Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me DW, thekson nevojën e futjes së konkurseve të hapura dhe transparente për ngritjen e administratës profesionale e larg politikës.
Në Shqipëri ka shpërthyer debati për zëvendësimet në administratë, apo institucione të tjera. Opozita ju akuzon si qeveri e re se ka filluar fshesa politike. Si i përgjigjeni ju kësaj akuze?
Në përgjithësi barra e akuzës është e atij që akuzon, do të ishte shumë mirë që opozita të nxirrte emra, shifra, të fliste për atë çfarë ndodh. Unë vetë kërkoj personalisht një raportim javor për ndryshimet në administratë, dhe për momentin nuk konstatoj asnjë parregullsi. Janë rreth 20 veta që janë larguar duke dhënë dorëheqjen. Nuk ka parregullsi të tjera. Opozita e gjykon me kutin e saj, le të themi me mënyrën si është sjellë vetë me parë dhe na akuzon ne për gjëra që ka bërë gjatë gjithë viteve të qeverisjes, por në mënyrë më masive në muajt e fundit.
Po në media debatohen disa emra së fundmi, emra që lidhen me largime nga detyra apo zëvendësime në polici, dogana, Arkivin e Shtetit, etj. Pse duheshin bërë këto largime për shembull?
Këtu duhet bërë diferenca mes nëpunësve civilë, të cilët rekrutohen me konkurs, dhe në bazë të ligjit duhet të rekrutohen në këtë mënyrë dhe emërimeve të tjera të drejtuesve të lartë, të cilët emërohen nga kryeministri dhe ministrat e tjerë, sipas ligjit. Në këtë rast është përgjegjësia e atyre që emërojnë që të zgjedhin njeriun që është njeriu i duhur.
Retorika politike për një administratë të më të zotëve, të talentuarve, larg të korruptuarve tingëllon si një retorikë shumë e bukur për t’u besuar në realitetin shqiptar…
Sigurisht kjo është çështje pune dhe luftë e përditshme. Dhe është e vështirë se ne jemi duke ndryshuar një mentalitet, i cili le të themi prej 70 vjetësh ka qenë kështu, pra që në administratën publike hyhej me miqësi apo me lidhje. Ndërkohë shumë shqiptarë kanë jetuar e punuar jashtë, janë përballur atje me procedurat e konkurrimit, dhe me faktin që duhet të provojnë që janë më të mirët, po ashtu në Shqipëri në sektorin privat janë përballur me këtë realitet. Mentaliteti ka ndryshuar për një pjesë të madhe të shoqërisë. Ne po përpiqemi qe kjo të ndryshojë edhe në administratën publike. Por është një luftë e përditshme.
Përvoja e gjatë e hidhur me politizimin e administratës publike nga palët që kanë ardhur në pushtet e zëvendësimet e klientelës bëjnë që të mungojë besimi mes palëve politike e shpesh edhe në shoqëri, se ju do të jeni ndryshe. Çfarë do t’iu bënte ju ndryshe?
Ne e kemi shpjeguar shumë qartë këtë gjë dhe do ta ngremë në formë sistemi. E kemi shpallur që pas fitores së zgjedhjeve, krijimin e një baze CV-sh online, pra u kemi bërë thirrje të gjithë njerëzve që dëshirojnë të jenë pjesë e administratës publike të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet një baze të dhënash dhe të depozitojnë CV-të e tyre. Këtë gjë po e përdorim tani për çdo post që hapet për administratën publike duke shpallur konkurse, duke sjellë në to shumë njerëz, nëpërmjet kësaj baze të CV-ve. Pra kjo bën që të kemi shumë më tepër kandidatë në këto konkurse të hapura shpresojmë që të vijnë më shumë në të ardhmen.
Mazhoranca përmend konkursin si mjet për meritokracinë. Po konkursi ka ekzistuar edhe më parë si formë. Problemi qëndron tek duart politike që fshihen pas konkurseve, apo duart e mikut në një shoqëri që e ka traditë të ngulur klanin dhe mikun.
Pra edhe njëherë, duart pas konkurseve kanë ekzistuar gjithmonë, është e vërtetë kjo që thoni, presione ka shumë, ka shumë lidhje, është vend i vogël. Por konkurset e mëparshme vetëm sa shpalleshin sepse e kërkonte ligji, dhe kishte shumë pak informacion publik. Ndërsa ne duke iu bërë thirrje njerëzve në mënyrë të personalizuar, duke iu bërë thirrje atyre që janë në bazën e të dhënave, ata që janë shprehur që duan të hyjnë në administratë, e duke i lajmëruar për hapjen e posteve, ne nuk kemi më asnjë kontroll mbi numrin e njerëzve që vijnë e kandidojnë. Nuk vjen më një njeri me dy shokët e vet, për t’u bërë pjesë formale e konkursit, por vijnë një numër njerëzish, i pacaktuar ky, që ne nuk e kontrollojmë dot. Ky ndryshim sigurisht do kërkojë kohë që të pranohet nga shoqëria dhe përveç kësaj të bëhet efektiv.
Në një fjalim në parlament ju thatë se duhet ndryshuar sistemi, njerëzit nuk do të korruptoheshin aq kollaj nëse sistemi nuk e mundëson këtë. Si do ta ndryshoni ju sistemin?
Është pikërisht kjo që thashë më parë, duke forcuar sistemin e konkurseve dhe duke ardhur në to shumë kandidatë, vetvetiu do të bëhej e pamundur të zgjidheshin njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur apo CV-n e duhur për postin. Duke qenë se shumë njerëz e shohin kush merr pjesë, kjo rrit mundësinë e kontestimit nëse procedura nuk është e drejtë. Hapja dhe transparenca të ngritura në sistem do të bëjnë që rekrutimet të jenë ndryshe nga ç’kanë qenë më parë, të jenë rekrutime të hapura dhe t’u japin mundësinë të gjithëve.
Po shpesh militantizmi partiak në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me sigurimin e një vendi pune, sidomos në një vend me papunësi të lartë. Çfarë masash do të merrni ju për t’i ndarë këto, militantizmin nga meritokracia?
Mendoj se edhe këtu ka një legjendë. Është e vërtetë që administrata ka në tërësinë e saj 80.000 vende pune. Ka aktualisht 6.000 nëpunës civilë, dhe me ligjin e ri shkon ky numër në rreth 20.000. Ndërkohë që mazhoranca aktuale ka marrë rreth 1.milionë vota. Shumë thjesht llogaria nuk del. Nuk fitohen zgjedhjet duke shpërndarë vende pune.
Shtyrja e ligjit për nëpunësin civilu prit ashpër nga opozita, madje ajo ishte arsyeja që ajo braktisi parlamentin. Ndërkohë bashkëpunimi me opozitën kërkohet si kriter nga BE. Si do veprohet për të fituar besimin e palës tjetër?
Me këshillën e Sigmës, që është edhe konsulenti i Komisionit Europian për këtë çështje e ka punuar për hartimin e ligjit u vendos që ligji të hynte në fuqi, e ky moment është i rëndësishëm. Ligji hyri në fuqi më 1. tetor, ashtu si ishte parashikuar. Është momenti më i rëndësishëm pra, se nuk ka kthim mbrapa. Konsensusi i arritur në Maj nuk u prish. Pjesa tjetër është teknikalitet i rekomanduar nga Sigma. Një gjë jashtë vullnetit tonë, sepse nga 30 maji deri në 1 tetor nuk ishte përgatitur asgjë që do ta bënte këtë ligj të zbatueshëm nga ana juridike. Kjo është një zhurmë politike e opozitës. Ndërsa çështja një teknikalitet, efektet e ligjit u shtynë për pak muaj që të përgatiten aktet nënligjore. Opozita e sotme kishte 3 muaj e gjysmë kohë që të përgatiste këto akte nënligjore. Ndërkohë kur u bënë zgjedhjet ne nuk e dinim votat që do të kishim në Kuvend dhe nuk kishim si të imagjinonim asnjë skenar nga ato që thotë opozita.
Një ndër pesë kriteret e Bashkimit Europian për integrimin e mëtejshëm të vendit është edhe një administratë profesioniste dhe e depolitizuar. Keni shpresa ju se ky kriter do të përmbushet?
Kjo do të jetë një përpjekje e vazhdueshme për të gjithë mandatin tonë qeverisës. Pa dyshim që në çdo moment ne do të japim llogari për mënyrën si funksionon administrata publike. Dhe do të gjykohemi në fund të mandatit nëse kemi arritur të bëjmë disa hapa përpara në këtë drejtim.
Z.Harito, po bete kete gje , i keni sherbyer vendit tuaj, njilloj si ata burra ata qe bene alfabatin latin te gjuhes shqipe ne kongresin e Manastirit 1908. Kete interviste printoje dhe lexojeni here pas here.
Ju vafte mbare.
Gos e doktorit mos na genjeni ne jetojme ketu dhe po shohim pushime massive dmth te bgjithe punonjesit ne qendra te ndryshme ketu ne Tiraane qe jane njoftuar qe neser mos te paraqiten ne pune . Dmth nuk flitet per punonjesit me status politik por per te gjithe qe pastaj te merren ne pune tuajt dhe te LSI-se. Kjo me kete masivitet nuk ka ndodhur asnjehere ne keto 23 vite. Ketu jemi e do shohim.
Lomo, leje ket muhabe se ka ndodh ne ’92 kur e mori PD edhe ne ’05 kur e mori prape PD dhe ne ’11 ke Bashkia (po vazhdon) dhe ne ’12 ke presidenca….vetem ju Lomo mos u ankoni e mos u boni viktima…
Qe kjo goca e ka gabim per ato 80 mije vene pune, kete e them se jo per gjo po me 80 mije vene pune ke mrapa te pakten 300.000 vete..
Shtetasit votojne per nje program, per nje te ardhme, pais besojne apo jo ne perspektiven qe propozon nje parti (dhe pse çdo lloj doktrine apo programi politik jane te mbushur me zbukurime apo utopira).
Kur voton vetem pet te mare nje vend pune ne administrate atehere i bije qe te mos votosh per te miren e vendit apo qe nje dite femijet e tu te jetojne ne nje vend demokratik po qe ti zesh vendin e punes atyre qe kane votuar per programin e partise ne opozite.
Me pelqen jashtezakonisht puna juaj o zonje a zonjushe shume e nderuar Harito!. Kjo ka qene enderra ime!
Znj Harito, ruani dhente edhe dhite, sepse sa shkoni tek dhente po u ikin dhite. Lerini konkureset farse, sepse realisht jane farse, ndersa Emeroni Pa Konkurs njerez pa arsim e pa CV fare ne krye te Institucioneve te rendesishme dhe po lini ne rruge njerez me merita edhe me te mira se te tuat, qe na ke ardhur me gaz ne buze nga Franca, ndersa ne kemi luftuar ketu me regjimin dhe jemi me dregeza ne buze ne rruge te madhe.
Keto dy komentuesit duken qe jane te kenaqur, dhe na bejne moral ne te tjereve. Sigurisht, qe ne administrate duhet te shkojne njerezit qe kane merita te verteta edhe pasteri morale dhe kete nuk e keni bere…
Harito Ju moj zonje e keni marre me gezim, e gezim paci, por ne dasem ka rregulla siç e dini, nusja nuk mund te jete larg vemendjes, te gjithe levizin rrotull saj.
Harito ju drejothem juve qe te degjoje kryeministri, mos i neglizhoni TRADHTITE, sepse LSI avash avash do beje mazhorancen me PD dhe kur te gdhieni ju Harito prape do ta keni buzeqeshjen ne buze, ndersa ne stoiket qe nuk u shitem ndaj çdo oferte qe vinte nga pushteti, do te na rrjedhe gjak dregeza ne buze, ndersa ata qe keni emeruar JU shpejt do ti bashkohen Ilir Metes, por prej meje personalisht do te keni vetem voten ne zgjedhjet e ardhshme nese Edi Rama do te konkuroje prape, ndersa gojen do ta mbyll njehere e pergjithmone, sepse une jam i PARI, pastaj vini ju zonje e qeshur….
Keni premtuar 300000 vende pune shendetesi falas jo ti se ti ske qene nojhere ne PS por kryetari jot
Qe ne momentin qe ti thua : jane 80.000 vende pune dhe vota jane 1.000.000 , te jepni pershtypjen e nje raprezaleje ne administrate . A nuk mendoni se ka ardhur koha e meritokracise dhe jo e servilizmit dhe e militantizmit ???? A nuk mendoni se ka ardhur koha qe statusi i nenpunesit civil ti jepet te diturit dhe jo injorantit , ti jepet atij qe e meriton dhe jo lekakulove ???? A doni te beni shtet?? Shteti behet me njeres te afte , pavaresisht bindjeve , dhe jo me injoranter dhe lekakulist se ndryshe edhe pas 50 viteve po keshtu do jemi . Vleresoini njerezit sipas merites dhe jo militantizmit qe edhe kur PD-ja te vije ne pushtet te mos i prek me keta njerez . Se ndryshe , hiq e vere sipas shijeve te partive(PD dhe PS) po rrumpalle ka per te na gjetur edhe pas 50 viteve.
Ku jane keto konkurset e hapura,kam mbaruar Finance,di ndonje gje dikush,lidhur me pjesmarrjen?
po pse nuk i dinit para zgjedhjeve numrin e punonjesve te administrates?
apo hodha lummin te ………….kalin
po c’ja fusni kot,jo te gjithe 1000000 votuesit jane pa pune.
ne kukes siq po flitet po behen emerime drejtuesish ca njerez te njohur per korrupsion.dhe pa integritet ,njerez qe me veprimet e tyre e nxoren ps- ne ne opozite ne 2005 -en.ka intelektual te larguar nga puna vetem se ishin me ps-ne.ajo qe te revolton eshte se ne listat e drejtuesve keta njerez nuk perfshihen qofsha e gabuar.
ca thot kjo vetem 80.000 mij vende as 800 vende pune kjo ceveri ska per te hapur ja do ta shohim ketu do jemi po ato deklaratat politike 1 milon te pa pune ka ne shqiperi 1 milon vota more nga ato te pa punet
kjo me duket si majlinda bregu dhe me e leshte shyoyr qe u be ministre mer nje rog e mos u ndjej i thon kesaj as nje spjegim zdi te japi dhe faqeja e in te kesaj eshte gjithmon ne ndertimin e siperm klikoni ta shihni d m th eshte fund e krye injorante jemi shume te zhgynjyher me kete qeveri menduam se ky do ndryshonte sistemin injorant dhe njerezve injorant po mbeti ne klas si gjith mbetesat po keta hecin ne qeveri shkathtesohen ne pun dhe behen me dhjeta turp te keni qe po na genjeni gjith jeten na lat pa shpres pa te ardhme keni per tu rezuar shum shpejt me keto emerime kriminale te pa aftesh po i mbyllni dyert njeresve qe kan mbaruar ne perendim…., dhe me qellim si saliu si ti.. po pse vall apo jan me te zgjuar se ju dhe e bejn ponen si evropian kurse ju si oriental njesoj si enveri praktik e njohur qe te rini sa me shum ne pushtet me njeres jes men sa per te mar rrogen pa integritet si ministrija qe duhet par ku ka zdudjuar se duket sikur ka studijuar ne palestin
Sa mire qe na I ben llogarite moj zonja Ministre e Deputete e njesise 10. Ato nje milione vota qe ju I permendni me larte I bene bashke ata socialiste qe sot enden poshte e larte duke trokitur neper dyer qe ju mbyllen per te kerkuar pune per te siguruar buken e gojes, dhe ata qe ju po emeroni ne pune sot jo vetem qe sju kane dhene vota por bejne doreheqje nga nje pune e fillojne ne nje me te mire sepse jane miq, shok , te aferm vetem te juve qe jeni ne pushtet sot , se shumica e deputeteve Socialiste skane asgje ne dore vec ul e ngri kartonin. Sa per konkurset tani qe regulluat te gjithe njerezit tuaj vendoset ti beni gjasme transparente qe te vazhdoje loja e ti genjeni socialistet qe ju sollen ne pushtet , po ju dhe ca te tjere si ju se nuk mund ti fus te tere ne nje kazan ,flisni se nuk e dini cdo te thote sakrifice se erdhet nga asgjeja ku ke menduar vetem per vete dhe u bere kjo qe je sot fale atyre votave qe bien ere vuajtje , dhimbje . Zhgenjim, zhgenjim pa fund po marim dhe asnje drite shprese se ky vend do te behet. Ka ndryshuar vetem forma se permbajtja eshte po ajo ,ne mos me keq.