Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ngushëlloi familjet e viktimave në dy raste tragjike në minierat shqiptare.
Tahiri tha se kjo është një trashëgimi e pushtetit të shkuar, që duhet shembur.
“Ditë e trishtë dhe e rëndë. Qoftë e lehtë për familjarët e 7 djemve që humbën jetën në luftën e tyre të dhimbshme për të vrarë varfërinë.
Kjo që ndodh sot me minierat dhe humbjen e jetës së djemve të pafajshëm, është trashëgimia më e hidhur që na ka lënë pushteti i kaluar.
Por që duhet shembur menjëherë…,” shkruan Tahiri në Facebook.
Ndërkohë pas apelit të banorëve për mbylljen e galerive fantazmë që po marrin jetë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka ofruar informacion mbi gjendjen ku është katandisur kompania Albminiera, që menaxhon në aktivitetin e saj territoret e 33- ish- minierave.
Në disa shkresa drejtuar deri edhe ish- kryeministrit Sali Berisha, ata ankohen për pamundësinë për të kryer punën.
“Në organikën e saj, shoqëria ka vetëm 33 roje për të ruajtur asetet e këtyre ish minierave në juridiksionin e saj, numër ky shumë i kufizuar krahasuar me nevojat reale për roje. Sipas nevojave reale dhe kërkesave të Kodit të Punës për ruajtjen e aseteve të këtyre ish minierave do duheshin 120 roje për tre turnet. Një situatë e tillë e ka bërë thuajse të pamundur kontrollin dhe ruajtjen e territoreve të 33 minierave në juridiksionin e “Albminiera” sha,” thuhet në këto shkresa.
Për vitin 2012, shoqëria kërkoi një fond prej 115 milionë lekësh mes të cilave, 21 milion për mbyllje punimesh minerare, 34 milionë për demolim objektesh, por qeveria i akordoi Albminierës vetëm 22 milion lekë, fond që nuk arrin të mbulojë as pagat mujore.
Albminiera konstaton se nuk ka paguar pagat e punonjësve për muajin gusht 2013 dhe nuk ka aftësi paguese për punonjësit për vitin në vazhdim./ep
Jam kurioz deri kur keta Rilindasit do te vazhdojne duke u shfajsuar per cdo problem duke iu referuar trashegimise se Berishes.
Me kujtojne kohen e Enverit kur per cdo gje i ktheheshin kohes se Zogut.
o sami kuriozitetin na i lini neve qe nuk kemi qeverisur shqiperine per 8 vitet e fundit
ti na thuaj perse i late ne kete gjendje ato miniera kur aq para sa duheshi per te perballuar ate gjendje ju i mbani per pare xhepi.
o sami ! qeveria ka vetem 1.5 muaj ne pune edhe per kete faj e ka rama o derzi , te ka hedhur trut sala .
pergjigja eshte e thjeshte. do vazhdojne deri atehere kur socialistet do e pranojne kete justifikim. kot nuk thone, cdo popull e meriton qeverine qe ka. qeveria nuk eshte universitet ti edukoje fshataret, ajo qeveris duke perfituar nga idiotsia e tyre dhe keshtu gradualisht rregullohet cdo gje krahas ndergjegjesimit te turmave. por jo ne albanistan, ashtu sic nuk ka ndodhur ne vendet e tjera qe mbarojen me stan… kot nuk jemi te fundit ne rajon edhe pse jemi me te vjeterit, iliro-pellazge.
shume e sakte! madje kjo mania per tu shfajesuar po behe e sikletshme.
po s’kishte qeveria e kry-vrasesit Berisha para per te paguar rojet e minierave se babezia e familjes per pushtet e prona eshte aq e madhe sa ia kalon cdo nevoje qe ka vendi. per vitin 2012 e kishte nda menjen me na sjelle Rihanen, por jo per te paguar rrogat e punetoreve te shtetit.
Jo or mik Jo se ministrine e ekonomise e kishte 4 vjet LSI se bashku me AKBN dhe nuk dinin ku ti fusnin leket qe fitonin. Nuk ja u ka fajin Saliu. Le te pyesin like meten sa lek fitonte nga lejet minerare
po, por me ndryshimin se Zogu u qerua, kurse keta PD-istat e tu jane aty akoma samiu…
Buxhetin e ka ministria e Financave dhe jo ajo e Ekonomise. Pastaj jane me dhjetera ujesjellesa SH.A qe jane ne prag falimenti dhe natyrisht qe Albminiera nuk do vinte para ketyre per financim