe per kete shqiperija ka shum legena ce nuk e len te ece perpara se ka njerz si puna e juj ce merreni vetem me llafe dhe nuk shikoni problemet e juja pabuksa,ngushellime te perzemerta familjeve ce humben njerzit me te dashur te familjes tyr NGUSHELLIME

  33. arben says:

    Ngushellimet me te thella per familjet e tyre.
    sidomos per nenat e tyre qe jua kan tha zemrat zoti ishalla ju nep force.
    jemi shum te pikelluar per kete ngjarje te nende.
    edhe nje here bashkohemi me hidherimin e tyre familjarisht.

  34. DALLANDYSHE says:

    U VRANE 5 hERONJTE E VIGUT , SOT SHKODRA I RIKUJTOI DHE I PERCOLLI ATA IPERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TYRE.

  35. Erion Stringa says:

    Ngushellimet me te perzemerta familjeve,qe humben bijte e tyre…..fatkeqesi tragjike per tere qytetin e Shkodres dhe Shqiperine….5 djem qe hapen nje plage te pashurueshme me zemrat e familjareve te tyre…..

    London 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje