Një shembull pozitiv, emigrantët investojnë për restaurimin e godinës së Pallatit të Kulturës në Rrëshen

10 Nëntor 2013, 14:17Sociale TEMA

Ate qe nuk kane mundur ta bejne drejtuesit e pushtetit vendor, e kane realizuar emigrantet te cilet me te ardhurat e tyre i kane dhuruar Pallatit te Kultures ne Rreshen nje pamje tjeter.

Godina e armotizuar sot eshte kthyer ne nje ambjent me kushte optimale per te meriruar vertet emrin qe mban dhe rendesine e veçante qe ajo ka ne vetvete, raporton “Ora News”.

Ne restaurimin e kryer me donacionet e emigranteve, eshte nderhyre jo vetem ne pamjen e jashtme te tij por edhe ne hollet e ketij pallati, madje per here te parë eshte çelur edhe salla e arteve figurative.

Drejtori i Pallatit te Kultures, Gjergj Marku, thote se me nderhyrjet e kryera ky insitucion ka ndryshuar pamje, duke terhequr edhe vemendjen e vizitoreve.

Restaurimi i Pallatit te Kultures ne qytetin e Rreshenit dhe kthimi i tij ne kushtet bashkohere, ka bere qe te gjallerohet edhe jeta kulturore dhe artistike e kesaj zone.

13 komente në “Një shembull pozitiv, emigrantët investojnë për restaurimin e godinës së Pallatit të Kulturës në Rrëshen”

  1. dritani says:

    Ju lumte se jemi bere si kafshet.
    Ha, pi, dh…, q… dhe kaq.

    1. lirim says:

      rrofte populli! poshte borgjezia!

  2. laraska says:

    Ju lumte per kete gjest kaq fisnik ndaj vendlindjes se tyre. Jemi mesuar aq shume me idene se emigrantet dergojne rreguallisht lek, saqe shepshhere harrojme sa e veshtire eshte te kursesh ne emigrim duke qene se dhe vet ata kane per te paguar taksa, qera apo kredi, shkollat e femijve etj etj. Shume lajme i bukur. Nje gjest shume i bukur dhe fisnik nga ana tyre.

  3. mos fusni plehra says:

    Per cilet emigrante behet fjale ,per ato ne Tirane e Durres apo jashte .Sa per dijeni eshte bojatisur disa here

  4. shembulli vjen nga me i miri. says:

    Gjithmon shembujt me te mire kan ardh vetem ne ket vend..ketu ka lind idea per liri, pamvarsi, dashuri per token e lindjes, respekt per qenien njerezore, respekt per fjalen e dhen, prioritet arsyes e jo emocioneve, ruajtjes se traditave e nderimin e te pareve e atyre qe kan sakrifikuar…etj etj…ndryshe nga cfar behet ne krahinat e tjera e pa asnje ndihm nga qeveria e poshtun qendrore.

    Mirdita Republik me vete si ne vitin 1921.

  5. ARUSHA says:

    U SHTOFSHIN NGJARJET E BUKURA NE SHQIPERI!

  6. arta says:

    Nji akt shume xhentelmenesh fisnik e na kenaq shume shpirterisht .ja kush jane njerzit e mire e te emancipuar qe u dhimset kultura dhe institucioni I saj shtepia e cultures I lumte! Ne keto momente na vjen shume keq qe pushtetaret e Elbasanit prishen e shkatarruan nga themeli Kinemane e tyre te mrekullushme vetem e vetem se jane te babezitur per fitime te majme.Sa turp ,sa turp per kete krye bashkiak e per ate prefekt qe mbyllen syte para kesaj poshtersie ,ketij inkuzicioni kulturor.a do te veproje ligji dhe qeveria a do ta ndjeki kete krim .Si nuk e ngre zerin kjo minister e cultures M.Kumbaro,pse eshte ne kete vend?po kontrolli i shtetit e prokuroria e gjykata? Kete veper akitekturore te bere nga shteti yne per ate popull ne Elbasan nuk kishte te drejte asnji bisnsmen ta shkatarronte per bisnese private.Parlamenti duhet jape fjalen e tij.Me vjen keq se jam emigrant dhe e di qe ne femijeri bukurine e kenaqsine qe na ka dhene kjo kinema.Historia do t`ju denoje rende.Opozita hesht si duket eshte e implikuar ne kete pisllek te madh..

  7. arktiku says:

    Pse nuk ishte rregullu ky pallat me fondt qe danezianet e danides dhane nepermjet deputetit socialist Q. Minxhozi. Qe kan dhon kan dhon por ku kane shkue?!

  8. FANE MIRDITE says:

    ESHTE KRENARI TE JESHE MIRDITORE MIRDITA REPUBLIK MIRDITOR LINDE NUK BEHESH KURRE POPULLSIA ME E EMANCIPUAR E TROJEVE SHQIPTARE .

  9. Aleksander Ndoja says:

    Sqarim: Ne cilesine e shefit te mardhenieve me Publikun dhe Mediat, deklaroj me pergjegjesi te plote zyrtare se informacioni ne titull dhe ne hyrje te kronikes eshte teresisht i pa vertete. Eshte e vertete se Pallati i Kultures ashtu si edhe Muzeu Historik kane njohur nje transformim rrenjesor, por per kete duhet evidentuar impenjimi i drejtuesve te Bashkise Rreshen dhe i drejtuesve te kultures qe fale bashkepunimit dhe aplikimeve te sakta, kane mundur re thithin donacione te humanistes se mirnjohur Marianne Graff dhe Cariatsit Austriak me drejtues Frans Winsauer. Me donacionet e tyre eshte bere e mundur ngritja e pavionit etnografik (M GRAFF), ndricimi modern e skenes (M. Graff) ndersa disa nderhyrje te tjera jane bere nga Caritas austriak, nga Franz Winsauer. I vetmi doncion nga emigrantet i perket printimi i disa fotove te vjetra dhe vendosja e tyre ne hollin e pallatit dhe ne shkallet hyrese ne katin e dyte, dhe qe jane donatuar nga bisnesmeni i njohur ne Itali z. Leke Preçi..

  10. Kureshtari says:

    Ne ç’fare kohe dhe kush e ndertoi pallatin e kultures?

  11. valter says:

    Bravo emigranteve te Reshenit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje