Kuvendi ka votuar pro dekretit të presidentit Bujar Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Në përfundim të votimit, kryetari i komisionit Armando Subashi ka deklaruar se Bashkim Dedja ka marrë 126 vota pro dhe asnjë kundër, pavarësisht se deputetë të mazhorancës, si Bashkim Fino dhe Erion Braçe, ishin shprehur kundër tij.
Bashkim Dedja nisi punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në fund të majit 2010. Ai u dekretua nga ish presidenti Bamir Topi në krye të Gjykatës Kushtetuese në shtator 2010.
Dy ditë më parë, deputeti Erion Braçe akuzoi Dedjen se po përgatitet që të lërë në fuqi koncesionin e qeverisë Berisha për ngjyrosjen e karburanteve.
“Në gjithë këtë histori dua të kuptoj: Ti kryetari i Gjykatës Kushtetuese, gjykatë ku po diskutohet kjo çështje, interesat e kujt mbron?
Interesat e qytetarëve?
Interesat e publikut?
Apo interesat e kompanisë private të ish- pushtetit?
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ti duhet të përgjigjesh, publikisht dhe me transparencë!
Pavarësisht saj, duke parë e njohur deri në detaje sjelljen tuaj në atë gjykatë për këtë çështje, po e them publikisht sot:
Unë nuk të votoj ty për një mandat të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Madje, do t’i kërkoj grupit tim parlamentar të njëjtën gjë.
Qytetarët, interesat e tyre, interesi i publikut nuk mund të këmbehen me detyrimin tënd ndaj kujtdo pushtetari që qëndron pas kompanisë së ish- pushtetit!” shkroi Braçe në Facebook.
Ndërkohë kur emri i Dedjes u diskutua në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino ishte kundër.
E bete cirak me kete mafishen !!!!!!!
Le ti pine lengun se tani e di ai se cfare do tu beje ligjeve te ketyre budallenjve qe po mbajne lloj lloj qerreje te prishur te pushtetit te vjeter.Shiheni kur ta hedhin poshte ligjin normativ per nenpunesin civil .Ah Edi Rama nuk ke gje ne terezi, besuam shume tek ty por nuk do te besh dot gje ke shume pengesa perpara.
Ka nje te mire ky votimi. Do te i mbylle gojen paksa Braces se ngeli vetem duke mburrur punen e mire te PS-se. Te pakten tani te kthehet me kembe ne toke dhe te reflektoje mbi interesat e vertete te PS e LSI.
Le te shpresojme!
Une ja kam friken sepse ne shume rraste ka treguar servilizem karshi puhtetit te Sali Berishes siç qe momenti i sapozgjedhjes qe i vajti ne zyre per ti shprehur mirenjohjen dhe servilizmin e vet.
Ai duhet te jete mbi pushtetin e kryeministrit p0er vete postin qe ka.
Sa kot ky Erjoni ham ham si qeni qe le e ste kafshon votoje kunder te pakten time qe e the e vet ste detyroj njeri. Qenke kot fare. Parazit.
u mbyll pazari, hajde rradha……………
Rilindje….
Kjo do thoje se ska denime ish qeveritaresh….ska asgje vetem pluhur, sa keq per ato 1 milion vota qe do neperkemben nga pazaret e personave qe edhe sot po dominojn si dje politiken .Me te marre faji.
Eshte i perkohshem se se shpejti Gjykata Kushtetuese do te shkrihet me Gjykaten e Larte duke formuar Ghykaten Supreme.
Bravo maxhoranca e Re, te lumtetregoni se vertete jeni:
1000 milion here me e kulturuar se Ceta Veriore e PD-Dragobi.
PS-ja, maxhoranca e Re eshte 1000 milion here me e kulturuar se Ceta PD e Verioreve Dragobi.
Bravo rilindja qe u kthye rivjedhje. E kuptoni qe ketyre nuk ju intereson me bo shtet por thjesht me bo pare. Jane shish, prokuroria, gjykata e larte dhe kushtetuese, kld etj etj qe ne mareveshje me pd nuk do preken dhe rilindasit do merrren me doganat, tatimw, biznese, kazino per me bo nonji lek. Kta do vazhdojne te merren me show ne parlament te tipit ca ke bon ti ne kohen tate dhe ca kam bo une ne kohen time, sa per konsum te njerzve te cilet edhe me barkun bosh do zihen per ramen, meten, salen etj. Ky popull kaq ment ka dhe mire ja bojn. Rrofshin kunatat doganiere dhe gruja e gazetarit ke anta. Dhe nje fjale per brace fejzbukstin : ham ham ham mjauuuuuu.