Intoksikimi nga mbledhja dhe përpunimi i lëndës narkotike në fshatin e Lazaratit ka bërë që dhjetëra persona, kryesisht gra, të përfundojnë në dyert e spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës.
Të ardhurat e siguruara nëpërmjet punësimit nga kultivuesit e drogës për shumë familje në nevojë jo vetëm nga qyteti jugor, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, kanë kosto të lartë shëndetësore.
Për më tepër që në mes të pacientëve të intoksikuar nga hashashi ka edhe fëmijë.
Burime të sigurta nga spitali rajonal i Gjirokastrës bëjnë me dije për GSH se 10-12 pacientë në 24 orë paraqiten në repartin e urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë mësohet se asnjë nga pacientët nuk tregojnë shkakun e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, për t’u rikthyer sërish në “frontin” e tyre të punës, ku dhe sigurojnë bukën e gojës.
“Për çdo ditë në spital vijnë për të marrë ndihmë mjekësore persona që intoksikohen nga hashashi. Shumica prej tyre janë femra që kanë shkuar për herë të parë për të punuar në Lazarat, ose gra që janë të dobëta fizikisht. Disa prej tyre paraqiten me tension të ulët apo të rrahura të shpeshta zemre, ndërsa disa të tjerë janë prekur nga alergjia trupore. Kjo e fundit vijon për dy apo tri ditë dhe vihen re skuqje të lëkurës dhe njolla të errëta”, shprehen bluzat e bardha
Për të shmangur konfliktet me pacientët apo të afërmit e tyre, mjekët e Gjirokastrës detyrohen të regjistrojnë diagnozë ndryshe nga e vërteta. Nëse pacientja është intoksikuar, diagnoza regjistrohet për tension, ose thjesht alergji.
Ndërkohë, problemi bëhet edhe më i mprehtë, pasi përveçse pacientëve të rritur, ka edhe fëmijë. Pranë repartit të pediatrisë nuk mungojnë rastet kur fëmijët paraqiten me të njëjta simptoma të të rriturve dhe kjo vjen pasi nënat i marrin me vete gjatë kohës që punojnë në fshat.
Vetëm gjatë javës së fundit në këtë repart janë shënuar 12 raste të tilla, ndërsa në muajin shtator, 40. Sipas mjekëve pediatër, fëmijët paraqiten në gjendje të obnimuluar dhe janë të mitur të moshës nga 0-3 vjeç.
Ky fenomen ndodh kryesisht me banorët e komunitetin rom, të cilët për shkak të mosakomodimit të fëmijëve në institucione janë të detyruar t’i marrin me vete në Lazarat.
Ku eshte Shteti ?? Iliri
Krimi ne Lazarat duhet goditur me vendosmeri dhe pameshire. Pronaret kriminele te parcelave duhen arrestuar dhe u duhen konfiskuar pronat dhe te ardhurat e realizuara nepermjet kesaj veprimtarie kriminale. Shtqti s’mund te vazhdoje te beje qorrin para kesaj gjendjeje ose eshte i paafte ose nashkpuntor ne krim.Eshte e patolerueshme qe nje fshat ti kundervihet shtetit dhe shteti te veshtroje dhe kaq.Nderhyrja ne Lazarat eshte imediate.
Edhe kastravecat te intoksikuar,edhe Sala i intoksikuar….
Ne spital te kujt dynden keta Lazaratit? Keta jane republike ne vete dhe nuk paskan spital? Qe te funksionoj spitali duhet te funksionoj shteti; dhe shteti funksionon kur te gjithe behen te ndergjengjshem per rregull dhe shtet ligjor.
Nga ana mjeksore simptomat e vena re tek keta persona , kane nje zgjidhje krejt te thjeshte.
Çdo gje ne rastin konkret eleminohet me mbajtjen e higjenes personale. Dmth;
1 . Ne vendin e punes te mbahen maska te thjeshta ,per te mos lejuar hyrjen e pjalmit te luleve ne rruget e frymemarrjes.
2 . Mbas mbarimit te punes eshte e keshillueshme qe puntoret te bejne nje shpelarje totale te trupit te tyre me uje te bollshem e te paster.
Kaq ishin. Dhe çdo gje shkon ne rrjedhen e duhur.
Vetem diçka duhet ti keshilloja nenave me femije.
Nuk eshte mire qe femijet e tyre ta kalojne kohen e lire ne mes te avujve ose aromave te Canabis Satives , sepse koncetrati i kesaj arome ka per veti qe te depertoj neper murin e holle te lekures se femijeve tuaj . Per rrjedhoje ata “infektojen ” qe ne moshe te vogel me kete stimul aromatik dhe kjo ,dashje pa dashje,i shoqeron ata gjate gjithe jetes se tyre.
Me rrespekt.
Ti tony duhet tjesh flamur topi…
Duhet falenderuar komentuesi “tony”, per keshillat qe jep.
se pari vete lazarati te ndertoje nje spital qe mos te varet nga gjirokastra. se dyti meqe ka kaq shume te semure eshte mire te mare specialist per semundje profesionale.
dhe se fundi eshte koha per te mare shembull nga monte karlo per pavaresi ne administrimin e territorit
ku esht ky vend ne avganistan a se nuk pe di
Made in lazarati..i ka dal nami gjithanej..i duhet me e fort shqiptareve qe tdurojn dhimbjet e ri-lindjes
JA SHTETI I EDVIN RAMES QE DO ZHDUKTE GJOJA PARCELAT E LAZARATIT,PO KUR PA QE AJO ESHTE FABRIKE Q
,,QE PRODHON QINDRA VENDE PUNE VENDOSI TA SHKELI BETIMIN DHE TA HAJ TURPIN ME BUKE DUKE E LEJUAR QE KETA TRAFIKANTE TE TREGETOJNE DROGEN PA U HYRE GJEMB NEN KEMB,
Ne te vertete nuk ka nevoje te me falenderoni. Paçka se ironia juaj me jep nje buzeqeshje qe nuk mund ta mbaj te fshehur.
Une u mundova te jep tek te tjeret ato gjera per te cilat kam bere shkolle.
Nuk me duket me vend qe te filloj e te shaj ate ose kete,,, parti ose i divid.
Kulturen e te mbejellurit C-Sativa Shaiperia do ta kete trashegim dhe do ta percjelle edhe tek shume e shume breza qe do te vine mbas nesh.
Kryesorja eshte qe tashme ne duhet te jetojme me kete kulture te mbjelluri. Dhe pse jo edhe te dime ta menaxhojme .
Pastaj , sa me shume e njeh nje diçka , aq me shume di te ruhesh dhe te perfitosh prej saj . Keshtu .endoj une.
Hollanda ka qindra vite qe nuk ben gje tjeter. Mos valle ata kane brire ne ballë. Jo jo aspak. Jane njerez si ti dhe si une. Por me vetmin ndryshim :
Perpara se ta demonizonin dhe ta kriminalizonin C-Sativen , e studiuan mire e mire dhe me ne fund dolen tek perfundimi , ne te cilin jane edhe sote.
Si rrjedhoje ne na mbetet te zgjedhim :
Krimimalizim total dhe gjithperfshires, per ti hapur rruge ilegalitetit dhe trfikut te erret . Ku nuk dihet se kush eshte shites,eres,dhe lerfitues…. ???
Ose Legalizim , Dekriminalizim , dhe zhvillim praktikash pune qe i sjellin shtetit miliarda € . Kjo pa tjeter duhet te shoqerohet me fushata te medha sqarimi dhe mesimi . Per te mos ndodhur ajo qe po ndodh me pu toret ne Lazarat.
Me rrespekt.
Ne Lazarat nuk hyjne dot forcat e policise po prodhimin qe lazaratasit e nxjerrin me makina per ta transportuar as ato nuk ndalon dot policia e shtetit?