TemA TV/ Armët kimike siriane/ Bushati: Rama ka biseduar dje me Kerry-n, por ende s’kemi vendosur (VIDEO)

8 Nëntor 2013, 11:51Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka raportuar në Komisionin e Jashtëm, ku është pyetur edhe rreth asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

I pyetur nga anëtari i këtij komisioni, Fatmir Mediu, Bushati tha se nuk është vendosur akoma asgjë, por shtoi se kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, John Kerry për këtë çështje.

“Kjo nuk është një çështje që është e lidhur me temën dhe objektivin e seancës së sotme, por në kuadër të transparencës do përgjigjem. Së pari, jemi një vend anëtar i NATO-s, falë dhe kontributit tuaj, dhe si vend anëtar i NATO jemi kontaktuar, këtë kam thënë dhe për mediat franceze, dhe mund t’ju them atë që i kam deklaruar ministrit në sintoni të plotë me aleatët amerikanë dhe evropianë, jemi një ndër vendet që jemi kontaktuar për të parë mundësinë se ku mund të kontribuojmë, ku dhe çfarë mund të kontribuojmë në këtë operacion jashtëzakonisht të rëndësishëm, delikat, serioz, që s’ka të bëjë vetëm me popullin sirian, por me disa parime të rendit ndërkombëtar në të ardhmen”, tha Bushati.

“Dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur një telefonatë të gjatë me John Kerry për këtë çështje. Unë personalisht kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë dhe evropianë në këtë proces. Do t’ju lutesha shumë që para se të dalim me deklarata, siç dëgjova nga kreu i opozitës, të tregojmë sens realizmi dhe përgjegjshmërie. Nuk bëhet fjalë se kemi një vendimmarrje, nuk kemi hyrë në çështje teknike, nuk kemi hyrë në konsultime. Jemi në kontakte, siç kemi qenë për një rezolutë për Sirinë. Jemi kontaktuar, siç ka qenë kontaktuar edhe zoti Bumçi. Nuk jemi në një proces që ka të bëjë me një vendimmarrje”, deklaroi Bushati.

Kurse Fatmir Mediu, ish- ministër i Mjedisit, shprehu qëndrimin e tij kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.

“Kemi një seri ligjesh që na vendosin në detyrimin që të mos kemi marrëdhënie të tilla, qoftë mbi legjislacionin mjedisor dhe teknik. Kapacitetet tona janë nul. Kjo ka nevojë jo thjesht për një vendimmarrje politike, por qëndrim të kthjellët dhe konsultuar”, tha Mediu./ep

52 komente në “TemA TV/ Armët kimike siriane/ Bushati: Rama ka biseduar dje me Kerry-n, por ende s’kemi vendosur (VIDEO)”

  1. emigranti says:

    Ky kerkon te mashtroje nderkoh qe Arvziu thot kane nisur pergatitjet, Rama thot ska vendim .. e gjitha kjo eshte nje loje e ndyre qe do te kushtoje mijera jete njerezish .. Njerez mos heshtni, jetet e femijeve tane jane ne rrezik .. ajo qe na pret mbas hyrjes se ketyre armeve eshte; mijera te vdekur, qindra mijera te tjere kanceroz, qindra mijera foshnje te lindur sakat .. kjo eshte ajo qe na pret .. MEDIA MBAS HESHTJES SE POLITIKANEVE NGRINI ZERIN! JU JENI TASHME E VETMJA SHPRESE

    1. shkodrani londer says:

      Emigranti thote – njerez mos heshtni.

      O emigrant, shqiptaret pa dallim feje, krahine, apo cilen parti politike simpatizon – te gjithe jane dele… pa e ekzagjeruar aspak. (me perjashtim te ndonjerit tek tuk)

      shqiptaret edhe sikur ti vesh ne rresht e ti qosh ne thertore si delet ashtu do vihen ne rresht po ti thote njeri apo tjetri lider i partise. mjafton qe ti thote i pari i fisit vinu ne rresht dhe te gjithe ne resht.

      Po te ishin njerez, nuk do prisnin ti thoje ti cohuni ne kembe e beni protesta masive qe ta shkundin nga brinjet kete qeveri, dhe ti kujtojne qeverise se nuk u zgjodh qe ti trajtojne si dele……

      e deri sa shqiptaret jane dele te urta, atere edhe qeveria shqiptare detyrohet te behet dele e Amerikes.

      Zot i madh, a do behen shqiptaret njerez noj her.

      1. Open your mind says:

        Duhet te kini parasysh z.Bushati,se nuk vendosni ju,por ata qe ju kane vendosur ju aty me vote,pra populli.A po i merrni parasysh anketimet dhe peticionet e ndryshme qe jane firmosur nga mijra shqiptare kunder kesaj kerkese??Une shpresoj qe kjo te jete thjesht nje “shashke” per te terhequr vemendjen e njerzve nga katrahura ku i zhyti psikopati Sali.

    2. fatmir mehmeti says:

      ne duhet te pranojme asgjesimin e tyre ne shqiperi. asgjesimi te behet nga teknike te huaj. ne te marrim leket. europa te na njohe si partner me te drejta te plota, por pa u futur ne europe. arabet dhe te gjitha vendet europiane te njohin kosoven.cmimin vejeni vete. une do preferoja me shume armet kimike te asadit, sesa ndihmen ekonomike e erdoganit.

      1. shkodrani londer says:

        Fatmir Mehmeti nga emri yt dukesh qe e ke nje fare moshe dhe nuk je adoleshent.

        Por paske mungesa njohurish. Mungesa te thelle shume.

        Jo paret e Turkut, por edhe sikur greku te hyje me tanke deri ne shkoder nuk do ishte aq keq sa do te ishte sikur te asgjesohen ato lende ne token shqiptare. Ajo toke infektohet per sa te jete jeta. Toka infektohet, ujrat infektohen.

        Nese pushtimet shekullore kane demtuar rendeshem zhvillimin e njeriut (ne Shqiperi) qe si rrjedhoje as vendi nuk mund te zhvillohet….. me kalimin e brezave kjo prapambetje mund te rikuperohet, ndersa po te kontaminohet toke, kjo NUK cbehet.

        Sot pas 70 viteve ka akoma pasoja nga kontaminimi i tokes ne Hiroshima te Japonise. Dhe ne ate pjese te Japonise ka shume bebe qe lindin anormale nga bomba qe eshte hudhur 70 vite me pare…

      2. Petrit says:

        Paske te meta te medha

    3. ALpini says:

      Edi Rama nuk mendon si shumica e shqiptarevet qe ta ruaje familjen nga cdo rrezik eventual.Edi Rama ska familje,edi rama ka nje femije Grigoren qe eshte me probleme seriooze,pra sot per neser.Edi Rama ka qen qe sistematikisht ka rrahur edhe Aneten,nenen e tij dhe nuk i behet vone nga asnje rrezik.Ka vetem koken e tij qe e turbullon me disa rriga miell ne dite dhe gjen rehat.
      Po vej disa foto nga pasojat e gazit sarin:http://klankosova.tv//images/stories/houla-genocide2012.jpg
      http://static.mondo.rs/Picture/307399/jpeg/01.jpg
      http://fishmedia.info/wp-content/uploads/2013/08/Sulmi.jpg
      http://mjeksiaislame.com/wp-content/uploads/2013/08/arme-kimike-ne-siri.jpg
      http://dragotadic.net/slike/mreza/sirijski-pobunjenici-ubijaju-4.jpg

      1. doni says:

        alpini
        o tarp qe na can k…gjithmon sikur ti i di t gjitha malok muti ste futet njeri ty n jeton private njeri i ulet i paftyr jo se un do t mbroj ramen por ketu mos u fut se trego c far nivel ke e ke je rrit

    4. Andon says:

      U be gjithe ajo zhurme per importimin e plehrave (me te drejte) nga opozita e atehershme, ndersa per tonelata arme kimike nuk kundershtojne, por thone qe nuk kemi vendosur akoma.
      PLEHRA

    5. ASTRIT NURI says:

      Nese jane 2 miliarde $,
      Bujrum!
      http://goo.gl/4GqsXx

  2. drini says:

    I nderuar z.Bushati duhet ta beni norme siç e kane te gjitha vendet demokratike qe trasparencen e dhenien e llogarise ta beni se pari me shtypin Shqipetar(n.q.se pretendoni qe jeni qeveri demokratike)e pas kesaj te bisedoni e te na njoftoni me ane te agjensive te huaja qofshin keto prestigjoze ose jo.Vendimmarrja per te çmontuar armet kimike ne teritorin shqipetar nuk eshte tager i Juaji as si M.i Jashtem e as si Qeveri por e popullit shqipetar qe kurrsesi nuk do te haje sapunin per djath qofte edhe kur na serviret neper pjata nga ata qe kur na vrasin diten bejne sehir,e naten na qajne.Boll me me lodra te tilla !Ndaj u ndeshkua qeveria kuislinge e satrapit Sali pasi vendimet ne kuriz te Shqiperise i merte si vendime te prones se saj private.Lerini keto lojra se pagesa do te jete e shtrenjte per Ju qe keni marre votbesimin e ketij populli.Kryeministrit i themi qe ne histori nuk hyhet sa ka ke qendruar ne postin kryeministror por ç’fare gjurmesh e vlerash le pas.D.A.SH kete pune k

  3. ari says:

    populli te ngrihet ne kembe, qeverija jon nuk ka byth ti thot jo amerikes, sic i tha turku greku e te tera vendet evropiane qe jan 100 her me te zhvilluara se ne dhe nuk pranojne ne vendet e tyre keto helme

  4. Shvejk says:

    Miqesia me ameriken nuk mbahet me veprime te tilla.NATO ka ant are me kapacitete njerezore e logjistike shume here me te media se shqiperia dhe si ngeli shqiperise te jete shpetimtare.
    Kryeministri Rama duhet te sqaroje opinionin publik dhe Kerrin se nuk kemi mundesi as teknike dhe as terren per kete
    Edhe po ta pranoje Rama populli duhet te shkaterroje Ramen para arneve kimike

  5. specialisti says:

    Nuk ju gjen gje o Shqipo jooooooooooo popull friks

    1. Arkitekti says:

      Fjale me vend ke te drejt 100%

    2. Shqiptari says:

      Friks je ti more i ashtuquajtur specialist.

      ShBA-ja meriton nje jooooooooooooooooo te vendosur nga qeveria shqiptare.

  6. nasruddinhoxha says:

    SKUTHI I GERDECIT DHE SKUTHAT E RILINDJES.

    Vetem me emerin SKUTH mund te cilesohet krimineli Fatmir Mediu qe akoma nuk ka kerkuar falje per 26 vete qe groposi ne Gerdec. Kur me mareveshje ne terrin e nates filloi te vidhte si i papare Armatimin e Ushtrise shqyptare si sekser i firmes private “SALIU&SON”. Po si SKUTH Fatmir Mediu shkoi ne Rinas bashke me ambasadorin Withers per te fshehur gjurmet e krimit te tij me fisheket kineze per ushtrine amerikane ne Afganistan. mund te cilesohen mesagjeret e Edi Rames per bythashitjen e radhes. Tani ka dale si gjeli maje plehut dhe kerkon llogari dhe tregon me gisht te tjeret. Dhe ka shume te drejte, kur per krimet e tij makaber nuk i hyri asnje gjemb ne kembe, por ja hodhi paq me finte procedure.
    Nga ana tjeter vendin e Mediut e kane zene SKUTHA te rinj RILINDAS te Edi Rames, pinjolle te Partise se Punes, qe dine ta vertisin mire gjuhen dinake te politikanit si ngjalat e Lalzit dhe po e justifikojne me demagogji NATO-je bythashitjen e tyre ndaj aferave misterioze me deme te pallogariteshme per Kombin dhe Vatanin. Dhe nuk begenisin fare te informojne te pakten shqyptaret per ate qe po kurdisin ne kurriz te femijeve te tyre.
    Po nga ana tjeter nastradini don t’i kujtoje Ministrit Bushati qe John Kerry nuk mund te zevendesoje OKB-ne per vendimarrje kaq jetike per nje popull te telendisur sic eshte ai shqyptar. Aq me shume qe SHBA-s, Departamaneti i Shtetit dhe Pentagoni nuk i kane kerkuar akoma falje shqyptareve per masakren e Gerdecit qe u be e mundur me financimin bujar 300 milionesh te administrates se Bush Djalit.

  7. emigranti says:

    http://www.omroepbrabant.nl/?anp/111131961423/Tirana+wil+chemische+wapens+Syri%C3%AB+vernietigen.aspx simbas ketij artikulli eshte vete qeveria shqiptare qe ka kerkuar te marre persiper demontimin e armeve kimike te sirise, ne kete artikull citohen fjalet e mimi kodhelit; “Ik denk dat iedereen al het mogelijke moet doen om de vernietiging van de Syrische chemische wapens mogelijk te maken”, zei minister Mimi Kodheli van Defensie vrijdag. Deze wapens vormen ,,niet alleen een bedreiging voor het Syrische volk, maar ook voor buurlanden of landen die verder verwijderd liggen van Syrië”. te perkthyera; Une mendoj se çdokush duhet te beje gjithshka per te bere te mundur asgjesimin e armeve kimike Sirjane. Kto arme nuk perbejene rrezik vetem per popullin sirjan por edhe per fqinjet ose vendet qe shtrihen pertej fqinjeve” sipas ketij artikulli do te jete data 15 nendor ku do te vendosen detajet e planit te asgjesimit te ketyre armeve. .. Titulli i artikullit eshte; “Tirana wil chemische wapens Syrië vernietigen” e perkthyer; Tirana deshiron te beje asgjesimin e armeve kimike te Sirise.

    1. bbb says:

      Skandaloze…E lexova dhe ne kete menyre, Kodheli duhet te kaloje ne arrest pasi ka shkelur kushtetutn pasi ajo me kaprico prej idiotje kercenon sigurine kombtare. Shpresoj qe prokuroria ti veje hekrat tani qe ministrtat skane me imunitete…

  8. Mediu eshte i interesuar mos fiton tenderin e cmontimit te armeve kimike dhe asgje tjeter, kelyshi qe duhet te ishte ne burg tani. Ti cmontojne andej lart nga tropoja keto armet kimike mo, ekonomikisht ndihmon dhe pak zonen e varfer ose vendlindjen e kriminelit sali, dhe te punsohen te gjith tropojanet/polica qe kane zbritur ne Tiran. Po me nje kushte, qe te mos lejohen me ne kryeqytet. Thjesht nje mendim…

  9. henri says:

    Kjo ceshtje eshte nje patate shume e nxehte qe asnjeri nuk do ta mbaje ne dore. Qeveria duhet te tregohet transparente sepe nga transparenca nuk i vjen asgje e keqe. Kuptohet se qeveria ndodhet ne nje pozicjon shume te veshtire dhe une e kuptoj kete gje. Nuk kuptoj faktin se pse qeveria nuk meson nga Zvicra qe per Probleme delikate perdor referendumin dhe i shmangjes se problemeve delikate. Referendumi eshte demokracia direkte ku sovrani jep direkt mendimin e tij.

  10. HASKI el says:

    NE 21 JANAR KAM QENE NE PROTESTE BASHKE ME NJEREZIT E MINJ KUNDER SALI GERDECIT QE U VRANE 30 VETE. NQS JU PRANONI ARMET KIMIKE TE SIRISE DO PERFUNDONI ME KEQ SE SALIU. AI VRAU 30 VETE JU DONI TE SHUANI NJE POPULL TE TERE. MOS HARRONI SE EDHE NE GERDEC ISHTE I ANGAZHUAR DASH DHE SPECIALISTET E TYRE DHE PRAPE NDODHI TRAGJEDIA. KJO PUNE NUK KA GARANCI. THOJINI JO ARMEVE KIMIKE TE SIRISE. KUR NUK PRANON USA DHE RUSIA ATO ARME IMAGJINONI CFARE MUND TI NDODHE SHQIPERISE. I KEMI PARE PAMJET FILMIKE TE TE LUFTES KIMIKE NE SIRI

  11. Anda says:

    Dmth qe fati i disa milion shqipetareve varet se si vendoska Rama.
    Jane kot komente per partnere tane, nuk mund tu kerkojme llogari.Llogari duhet ti kerkojme qeverise tone qe duhet te thote qe ne fillim jo. Nuk e kuptoj cka ketu per tu menduar e diskutuar.
    Edhe nese bejne gabimin e tmerrshem qe nuk thone jo. Minimalisht duhet te bejne nje referendim qe te merret opinioni i popullit. Pasi kjo çeshtje ka te beje vertet me fatin, shendetin dhe jeten e popullit.
    Eshte e tmerrshme qe nje kryeminister e minister te luajne me fatin e popullit ne menyre te tille.

  12. Zef Kallami says:

    Z.Mediu si duket keni rene ne binar te rruges se duhur.Fal ikjes se kryeminsitrit Leshi qe po te ishte sot perseri kryemnister nuk do ta mbante ty vugjuti ta kundershtoje e ti shisje mend me qendrimin kunder shkaterrimit te armeve kimike.
    Pikrisht qendrime te tilla,si rasti konkret i yti sot,politikanet ton i cfaredo krahu i tregojne me force dhe argumente te padiskutushme vetem kur gjinden ne opozite.
    Deshiroje te jem gabim me politikanet pozitar sot,te mos e miratojne, po ta kundershtojne me force mos lejimin e armeve kimike Siriane ne token Shqiptare.

  13. Ina says:

    Shkaterrimi i ketyre armeve nuk ka asnje rrezik. Mos beni bla-bla kot se koti si grate e keqija…

    1. Reynald de Chatillon says:

      Pse nuk del vullnetare, ti shoqja Ina, per me shkue me i çmontue ato arme?

    2. X Man says:

      Ty te eshte thartuar shega moj Ina

  14. Erzeni says:

    Gjersa Rama nuk ka¨pasur këllqe per t’i thëne “Jo”, vetëkuptohet qe i ka thene “Po” dhe ju doni ta mohoni kete. Cfare mund t’i thoshte tjeter: “Prit se do mendohem!”. Ju zarbo doni te fshiheni si struci. Ju helmofte buka e ketij populli qe doni ta helmoni me kimikatet e Sirisë!

  15. ra ta si says:

    Shume mire qe i gjithe populli jone sot eshte ne nje mendje me tezat e shokut ENVER HOXHA qe mendonte vetem per popullin e tij.Kapitalizmi eshte i eger dhe mos te lehi kush se nuk e dinte qe ne kapitalizem te jep njeri gje falas.Ka 23 vjet shkerdhatokraci qe askush nuk e ka rruajtur trapin se cfare i ndodh tjetrit,qe vdes se e perze pronari i ri nga shpia,se ska pune ,se ska spitale.Keshtu qe spo arrij ta kuptoj pse duhet ta rruajne trapin njerezit qe skane buke per helmin me te fundit qe po vjen .Miresete vije dhe ishalla po hapet ndonje pune edhe per ne te varfrit.

  16. valter says:

    Nuk kam çfare te shtoj se e ka then te gjithen komentuesi “nastradinhoxha”

  17. Heisenberg says:

    Ta gezoni Rilindjen bashke me armet kimike! Po Koco Kokdhima do dali ne protesta sic dilte per ligjin e plehrave?

  18. bbb says:

    Para se te flasi me Kerryn, Ed Kaushi duhet se pari te flase me popullin e tij duke bere edhe referendum nqs ka nevoje…

  19. Zef Kallami says:

    Dashurin per karrige e tregoi Berisha sa u ngopem.Po kjo dreq dashurie karrige kenka per te gjithe njisoj.Sejcili ne llojin e vet.Ndaj kujdes z.Rama me fjalet e djehit nese nuk je mahit.Kur i ke premtue popullit nji jete ma te mire se e koha e Berishes.Nuk po gaboj mbasi qe ne oret e para anulove plehrat e rekomanduem me firme dhe vule te ish kryeqeveritar lesh Berishes.Populli u gezue per voten se kujta ia dha.Tashti mos prano ate qe nuk deshiron populli.Nuk ka diplomat as diplomaci qe ti bie ndesh popullit.Ne fund te fundit deklaroi botes qe populli kerkon REFERENDUM.Keshtuqe,Ti shpeton nga detyrimi i diplomacise boterore,gezon edhe kryekarrigen dhe populli gezon te drejten e vetvendosjes per te mos u ba shkarpe e diplomacise boterore.

  20. Zef Kallami says:

    Ina — 8 Nentor,2013 ne 1:54 pm

    Me ngjane se ke harrue e ke ngele pa urinu.Shko e baj shurren se na kenaqe me komentin.
    Po te ishte aq sa tregon me blla blla blla,ti.Do e merrnin shtetet ma me potencial se Shqiperia.Te cilet gezojne shkence,teknike dhe ekonomi te forte.Jane ma te ditur se neve mbasi mjaft shqiptare diplomohen ne universitetet e tyre.Ne nji kohe qe neve i blejm diplomat ketu ne Shqiperi.
    Si pershendetje te uroi: Shko e puthu me Milon.

  21. nardi says:

    Edi Rama n.q.s eshte ai politikan qe ne duam te besojme,nuk duhet te pranoj qe helmi sirian i shitur nga anglezet te helmoje vendin tone te varfer.Amerika (me gjithe rrespektin qe kemi per te) le te gjeje ndonje vend tjeter,dhe ne qofte se nuk gjene ti asgjesoje ne teritorin e saj.

  22. adi says:

    Shqiptaret te behen garth para parlamentit dhe portit dhe te mos lejojne asnje fuci me helm ne tokesh Shqiptare, le ti marre SHBA apo Rusia ne territor te vet. Shqiperia nuke eshte Somalia e Evropes
    Nq se qeveria jone e pranon Harram ato 1milone vota o Edi Rama, se historia do te gjykoje per ata akt tradheatar!

  23. O zoti bushati, ne Shkoder ne prill 1990 yt ate mund te urdheronte kasaphanen, SOT ti ase km yt rMa nuk e merrni dot kete vendim.
    Ju vetem do zbatoni ligjin e shtetit SOVRAN & anetar i Natos
    per te cilin ligj bete daulle sa vute kembe ne Qdveri vec nje muaj me pare,
    kaq o zoti minister vendos dot ti dhe KM yt!
    Ps
    Edhe kaq, eshte: shkut per lesh brenda 2 muajsh.
    -_______________________________
    Shqiptare,
    Protesta fillon te Marten, ora 13.00 para kryeministrise.
    Vijon cdo dite ne kete ore, pa orar, derisa pusht- etaret tane plehra tradhetore t’i thone
    ‘JO’ cfarosjes
    se shqiptareve!
    ShqipetAre,
    Bashkohemi dhe s’ka me VDEKJe per femijet & tere brezat!
    Atdheu ne rrezik!

  24. SOS says:

    SOS!!!
    Per: Njerezimin boteror

    Njerez!
    sos, sos, sos… Jemi ne rrezik cfarimi me sulm kimik nga deti, ujrat , ajri dhe toka!
    Amaaaaaaa, anijen e pare qe do kerkoni te fusni ne Durres,
    do e keni te teren ne detin Adriatik!
    Nje here boni vaki qe mbreti shqiptar e leshoi Durresin pa lufte!
    Ket here s’ka mo ta leshojme Vendin per ‘partneritet’ e Miqesi (Miqte e mdhoj e duan Shqipnine pa shqiptaret,
    prej Shen Stefanit, Berlinit, Londres, Parisit …Jaltes….Triestet!)

    Shqipnia eshte E shqiptareve!!!

    kujtese
    Nuk e besum shokunenver kur tha:
    Ameriqenia = xhandari imperialisto- vrastar
    me shkop ne dore !!

  25. fieraku4u says:

    BUSHAT TERHIQUNI NGA KJO KATASTROF E MADHE MJEDISORE….MOS GUXONI TE APROVONI ARMET KIMIKE SIRIANE.

    DO JET FUNDI JUAJ PO APROVUAT DICKA TE TILLE….

    AMERIKA ESHTE E MADHE, LE TI MARRI VET EDHE TI SHKATERROJ.

  26. Verte mor bushat, eshte: ‘jashtëzakonisht i rëndësishëm, delikat, serioz, që s’ka të bëjë vetëm me popullin sirian, por me disa parime të rendit ndërkombëtar në të ardhmen”, internacionalizmin ja kena lon’ ty’et,
    E, mesoje njehere e mire, vare me tabele ne qafe po te ngaterron mendjen yt ate,
    mesoje mire qe per nje minister shqiptar mbi te gjitha eshte
    Jeta e shqiptareve per sot e per jete,
    e ky qe thu zotnjote: rendi nderkombetar, nuk i duhet Shqipnise pa shqiptare,
    KI Rendi qe thu zotnjote shqiptareve i duhet kur jane te gjalle & shendetshem.

    Keshtuqe vendimin e marrim ne, jo zotnjote e as KM yt.

    PasKujtese
    Ju te dy vetem per b….tuj mund te merrni vendim,
    ja jepni ose jo (Rendit Botnor),
    Oooooooo mbuuuuuuuuushat !

  27. sfinks says:

    maqedonia eshte e shqetesuar per shkaterrimin e armeve kimike ne shqiperi dhe do protestojn dhe vendet e tjera ballkanike. se ato kan nje efekt shume te madhe per nje territor kaq te vogel qe eshte shqiperia .ne kemi vendburime uji ne te kater anet e vendit . dhe per kete pershendes k.bashkiakun e elbasanit per refuzimin e ketyre armeve.se jane me pasoja shume te renda se te jene te mira nuk na i len kushe ne por te gjitha vendet e natos i morin per vete.me qe jane te rrezikshme thon ti marri shqiperia .dhe ne si popull i vogel ata tonelata arme nuk na duhen.politikanet tane jane vetem te mbushin xhepat e tyre dhe te ikin ne nje shtet tjeter .ps thote ti marrim sebushim xhepat se krijojme vende pune por te….. rrezikshme.pd thote ishalla i morin se dalim ne proteste. dhe ne fund mjere populli qe e drejton nje brum i gatuar keq.

  28. Beni says:

    Te ngrihemi te gjithe kunder armeve kimike, askush nuk duhet te luaje me te ardhmen e femijeve tane.

    Jo per miljarda dollare, por edhe per me shume, qeveria duhet te vendose pro mjedisit te qendrueshem dhe ekosistemit te paster.

    Nuk jemi kafshe qe e kane gojen vec per buke. Helmet do te demontohen prane Tiranes.

    Nuk i kemi kaq shume borxh Amerikes, sa te na kercenoje dhe te ardhmen. Jemi vertet kombi me proamerikan ne bote, por kjo eshte e tepert.

  29. Tajson says:

    Shifeni Minin e jashtem Shqiptar ,si ja len topin Rames !
    Eh karagjoza

  30. hason spata says:

    Sala u josh nga leket e plehrave dhe deshte te na bente “kosh plehrash”,
    Rama e pengoi, anulloi ligjin…
    Rama ska “vendosur” akoma cdo te beje me armet kimike!!!
    Kush do ta pengoj Ramen qe mos te behemi “plehra kimike”???
    Me sa duket Rama ska shume per te vendosur…jo per gje por akoma nuk ka nxjerre “avokatin e popullit” apo ndonje “shoqeri civile” per ti kundershtuar keto arme .
    Duket qarte qe ata lart “Amerikanet” jane te vendosur per kete pune.

    Pra me pak fjale ksaj rradhe duket qarte qe do vendosi populli…por ne si popull kemi nje problem, o nuk vendosim fare ose e vendosim me “cmim” te shtrenjt.

  31. valter says:

    Ngaqe e duam fort ameriken po na bien nje dhurat te mire qe te vdesim sa me shpejt, thot mire nje komentues, ata e duan shqiperin pa shqiptaret

  32. uci says:

    legenat vendime legenash do marin.

    1. uci says:

      Duhet ta kuptojme qe e gjitha eshte nje loje e nisur qe me pare,emisioni “fiks fare” per cudi i gjuan pozites me ato video, opozita ngre nje ceshtje qe nuk ka “ndodhur” ne keto 23 vjet(blerje vote),dhe kerkon nje miting per diten e hene,asnje fjale per armet kimike,”cudi” ,gallata eshte qe koncidon qe bash ankohet tek arvizuja sot,arvizuja thote do ju a mbeshtesim po na i mbeshtesni,dhe te treja palet na i mbeshtesin neve!

  33. bobi says:

    Sa hera na ka terheq Sala dhe Edi per hund eneper demostrata e mitingje per llogari te politikes se tyre te shpifur dhe te interesave te tyre? Madje shume prej nesh kane humbur dhe jeten ne to. Tani behet fjale eper te ardhmen e femijve tane per shendetin e familjeve tona dhe te brezave qe do te vine qe edhe sikur te kesh parate e dynjase te kesh nul i shijon dot me shendetin e heluar, tani cfare do te bejme do rimme ne shtepi dhe do te shikojme televizor. Rama , Basha , Basha ,Rama…
    NJEREZ COHUNI RREMBENI THIKAT DHE PIRUNJTE DHE MBRONI SHENDETIN E FEMIJVE TUAJ; COHUNI

  34. Mirush Dorda says:

    Ne Shqiperi ska demokraci perderisa populli zgjedh por smund te thote jo per vendimarrje per jeten e femijeve te tij. Duhet te marri fund kjo lloj qeverisje diktature ku populli eshte turme. Kontaminimi qe do ti bejne ujrave keto kimikate edhe 1000 miliard euro skane vlera po shkaterrojme vendin tone. Perse Franca Gjermania Anglia spranojne tij shkaterrojne? Shqiperia perdoret si vend i botes se trete sepse ska qeveritare as opozite qe te thone jo por disa servila qe ne émer te pushtetit japin gjithcka.

  35. Drini says:

    Lerini komentet o popull se koha nuk pret. Nga fjalet qe thote ministri eshte fare e lehte te kuptohet se qeveria shqipetare e ka pranuar marreveshjen per shkaterrimin e armeve kimike. Bushati shqip thote qe Rama ka biseduar gjate per kushtet e sigurise dhe per vendet e tjera qe do te ndihmojne ne kete proces.

    Ne te gjithe duhet te ngrihemi ne kembe ne cdo cep te Shqiperise per t’i treguar qeverise sone te papergjegjshme se u takon vetem shqiptareve qe te marrin vendime per token e tyre. Ne kurresesi nuk duhet te presim qe k’jo te behet fakt i kryer sepse pastaj do te jete shume vone.
    Nuk ka gje ne bote qe te zhbeje pasojat fatale te demontimit te armeve kimike.
    Ne duhet t’i tregojme qeverise sone idjote por dhe atyre qe e kane bere kete propozim dhe kerkojne te n’a vrasin te gjitheve si miza, se kjo toke ka zot dhe zoti i kesaj toke jane SHQIPTARET.
    Ne duhet t’u themi atyre, “Ndalu beg se ka hendek”.

  36. Ketrina says:

    Zoti Minister, ju lutem lerini kontributet per eleminimin e lendeve kimike te Sirise. Keni dhjetra specialiste qe mund ta gjykojne kete ceshtje, ne menyre te paanshme, thjesht si specialiste. Eshte ne nderin tuaj per te arritur suksein e detyres tuaj , te degjoni fjalen e tyre.

    Rendome po ti referoheni raporteve nderkombetare qe masin zhvillimin e vendit tone, do shihni ate qe e keni permendur shpesh here. Shqiperia ne ato raporte renditet afer fundit persa i perket INDIKATOREVE (treguesve) qe masin zhvillimin e vendit. Nderkohe qe vendet Skandinave, Britania, Gjermania, Franca etj etj, renditen si vende te zhvilluara. Keto ju i dini shume mire, ndaj si mund ta quani “privilegj” propozimin nga SHBA, qe e zgjedh Shqiperine per eleminimin e lendeve kimike te Sirise? Ky propozim eshte i padenje, po kursej terma te tjere. Eshte i padenje, pasi eshte njesoj (po perdeor termin qe perdori ambasadori amerikan duke na quajtur te jemi te pergjegjshem si anetar te NATOS) sikur ti vendosesh traun me te rende, atij anetari qe eshte me i brishte, ju duket pergjegjshmeri kjo nga aleati yne SHBA? Lere pastaj te flasim per ta quajtur “privilegj”…

  37. monda says:

    edi rama nuk eshte atdhetar, berisha nuk do ta kish be ket veprim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje