TemA TV/ Sërish përplasje fizike për godinën e PSD. Gjinushi: Është falsifikuar akti i pronësisë (VIDEO)

8 Nëntor 2013, 10:55Sociale TEMA

Nuk ndalen tensionet dhe përplasjet fizike për selinë e Partisë Socialdemokrate.

Zyra e Përmbarimit dhe përfaqësues të policisë private kanë shkuar sërish në zyrat e kësaj partie, që ndodhen prapa Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Fortuzi” për të ekzekutuar vendimin e gjykatës për lirimin e godinës.

Përmbaruesit privatë kanë rrëzuar portën e selisë së PDS-së dhe kanë hyrë në oborrin e kësaj ndërtese, ndërsa ka pasur edhe një përplasje fizike mes përmbaruesve dhe policisë private që është punësuar nga PSD për të ruajtur godinën.

Megjithatë përmbarimi privat ka hyrë në ambientet e selisë dhe ka filluar të nxjerrë materialet që ndodheshin brenda objektit.

Rreth një orë pas nisjes së operacionit, Forcat e Ndërhyrjes së  Shpejtë kanë ndërprerë punën e përmbaruesve për lirimin e ambienteve që kanë shërbyer prej vitesh si selia qendrore e PSD-së.

Policia ka nxjerrë jashtë të gjithë përmbaruesit, duke u shprehur se territori do të boshatiset dhe se do t’i kthehet pronarit të ligjshëm, pa thënë se cilin njeh si pronar të ligjshëm të godinës.

Policia ka kërkuar largimin nga godina të të gjithë personave që ndodheshin në ndërtesë dhe për pasojë janë shënuar edhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe përmbaruesve.

Policia i ka vënë sërish çelësin portës kryesore, duke lejuar policinë private të marrë sërish në ruajtje selinë e PSD-së.

Në një prononcim për mediat, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, është shprehur se ka falsifikim të aktit të pronësisë dhe Enti i Banesave po shpërdoron detyrën.

“Ish-struktura e shtetit që ra, e ka nxitur këtë sherr. Ky pronar ka vetëm 1/3 e truallit të selisë. Ai është keqpërdorur. Përmbaruesi privat është pa licencë. Ish-pronari të vijë që nesër të marrë pjesën që i takon, por nuk do të lejojmë të grabitet prona shtetërore. Përmbaruesi nuk mund të vazhdojë një veprim që është ndaluar nga ministri. Këto janë lojëra politike,” u shpreh Gjinushi.

Dy nga personat që pretendojnë se janë pronarë të truallit ku ndodhet selia e PSD-së, janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit numër 3.

Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes duke vëzhguar situatën me qëllim që të mos ketë përplasje.

38 komente në “TemA TV/ Sërish përplasje fizike për godinën e PSD. Gjinushi: Është falsifikuar akti i pronësisë (VIDEO)”

  1. ngjala says:

    Per sa i takon permbaruesve,nuk ka me rr.obq.ir se keta plehra dhe hajdut me licence nga shteti i saliut,me ne krye dritan nelen qe dhe nenen e vet e q.i per pak lek.per sa i takon artikullit, eshte nje lesh i tere sepse nuk teper i paqarte se cfarr ka ndodhur,nuk merret vesh gje fare dhe duket sikur tema thjesht e kopjuar

    1. ligji says:

      JUA THEM UN SI ESHTE KY MUHABET. AI ISH PRONARI KA KERKUAR LIRIMIN E GODINES POR KA HUMBUR GJYQIN NE GJITHE GJYKATAT.
      KTU KAN FILLU DALLAVERET. GJATE ZGJEDHJEVE KUR DREJTORET E PD SHQYNIN SE ISHTE FUNDI, KY ISH PRONARI ME DREJTORIN E BANESAVE I FUSIN NJI FIRME QE TE NXIRRESHIN FAMILJET E PASTREHUARA NGA GODINA.
      KY VENDIM ESHTE I KRYER SE SKA ASNJE FAMILJE BRENDA NE GODINE. POR KETA ISH PRONARET GENJEJNE SIKUR KA VENDIM QE TE DALIN SUBJEKTET PARTIAKE. VENDIMI ESHTE VETEM PER FAMILJET ATO QE KAN QEN PA STREH DHE ZUN ISH PRONARET. EDHE GJYQET E TJERA I KA HUMBUR ISH PRONARI.
      PO TANI ME CA NDERTUES U KA PREMTU LULI QE DO U JAPI LEJE PER 20 KATESH PRANDAJ TURREN HIJENAT ME 20 PERMBARUES TE SALIUT.
      VERIFIKOJINI KETO QE PO JU THEM UN E DO ME BESONI.

      1. elona says:

        Meqe paske dijeni ti per ceshtjen,po te them une qe ai ish pronari,A.M,ka fituar shkalle te pare dhe te dyte,nuk ka pas ankese nga avokatura e shtetit dhe as ne gjykate te larte,dhe se ca do perfitoje ai nga prona e vete,eshte puna e tij.Po derisa te mos lejohet robi te gezoje pronen e vet,e te lejohet nje mi gjirizesh si Gjinushi te tall trapin me pronen e tjetrit,ashtu do jete ne Shqiperi perhere.

        1. tava madhe says:

          Elona ka leshua si lopa nja 10 komente “qytetare” pastaj e ka nxjerrur koken qe eshte ne taven e pronarit. Po ec moj elona nxirri letrat qe ke fitu gjyqet. Kshu eshte muhabet burgaxhinjsh. Mashtroni pa u skuqur ju burgaxhinjte. Smerret prona me letra bakalli. Si puna e atij burgaxhiut tjeter qeros ne televizor qe kerkonte pronat e cameve ne mes te tiranes. Kujtonte se ishte ne janine. Te tjeret spo u kthehen pronat ne maje te malit ty ta paskan kthy ne mes te tiranes.

    2. tano says:

      Po keni fytyr me fol ti pdist keni vjedh pronaret i late pa buke. Rrembyt shqupin prap folni o dhite e bjeshkve. 20 vjet vetem jozi i ka marr pronat.

  2. robo says:

    Ngjale, ai Nela eshte kontigjent ordiner llum fare fare e njohin te gjithe. Keta i vuri PD permbarues qe i perdorte per te vjedhur prona. Po une e njof edhe ate qe ben si pronar edhe ai ka bere burg. Po e bukra fare edhe avokati qe del ne televizor edhe ai ka qene ne burg. Kupton ca behet ketu jane te gjithe burgaxhinj dalin gjasme per ligjin. Kta ti cojne te shqupi se aty ka pronare zoterinj tamam.

    1. elona says:

      E cfare dmth qe ka bere burg ai???E ka shlyer detyrimin ai.Pronen s’ka pse tja marre Gjinushi me 200 votues ne rang republike.Gjinushi te lere pronen qe s’eshte e tij,se ka bere falsifikim apo jo ai tjetri…le ta gjeje prokuroria.Nje gje eshte e sigurte:Gjinushi nuk eshte pronar dhe te zbythet sa me pare.

      1. robo says:

        Ju lepurushat blu gjithmone me emra gocash shkruani ju ka mesuar lulja. Grup burgaxhinjsh hiqen si me ligje. Ju lepurushat blu shkruani per prona hahahaha. po ju jeni hajdute shqupi ishte i lire dhe ju e zute vetem per por. Une kam prona per vete neper kullota dhe spo mi kthen njeri. Kurse ktij pronarit po ja kthejne pronen ne mes te tiranes. Po kush i ha keto moj lule hahaha.

    2. hajduti says:

      PO SI MUND TE MARRE LICENSE PERPARUESI NJE I DENUAR? PO NJE AVOKAT BURGAXHI NUK DUHET TE KETE LICENSE? NE ITALI NQS DENOHESH HARROJE LICENSEN. KETA BURGAXHINJ PASI KANE BLERE UNIVERSITETIN TE SHKOLLAT PRIVATE, KANE BLERE DHE LICENSEN E PERMBARUESIT DHE TE AVOKATIT, PASTAJ SILLEN SIC JANE SI BANDITE! SHTETI DUHET TE NDRYSHOJE LIGJET, KUSH DENOHET I HIQET E DREJTA E USHTRIMIT TE AKTIVITETIT E PIKE.

      1. Patriot says:

        O hajdut (persekutor)c’far burgu kane bere ato qe thua zotrote,,burg politik,apo ordinero-politik,sikurse shume ish persekutore qe i denoje vete diktatura si kundershtare brenda lloit te luftes per para te piset e pushtet pakufi?
        Shtepia e ish kryetatit te bashkise se Tiranes Z.FORTUZI i viteve 1940,nuk eshte prone private,por prone shtetrore,sikurse ish pallati i pioniereve prone shtetrore,qe ja dhuroje Zogollajve bucja komunisto-allademokrate,Sai Ram Brisha,ky dobic I palles turko-serbo-komuniste-ekstremiste-fundamentaliste,qe akoma e mban nen setull Edvin Kristaq Ram,per t’a ruajtur te pa ndeshkuar per bemat e tije sa kriminale aq dhe superkorruptive ne vite me fuqin e pushtetit.
        Drejtesi e vonuar,drejtesi e mohuar,nje bashkefajesi dhe nje krimqe vazhdon,qe nuk duhet sponsorizuar por denoncuar dhe arrestuar qe te pegjigjen per mijra krime ne vite.
        Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtesi dhe jo ortakerime boten e krim-korrupsionit-politik qe krekosen si gjeli siper plehut te tyre,pa I hyre gjemb ne kembe ,nga nje palo politike qeverisese,e prourori dhe gjyqesor I kapur nga ISTITUCIONI I krimit.Mjaft me.

    3. Ela says:

      Une them ta ndalojme avokatine si ne kohe te xhaxhit! Edhe keta permbaruesit private te kete vetem shteterore si atehere. Si thu ti robo dhe ca kamunista te tjere ketu?

      1. fl says:

        fshatar – ngele duke ndryshuar nick – po zhuls ngelesh

  3. ben says:

    Komunistet brekegrisur rjepacake te Gjinushit dhe sot nuk duan te kthejne pronat e grabitura ne 45. Nuk duan te kthehen ne origjine ashtu si ishin para 45, pa buke pa breke ne b…….
    Prona tek pronari, dikur e verteta do te fitoje.

    hajdutsia politike vazhdon e renkon kur vihet drejtesia…ti kthehet pronareve cfare i takon dhe boll me mbrojtjen politike te individeve qe spekullojne e akuzojne per te justifikuar harbuterine e tyre! Keta jane te kuqte qe me mendjen e tyre na lane dhe pa buke ne 89

    1. lulushi says:

      Sa qave ne 23 qershor ti beni? Kur dha sali dorheqjen qave prap. Prit prit se ske par gje akoma.

  4. robin says:

    o gjinush mos e ca trapin sa te jet rama.post ne qeveri nuk te dha,te pakten te japi zyren.

  5. Bravo Ben! E keqja eshte se na u bene te pasur rrjepacaket e katundeve te Tepelenes dhe Zoterinjte qe e kane pronen te trasheguar mbeten te varfer!
    Zbatoni ligjin Zoterinj!
    E para gje qe beri fashizmi kur erdhi ne fuqi shkallmoi shtetin ligjor dhe e keqja eshte se edhe atehere kishte shume njerez qe e perkrahnin!
    Zoti na ruajte se veten dhe njeri tjetrin nuk po e mbrojme!

  6. Tironci says:

    Gjinushi nese pretendon se ka fallcifikim,te shkoj dhe ta zgjidhi ne gjykate.sepse e thote ai kete fjale,nuk don te thote se eshte e vertete.

  7. Tini says:

    Nuk ka pune Gjinushi me falsifikim apo pa falsifikim dokumentesh.Kjo prone nuk i perket Gjinushit,eshte e dikujt tjeter,Gjinushi te dale sa me pare dhe t’i leshoje pronen atij qe e ka,me”falsifikimet” qe pretendon Gjinushi merret prokuroria.Prap vazhdon me metoda bolshevike ky.

  8. erjon says:

    Faj nuk ka as pronari dhe as Gjinushi.Fajin e ka qeveria qe sapo u shporr me menyren se si e trajtoi kete problem,qe edhe llogjika e nje femije 7-8 vjecar do te qe me e pranueshme.
    Qe te kthesh pronen pronarit pas 50 vitesh nuk mund te realizohej pa studiuar mire se cdo behej me qytetaret qe vete shteti i kish strehuar ne ato prona,duhej vene kontroll i rrepte qe te mos kish shkelje e abuzime neper arkiva,hipoteka,gjykata etj e tj .
    Por Saliu kishte dy te keqia te medha qe nuk mund te realizonte dot kthimin e drejte te prones tek pronari se ai ishte (eshte)E para Komunist dhe e dyta Injorant.

  9. Argi says:

    NUK I TAKON GJINUSHIT TE CAKTOJE KUSH ESHTE PRONARI ,NESE SIPAS GJINUSHIT NUK ESHTE KY PRONARI I VERTETE ESHTE DIKUSH TJETER CPUNE KA GJINUSHI KETU ,GJINUSHI KA KAQ VITE QE NUK PAGUAN QERA NE PRONE PRIVATE ,PO GJINUSHI I KERKON PRONARIT 50% TE GODINES QE DO TE NGRIHET PRANDAJ NUK DEL ,AJO PRONE ESHTE PRIVATE DHE PIKE ,SA PER PRONARIN KA QENE NE BURG APO JO ESHTE CESHTJE E TIJE PERSONALE. BURG MUND TE BEJNE TE GJITHE PO JO TI MOHOHET PRONA

  10. Stafi i gazetes Tema ju pergezoj per transparencen Tuaj!
    Megjithe mendimet e ndryshme qe shprehen ne blogjet Taja, nuk i ndani opinionet ne ato qe ju interesojne dhe qe nuk ju interesojne!
    Fatkeqesisht kjo ndodh me gazeten SHqiptarja.com te Anila Bashes dhe gazetes Shekulli.
    Neper blogjet ku diskutojne njerez te ndryshem qe ne nje shtet demokratik kane opinione te ndryshme fatkeqesisht nuk publikohen komentet qe nuk i shkojne per shtat botuesve te ketyre gazetave!
    Ky nuk eshte shtyp i lire por shtyp diktatorial!

  11. henri says:

    Une nuk e njof fare problemin. Mendoj se ne keto pune nuk ka pune ministri perkates por gjykata dhe vetem gjykata. Do te behemi neve nje here shtet ligjor APO jo ?! Ministri te beje punen e ministrit dhe jo te nderhyje ne kompetencat e gjykates. Ministrii i perket qeverise, gjykata i perket organit te zbatimit te ligjeve. Jane dy pushtete te ndryshme te ndara me kushtetute.

    1. X Man says:

      Po kjo qe thua ne vend normal do ishte normale. Ne Shqipri eshte ministri,miku, shoku ,shoku i shokut e me rradhe. Kush nuk i ka, shkon e mbledh skrap.

  12. Ustai says:

    Nuk e kuptoj pse nuk eshte vepruar shume pare per kete veprim. Ne fund te fundit nuk po kuptoj rezistencen(politike te z.Gjinushi, qe ka 25 vjet qe flet per pronene private, dhe nuk po leshon nje godine(qofte dhe e Partise)kur ajo nuk ka qene as e shtetit dhe as e tij. Cfare pret ky politikan ,tashme(por edhe me pare pa “ushtare”? Ta ndihmoje PS ??!!!
    Me kot shpreson, prona do te veje tek i zoti, qofte edhe ,jo 30%,por sikur edhe 3 perqint te kishte,pasi ai nuk ka ndonje dokument ligjor qe pjesen tjeter ,pas 30 perqint, i ka ai, apo shteti…Me vjen shume keq per z.Gjinushi se ne cfare gjendje eshte katandisur. Nuk mjafton te jesh i suksesshem vetem fakti se je nga Tepelena,ne se nuk di se si te mbash elektoratin tend…te motivuar.

  13. zuli says:

    ketu ne kete gazete kane drejt te komentojne vetem koperativistet e ram tangaxhiut piuuuuuuuuuuuuuu

  14. X Man says:

    Po edhe Gjinushi e do nje prone kaq gje do e bej Rama keshtu i jep nje lepirse lepirsit Gjinushi.

  15. viktor hoti says:

    Nuk duhetr bere pershesh gjerat. Gjinushi e ka ne posedim ligjore dhe detyrohet t’ja dorezoje jo cdo pretenduesi , bile edhe sikur te jete pronar por vetem me vendim gjykate mbi kerkesen e pretenduesit te proesise per lirim e dorezim prone. Lidhur me kete pretendues ka kerkuar nga gjykata marrjen e prones por sipas Gjinushit i eshte rrefuzuar kerkesa me vendim te formes se prere. Ne eshte keshtu Permbaruesi ka shkelur ligjin dhe mban pergjegjesi penale . Ne te kunderten poqese organi kompetetent ka urdheruar lirimin e dorezimin e objektit , Gjinushi jo vetem duhet te liroje objektin por edhe te pergjigjet penalisht per pengim te ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor, Ceshtja eshte e thjeshte . Viktor Hoti

  16. santiago says:

    permbarusi BAFTJAR NELA(TALI)eshte nje injorant dhe nje koker maloku nga tropoja ,por lindur dhe rritur ne lushnje ,nuk e di si ka filuuar pune aty

  17. Fabio says:

    O shok dhe shoqe mos beni lloqe. Ka nje vendim gjykate dhe duhet zbatuar. Policia me ligj duhet te mbeshtes permbaruesin dhe jo te dal kunder. Ska rendesi kush eshte debitor apo kreditor. Vendimi i permbaruesit kundershtohet ne gjykate o Gjino dhe jo me policet e saimirit se pastaj ska me shtet ligjor. Keta permbarues qe zbatuan vendimin e gjykates ne permet dhe nxorren priftin grek nga pallati kultures shqiptare ishin te mire dhe sot qenkan burgaxhij? Po gjinua nuk mjaftohet me zyrat qe ju vune ne dispozicon ne bulevardin Zogu i 1, apo ja ka lene babai vilen e Fortuzeve?

    1. @ fab karavella says:

      Po ju funderrinat e saliut mendoni se do beni si tju doje edhe tani?! Po jua hap ate mbrapa gjinushi me saimirin o langot e m.. ke te besh me leber dhe jo me pederasta spiuna si puna jote. Po te kishin vendim gjykate ata do e tregonin ndonjehere si thua ti o bythshpuar?

  18. enver hoxhaj says:

    kelyshi i te jatit gjysme opinges ,shushunje e terrorrit dhe hajduterise komuniste ,ai duhet varur prej topesh

  19. askushi says:

    Keta permbarues ishin edhe ne kishin e Permetit, qe revoltuan gjith ortodokset.
    Po keto jane edhe sot tek godina e PSD.
    Me duken si krahu i armatosur i Saliut, qe duan te bejne remuje, qe te hiqet vemendja nga maskarralliqet e PS ne qeverisje.
    Shikoni momentin kur ata aktivizohen, zgjedhjet ne Korce, armet kimike nga Siria, do dali Pa Loqja ne miting te henen. Nuk e di po ka njefar lidhje midis tyre.
    Te presim dhe te shohim, po kjo dore e fshehte do mirret vesh.

    1. askushi says:

      e kisha fjalen per qeverisjen e PD, pra maskaralliqet e PD si Gerdeci, 21 Janari, Nacinalizmat qe tregoi ne 100 vjetorin, turpi i madh me turten, ku na ofendoi te gjitheve.

  20. Qytetari says:

    Gjinush liro pronen se ti ske lidhje fare i pam te gjitha. Me perpara mund te na genjeje por doli qe dhe prokuroria ta ka rrezuar kerkesen e falsifikimit. Prona ti kthehet pronarit! Kush je ti qe spaguan as nje qera ??

  21. E verteta says:

    Ky gjinushi esht kriminel, mir i ka then e ema e Zan caushit: hajde pastro pjaten ku ke ngrene buk gjinush. Dashka dhe pronen e tjetrit ky. Ne burg e ka vendin

  22. perse keto videot e Temes jane pa ze? o rregulloje ose mos turperoni veten ,,,

  23. Emigranti says:

    Sa pushtete egzistojne ne kete shtet anarkist .C’jane keta permbaruese,avokate e berbate qe lane nam ne trjtimin e ligjeve te shtetit vec duke xhvatur leke.Me sa duket lopata e pronave do te futet thelle e me thelle drejt shekujsh….

  24. miriam tabaku says:

    Ky gjinushi nje burgaxhi i vjeter kerkon te mbaj prona me force. Te gjitha poshtersit i ka bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje