SHBA: Do ndihmojmë Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

30 Tetor 2013, 09:56Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian të saj.

Kjo u theksua në Tiranë nga zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, në përfundim të takimit të tij me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Të dy zyrtarët rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit duke theksuar angazhimin e dyanshëm për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ishte dje në Tiranë në të parën vizitë të tij në funksionin e zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

Yee tha se SHBA do e ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu në Tiranë për herë të parë pas 10 vitesh. Është gjithashtu nder dhe kënaqësi që pata mundësinë të takohem me ministrin dhe stafin e tij dhe për ta uruar për emërimin e tij së fundi si ministër, si edhe për vendosjen prej tij të kontakteve të ngushta me partnerët në rajon, si edhe për demonstrimin e qartë prej tij të përkushtimit për ta çuar Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.

Diskutuam edhe miqësinë dhe partneritetin shumë të ngushtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si edhe dëshirën që bashkëndajmë për ta thelluar këtë marrëdhënie. Sikurse e përmendi edhe ministri, diskutuam synimin tonë të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Unë riafirmova përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur Shqipërinë në këtë synim, përfshirë edhe në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e vendit tim për kontributet e Shqipërisë për Aleancën e NATO-s, veçanërisht në Afganistan dhe operacionin ISAF, ku forcat shqiptare dhe amerikan po punojnë së bashku, krah për krah, për paqen dhe stabilitetin në Afganistan.

Shqyrtuam rolin shumë pozitiv që Shqipëria po luan në rajon, me forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke punuar së bashku me vende në rajon që po ashtu po përpiqen të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Së fundi, shpreha vlerësimin e qeverisë sime për solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare, përfshi përpjekjet ndërkombëtare për ta bërë regjimin e Assad-it në Siri të japë llogari,” tha Yee./ep

9 komente në “SHBA: Do ndihmojmë Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”

  1. VLORE says:

    Amerikes duhet ti jemi mirenjohes edhe per egzistencen tone.

  2. Me ça do ta ndihmoj America Shqipnin!
    Duke u dhen strehim kriminelve shqiptare,te cilet pasi vjedhin,grabisin,mashtrojn,madje edhe vrasin pa frik fare ne mes te dites ne mes te qytetit,dhe pas gjith zullumeve qe bejn flutrojn ne amerik ku gjejn parajsen .e askush nuk i pyet se cfar kan bere.
    Nuk mund ta ndihmoj amerika shqipnin ne luften kunder krimit,kur dihet se krimi prej amerime vjen ne shqipni.
    A nuk i ka rrenjet zanafillse ne amerik biznesi vrastar i Gerdecit?
    Po politimanet shqiptare qe kan vjedh pare me tonelata a nuk i kan ato neper kontot bankare te ameriks dheerndimit?
    Po pronat qe ata kan bo neper amerik?
    Po te doj amerika per 24 ore i kap kta kriminela me emer.por nuk don.
    Pse?
    Sepse ” ne jemi me ju” thot Sal Krimineli me banden e tij.
    Po ashtu thot edbe Ed Ram 10 perqindshi me te tijt.
    Dhe topi ngelet ne porten e ndonji fukaraji te vogel qe don me bo nanji kafshat buke por pa u lidh me shtet,dhe te cilin e bejn sbembull burrat e lidh me shtet krimçe.
    As ka per t bo asgjo.
    “krimin nuk jua solla une.
    Ate e gjeta ketu midis tuaj”. do te tboshte Skenderbeu po te bente nji vizit ne americ sot.

  3. Nqs nuk do te ndihmonte USA, kurva plake do te bente Shqiperine top lecke. Ka interesa? Sigurisht qe ka, por perderisa interesat e tyre ndihmojne ne ekzistencen dhe interesat tona ne duhet tu themi nje “Faleminderit” te forte.

  4. MOKO says:

    Po te doje edhe na ndihmon,por duhet ta thote Obama e jo keta zevevdes te zevensave.Amerika me pergjimet qe i ka bere te gjithe botes e di ku i ka fshehur Saliu eurot,e di ku i ka Bodja,e di ku i kane te gjithe ministrat e Saliut.E do kete popull? publikoi,kerko si i kane fituar dhe kjo eshte ndihme.E beni dot,bejeni por mos thoni llogje sa here vini ne Shqiperi.Lerini paisjet,fondet,trenimet,hapni vetem pergjimet dhe populli shqiptar te beje si te doje,por ama ta dije kush e ka grabitur djersen e gjakun e tij,ku jane pasurite dhe kush i ka.Nuk e di se si keta gazetare nuk i bejne keto pyetje ketyre zedhenesave.Gazetar eshte ai qe i kerkon drejt per drejt,e jo vetem per qeverine qe iku,por edhe per pushtetaret e PS qe grabiten deri ne 2005.

  5. Kruja says:

    Kongresmene senator qe kane interesa te fuqishme ekonomike qendrojne pas qeverise amerikane. Keta diktojne politiken e SHBA-se. Pa u zgjatur, te kritikosh SHBA eshte e drejte ne shume aspekte. Megjithate per qytetarin shqiptar kritika do te konsiderohej e gabuar ne kontekstin bilateral. Eshte e vertete se interest amerikane ne Ballkan e konsiderojne faktorin shqiptar te rendesishem per ato interesa, gjithmone flasim per ato interesa. Ne jemi nje ‘argument’ ne funksion te interesave amerikane.

    Shikoni luftrat. A ka patur ndonje president amerikan pas luftes se dyte boterore qe te mos kete hapur nje lufte te re?! Ato nuk behen thjesht per te shfrytezuar naften etj etj por per te mbajtur ne kembe industrine e luftes pas te ciles qendrojne senator te fuqishem. Edhe Gerdeci atje I ka lidhjet.

  6. perhere na keni ndihmuar ,por ju kemi zhgenjyer, dhe ju perseri ndihmoni e cfare dashuri fisnike????????????/

  7. Liridon says:

    Personat qe bejne krime ne Amerike,ky shtet i arreston pa patur parasysh pozicionet apo pasurine qe kane.Per kete keni si shembull,arrestimin e nje nenpunesi te larte te shtetit shqiptar,ne territorin e Ambasades amerikane.
    Gjene me te mire qe to te bente shteti yne,eshte qe institucionin e kontrollit te pasurive tja u linte ne dore Amerikaneve.Keshtu do te merrte fund dilema e sovranit :Ku jane floriri(i thesarit dhe ushtrise i zhdukur keto 20 vjetet e fundit)dhe parete(e korrupsionit nga viti 1944-2013) e Shqiptarve ?
    Per kete duhet te ngrihemi e te bejme referendum se ja vlen.Me siguri edhe Amerika do te ishte dakort ta paguente koston financiare te organizimit te ketij referendumi.

  8. shqiptarja says:

    Padrejtesia nuk eshte e fshehur eshte konkrete dhe me emra!

  9. Daja says:

    SHBA :thot që do të ndihmojm Shqipërin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit…ok ……pyetja ime është e thjesht fare: përse nuk e keni ndihmuar deri tani ?? kush ju ka penguar ?? apo tani u njoftëm si miq ? ( apo deri tani nuk ka patur krime të organizuar dhe korrupsion ? )megjithate po mbetem me shpres qe ta ndihmoni tani e tutje ( uroj mos të ket interesa në mes ,apo allishverishe :(.Uroj po ashtu që kto ” ndima” të mos mbeten ëndrra ,fjal të bukra pas podiumeve …………Zotërinj Amerikan ndihma duhet të jet rreale , vizibile dhe e prekshme ( ndoshta ju quani ndihm llotarit e Shqiptarve per 1 viz Amerikane ?? ? ………….kjo vetëm ndihm nuk është ,Sa persona kan aplikuar per viza amerikane ? dhe sa perqind kan fituar vizat ??dhe sa te tjer kan paguar nga 100 dollar dhe kan mbetur te zhgënjyer ?? a i keni publikuar ndonjeher sa persona kan hyr ne ambasadën amerikane pra kan paguar 100 dollar dhe nuk kan marr viz ? ndoshta kto ja gjera te “vogla ” dhe pa vler ,,,,,,,,,,,,,,,por 100-shet e dollareve kan fluturuar ne amerik ? nga 1 popull i varfer ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje