TemA TV/ Protestë kundër armëve siriane/ Arvizu: Vendet e përgjegjshme duhet të ndihmojnë (dhe PD e thotë gjysëm fjale) (VIDEO)

7 Nëntor 2013, 15:41Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar gjatë kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

“Jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Shëndeti i familjeve është i rëndësishëm. Shqipëria nuk është kosh plehrash i Europës”, theksoi Sazan Guri.

Ndërsa analisti Mustafa Nano i rikujtoi qeverisë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për moslejimin e importit të mbetjeve në vendin tonë.

“Përpara zgjedhjeve, opozita e atëhershme, që sot është mazhorancë, ngriti zërin kundër importit të mbetjeve, dhe është logjikë e çmendur të na kërkojnë të pranojmë mbetje kimike”, tha Mustafa Nano.

Ndërkohë, ambasadori amerikan, duke folur për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ka thënë nga Shkodra se vendet e përgjegjshme duhet të ndihmojnë në këtë proces.

“SHBA vlerëson dhe falenderon qeverinë e Shqipërisë për pozicionin e fortë lidhur me rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB për eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Është në dorën e të gjitha vendeve të përgjegjshme, ku përfshij sigurisht SHBA dhe Shqipërinë, që të punojnë në bashkëpunim për të gjetur mënyrën në kohë dhe me efektshmëri, për të eliminuar kërcënimin që paraqet programi i armëve kimike të Sirisë. SHBA e Shqipëria janë anëtare krenare të NATO-s, dhe vetëm 26 vende të tjera mund ta pretendojnë këtë status. Shpresojmë shumë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së të vazhdojë dhe duke punuar me Shqipërinë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, presim nga të gjithë partnerët e përgjegjshëm, që të gjejmë mënyra për të kontribuar, qoftë në formë pajisjesh të specializuara, personelit te trajnuar, ekspertizës, ndihmës financiare, për t’u marrë me kërcënimin ndërkombëtar që kanoset nga armët kimike të Sirisë”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, e ka thënë një gjysëm fjale kundër shkatërrimit të këtyre armëve në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Paloka tha: “Ne s’kemi një qëndrim ende zyrtar për këtë. Personalisht mund të them se për një vend me kushtet ku jemi ne, pozitën ku jemi ne, aq më tepër me një mazhorancë që jo më larg se para një muaji anuloi importin e mbetjeve në Shqipëri, mendoj që është absurde që ne të pranojmë shkatërrimin e armëve kimike në atë sasi, ndërkohë që ka mjaft vende të tjera që mund ta bëjnë”./ep

74 komente në “TemA TV/ Protestë kundër armëve siriane/ Arvizu: Vendet e përgjegjshme duhet të ndihmojnë (dhe PD e thotë gjysëm fjale) (VIDEO)”

  1. Kavali says:

    Amerika k… le ti mari ti demontoj ne vendin e saj

    1. shqiptari says:

      pikerisht se jemi te pergjegjshem i themi jo poshtersise ne kurrizin tone o kurve kineze. clidhje ka integrimi ne BE me armet qe e permend? Pikerisht per kete sjellje tuajen ne duhet te veme ne pikepyetje “dashamiresine” tuaj o felliqesira diabolike

      1. Shefqet Cela says:

        E filloi ne menyre cinike me fjalen “BURRE SHTETI” KUR NE BULEVARD ISHIN SHTRIRE KATER KUFOMA NGA KY BURREC SHTETI.
        taniu na derdellis per “qeveri me pozicion te forte”, “rruga e Shqiperise drejt BE”e dengela, e dengela diplomatike.
        E kuptuam fort mire kete gjuhe diplomatike te kesaj monstre.
        Ja keshtu mbylli “miqesine” me ne.
        KUR DO TA THYEJE QAFEN?

    2. kamera says:

      Shume mire thua kavali, atje ne Nevada ku ka hapesire edhe per prova berthamore dhe evgjiti Arvizu te thyej zverkun sa me shpejt sa pa I hyre ndonje presh nga ata te Lushnjes si Tritanit…

  2. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Cimi jam…
    E bukur kjo, i fundit flet “Daja Sem”, pastaj heshtin te gjithe, ?
    Aloooo Cimi isha…

  3. kotisikoti says:

    Ore mos shani kot greke edhe serbe , se ata jane me trima se ne.

    1. Open your mind says:

      Fatkeqesia jone eshte se ne kurre nuk kemi pasur politikane drejtues me bole qe te mbrojne interesat kombetare.Keta tanet i heqin breket nga koka sa here ia u kerkojne te huajt.Enveri ishte diktator,ky eshte nje fakt qe nuk e mohojme dot, por ama ia u vuri kufirin tek thana rusit apo grekut e serbit,dhe per sa kohe e mbajti,vertet na mbajti si kafshe ne kopshtin zoologjik,por ama nuk e ktheu vendin tone ne nje hale te madhe per boten,sic po e kthejne keta tani.Eshte fatkeqesi te thuash se nje diktator ishte me mire se sa politikanet e kohes se demokracise,por eshte nje e vertete e hidhur.

  4. opinga says:

    Po kot nuk thone: Shqiperia e gjenerates tjeter…mutante

  5. rasimi ny says:

    Eshte jashte cdo llogjike njerzore ky veprim i dipllomacise amerikane qe per te fituar disa cent ne marredheniet me Rusine po sakrifikon aleatin e saj me besnik.
    Eshte kulmi i hipokrizise qe Assadi pasi kreu krime kunder njerzimit u mbrojt nga Moska e cila po “i ben ligjin” Amerikes duke e detyruar ti pastroje keto helme me rrezikshemri kozmike ne vendin me te vogel te europes duke shfrytezuar dobesine e tij.
    Pervoja e Gerdecit qe pas kontratave marramendese ushtarake ishin djelmoshat Deviroli dhe Delijorgji duhet te sherbeje per ti thene stop pushtimit kimik te Shqiperise me cdo lloj cmimi.
    Ftoj gjithe emigrantet kudo qe jane te ngrene zerin e tyre te protestes sa nuk eshte vone.
    Shqiperia nuk eshte Cernobil as GUANTANAMO BAY!

  6. bbb says:

    Servilizmi i verber ndaj Amerikes ja kalon edhe servilizmin e Enverit ndaj Kines apo sovjetikve. Nqs Enveri e bente servilizmin ne nje sens disi poztitiv se ju merrte atyre ndonje lek apo traktor apo zetor pa para, ky servilizmi i PSse dhe I PDse ndaj”mikut SHBA’ eshte ne kurriz te jetes se Shqiptarve. Shiqeria nuk ishte ne gjende te siguronte demontim fishkesh qe eshte gjaj me e lhete per tu bere. Kurse tani na del Ed Kokboshi e na vendos qe te marre arme kimike super te rrezikshme. Populli duhet te ngrihet ne potesta sa nuk eshte vone…

    1. -homeri says:

      —nuk eshte problem servilizmi , eshte nje detyre shume e rendesishme ne kuadrin e nje organizate si NATO, aq me teper kur kjo gje kerkohet nga SHBA , miku jon me i madh ne historin e kombit —jemi para nje prove te rendesishme –lexojeni mire mesazhin e ambasadorit —ky bashkepunim perben rrugen e metejshme te integrimit ne BE dhe mardhenieve te shkelqyera me SHBA –ceshtjet teknike ju takojne specialisteve

      1. drapri says:

        rrofshin zombit proamerikane, po ne ckusur kemi te ikim per lesh me keta kafshe

  7. dhuratamaria says:

    z Arvizu shqiptaret jane dhe kane qene mjaftueshem te pergjegjshem dhe jane gjithashtu…..dashuria per ameriken ka qene dhe eshte pa kufi kemi qene dhe jemi gati te sakrifikojme per Ameriken dhe mbeshtetjen amerikane por ama VETEM JETET TONA TE BREZIT TIM 50 VJECAR por jo te femijve tane ….kush jemi ne z.Arvizu te vendosim per jeten e femijve tane ….ju lutem mos na detyroni …gjeni zgjidhje te tjera…

  8. O Milet mbani veshe ! ...................................................................................... says:

    “O milet” … kete loje e hapi Krimineli Sali qe Shqiperia te behej “depo” botes, qe kur pranoi te fuste ne Shqiperi “Terrorristet islamik” dhe Z.Bushi e futi ne NATO Shqiperine.

    Nuk eshte faji Z.Rama, kete do ta vuaj tani populli, si pasoje e veprimevet te papjekura te Kriminelit Sali (vetem per te bere emer).

  9. nasruddinhoxha says:

    PSE AVRIZUJA DO TE HELMOJE SHQYPNINE ME FJALIME DEMAGOGJIKE?

    Mbase eshte urdheruar te flase nga BOSAT e tij si miza ne qyp qe po kerkojne si cifuti ne shkretetire fakire per t’u te vetflijuar pa kosto dhe pa deshmshperbilme te majme ne rast fatkeqesie apo incidenti sic ishte edhe rasti i Gerdecit. Ku ka popull me debil dhe te pershtatshem se ai shqyptar per eksperimente te tilla me armet e llahtarshme ruse kimike apo biologjike te Asadit? Pse e gjithe historia mbahet ne fshehtesi te plote dhe nuk zbardhen me hollesi pikat e mareveshjes? Per Gerdecin dhe financimin 300 milionesh ne USD e mesuam pasi plasi BUMJA amerikane e firmes mafioze “SALIU&SON”, tani po veprohet me te njejten menyre si SKUTHA ne terrin e nates. Pse nuk del nga brima e miut Edi Rama qe te prononcohet per kete ceshtje madhore te Vatanit, por hesht si Saliu per Gerdecin? Pse nuk flet opozita shqyptare per kete ceshtje vendimtare per Kombin dhe Vatanin apo ka frike nga mafia e SHBA-s qe te mos zbardhe aferen e tij te Gerdecit? Avrizuja do te ike nga Shqypnia, por shqyptaret do te mbeten ne kete vend te lashte dhe nuk duan qe femijet e tyre t’i mallkojne dekada me pas qe i kane lene trashegim nje TOKE TE HELMUAR.

    1. valter says:

      e sakt nastradin!

  10. henri says:

    Ja edhe nje prove tjeter se popujt e vegjel dhe sidomos te varfer si puna jone jane gure shahu ne lojen e madhe gjeopolitike te shteteve te medhenj. Historia perseritet. Duhet ti thuash derrit daje.

  11. Askushi says:

    Shqipetaret s’kan pasur kurre nje ‘Bir Nene’te merituar e zjedhur nga ata vete(perjashto Skenderbeun).Edhe Rama s’ka se si te jete ndryshe;eshte vecse nje ‘sor(r)ist’i ujdisur e emeruar nga te huajt,ndaj s’mund te thote kurre JO.
    Eshte me se qesharake(fatkeqesi) qe nje kauz te tille(jetesore)ta ‘mbroje’Sazan Guri(me te tijet),por Shqipetaret s’kan patur e s’kan as media e Gazetare te mirefillte e misionare,qe te ndricojne popullin e tyre(kane vetem nje pirg kameleonesh qe ndryshojne ngjyre e rreshtim sa here ndryshon ‘cerja’ e pushtetit,e qe luftojne ndyshem pa principe e dhimbshem me njeri-tjetrin,per te bere diferencen e per te qene kushekush me pran majes se piramides se pushtetit).
    Do mjaftonte vetem fakti ogurzi se 1000 ton Sarin jane mjaftushem per ta bere
    Shqiperine te pabanushme per dy shekujt e ardhshem,qe gazetaret dhe intelektualet e vertete,ta ngrinin popullin ne kembe(te gjithe ato qe s’kane nje atdhe tjeter,s’kane shtepija e vila ne vendet me te ruajtura ne bote,e s’kane ku ti cojne tjeter femijet e tyre),qe ose te protestonin,ose te benin gati valixhet e ta linin kete vend askushesh,njehere e pergjithmone!

  12. vio leta says:

    Epo , me se po i ben ndertimet e reja ai “Edi” rregullimet , zbukurimet etj. etj.? Ka marre paradhenie, e ju llapni kot , u mbyll ai muhabet, mos i bini kot legenit.

  13. qytetari says:

    Ambasadori amerikan le ti coje armet kimike ne shtepine e tij.
    Miqesi nuk do te thote te me komandosh ne shtepine time Z.ARVIZU.
    Shqiperia nuk ka as me te voglen lidhje me problemin e armeve kimike RUSO-SIRIANE,amerika qe kerkon te zgjidhe gjithe problemet e botes le ti zgjidhi vete dhe jo ne kurriz te popujve te varfer sic eshte Shqiperia.
    Nqs Amerika e kushtezon ndihmen dhe perkrahjen qe i jep Shqiperise me problemin e armeve kimike NE NUK E DUAM NJE MIQESI TE TILLE,SEPSE DUAM ME SHUME FEMIJET TANE.

  14. xhaxhai says:

    Amerika nuk ka pse te meret me Shqiperine per kete pune,Amerika ka siperfaqe shume me te medha se Shqiperija dhe ti coje e ti shkaterroje atje,ose le te mare pajisjet dhe specialistet per shkaterrimin e ketyre armeve dhe ti coje ne Siri e ti shkaterrojne ne Siri,perse Ámerika kerkon nga Qeveria Shqiptare kur shume mire e di qe kjo gje eshte e ndaluar me ligjin Shqiptar.

  15. Gagi says:

    Kjo Rilindje e cmendur!
    Mjer populli shqiptar
    Ndodhi Gerdeci e Edi rama me te drejt nxjeri
    Dhembet Saliu pranoj me ligje mbetjet plastike
    Per perpunim ,Edi Rama si krokodil u kundervua.do te ndal me ligje
    Peshperiti .tash ki i ashtuquajtur rilindas sjell ne shqiperi armet kimike siriane
    Jo pak por me mija ton
    Kjo eshte cmenduri
    Kjo eshte paturpsi
    Ky eshte krim
    Kjo eshte kriminale
    Keta jan me pasoja shekullore per shqiperin
    Stop turizmit ne shqiperi
    Kontaminim i shqiperis

  16. "O milet mbani vesh" ........................................................................................ says:

    -Pse Krimineli Sal Shpellari nxitoi dhe futi “Terrorristet Islamik” ne
    Shqiperi, kur gjithe bota nuk i pranonte ? … dhe USA e futi ne NATO.
    -Z.Rama, nuk ka asnje faj qe perseri USA ben presion te shkaterroje armet
    kimike te Sirise.
    -Z.Rama, tani i ka “dy kembet ne nje kepuce” … nese nuk pranon USA dhe
    NATO do mbaje qendrim.

  17. "O milet mbani vesh" ........................................................................................ says:

    -Pse Krimineli Sal Shpellari nxitoi dhe futi “Terrorristet Islamik” ne
    Shqiperi, kur gjithe bota nuk i pranonte ? … qe USA ta fuste ne NATO.
    -Z.Rama, nuk ka asnje faj qe perseri USA ben presion te shkaterroje armet
    kimike te Sirise.
    -Z.Rama, tani i ka “dy kembet ne nje kepuce” … nese nuk pranon USA dhe
    NATO do mbaje qendrim.

  18. "O milet mbani vesh" ........................................................................................ says:

    -Z.Rama nuk mund ta mbaje dot kete “SHTET ME GJYKATA TE KORRUPTUARA DHE
    PUSHTUARA” qellimisht nga Krimineli Sal Shpellari.

    -Z.Rama, nese nuk cliron dot gjykatat dhe drejtesine po lodhesh kot.

  19. arben says:

    ju me gjith mend kujtoni se nuk ka rruge tjeter ka ore ka te ngrihemi i madhe dhe i vogel ne kembe dhe ta shporrin kete qeveri . dhe po qe nevoja te dalim nga nato nuk na hyn ne pune nato cfar hajri po ja shikojme natos si traktatit te varshaves , amerika as nuk eshte as nuk ka per te qene miku jone ky eshte nje iluzjon i atyre qe rrine ne pushtet as ne bashkimin evropjan nuk kemi per te hyre stop arvizus burrit te shtetit yllit ne ngjitje mo mir pa mardhenje dilomatike me ta i keni pare se cfare kane ba me vendet e amerikes latine keshtu na kan degjeneruar dhe ne sto te gjith populli ne kembe se nuk kemi atdhe tjeter dhe do te jete shum vone neser kjo eshte nje tallje me ate popull krim kunder njerzimit?

    1. Iliriya-Shqiperia says:

      Arben, do te shtoja, jo vetem kete qeveri (nese ajo pranon lhl), por te gjithe ato palo aktore te politikes qe kane qene te pranishem keto 23 vjet! Te Tere! Pa dallim! Kryesori krye kriminelin Sali Berisha!
      Sidomos ish spiunet e Enverit! Ndoshta atehere Shqiperia do te filloje te rimarre fryme!

  20. USA says:

    nuk shitet vendi per nje palo NATO, qe vendet anetare shumicen e rasteve bejne si te duan.

  21. Papulias says:

    Edi Rama thirri mendjes, mendohu shume perpara se te japesh ok dhe nese i ke thene amerikaneve ok atehere ne te sateme edhe ti. Ka plot xhungla, shkretetira dhe siberira neper bote.

  22. dajt says:

    Shko ore mbushu. Ik coji ne Nevada ke shkretetira sa te duash ne SHBA

  23. emigranti says:

    Zoti Arvizu.
    Shqiperia nuk eshte i vetmi vend i aleances qe duhet ta kryeje kete pune.
    Vendet e tjera si Turqia apo Greqia i permbushin me mire se ne kushtet dhe jane me afer se ne me Sirine.
    Nuk besoj se per keto vende dhe te tjera qe i permbushin kushtet do te thuash se jane vende te papergjegjshme.

  24. Arturi says:

    Ceshtje serioze .
    ” Miku ne veshtiresi” thote zeri i se pareve .

    Dhe sot me dhjetra Tam Tame mbi ” Rezikun e Mbetjeve Helme ” ne Shqiperi , mbi “mungesen e kapaciteteve ” etj etj .

    Do te desha sinqerisht ti besoja dhe te renditesha ne krah te ketyre zerave porrr…
    A eshte vertet shkaterrimi i Helmeve nje procedure qe do te kryet ne “Laboratoret e Mjekezit apo te Qafe Molles apo dhe ku te doni Ju te dashur ANALISTE !!! ???

    Gaboheni .
    Shkaterimi i ketij armatimi natyrisht , dhe me besim te plote do te kryhet ne laboratore teper moderne qe do te eksportohen pa dyshim nga miqte tane… KU ???

    Ne nje vend MIk . Ne nje vend te Besuar .
    Te dashur , Nuk po shklaterohen thjesht Helme , por Lende strategjike te shkaterimit ne mase , per te cilat Krimi Nderkombetar ( ska nevoje ta sqaroj se cili eshte ) paguan miliona e miliona . Dhe ne kushtet qe ne gjykojme se do te administrohet ky arsenal ne Shqiperi problemi i Helmimit eshte me teper problem per Ata, Miqte tane , sesa per ne .
    Dhe per kete duhet te bindim vehten se pari .

    Personalisht do te falenderoja Miqte tane qe perzgjodhen jo Territorin tone , por Ne Shqipetaret per te kryer aksionin me te rendesishem te sigurise boterore .

    Do te desha te isha aty ne vijen e pare ku do te kryhet ky demontim i sigurte i bindur se Askush nuk me do VDEKJEN por beson ne ate qe na karakterizon ne Shqipetareve Besnikerine deri ne vdekje per te qene ne Krah dhe ne sherbim te Miqeve tane .

    E po te na duan te keqen , por te na duan te helmuar shkateruar djegur , na lene te ziremi midis vetes .

    1. toni says:

      A lum si ti per mendjen qe paske, tjetri do te ta dhjese vendin bashke me ata qe jetojne e do te jetojne ketu e ti i thua faleminderit.
      Nje shfaqje gjigande e injorances dhe servilizmit (ose mbase e tradhetise, pasi eshte pak e mundur qe te kete njerez kaq te trashe) .

    2. tik says:

      Pse nuk shkon ushtar dhe ti? Ik mish për top.

    3. -homeri says:

      –bravo ARTUR —ka momente historike qe politikanet me vizion duhet ti kapin , ato vin rralle per nje vend e komb , e kjo per te cilen po diskutojme eshte nje i tille qe ne se realizohet do te jete nje krenari e madhe per kombin –kur nje mik kerkon nje nder , eshte ne fisnikrin e tjetrit qe duhet ta beje , pastaj kendeveshtrimi juaj eshte i sakte , SHBA . ka besim tek kombi shqiptar

      1. KADAFF says:

        Homeri unë të kërkoj një nder ma lë gruan për një natë

  25. poli says:

    Po ku je mor zoti arvizu qe mbeshtet levizjen e ambjentalisteve me ACT NOW. ne kishim frike se me plerat do na vijne dhe mbetje toksike, ndersa tani na thua qe do vine vec mbetje toksike, nga me te rrezikshmet ne bote, dhe nuk ka problem. Plere ti dhe gjithe raca e politikaneve te majte e te djathte qe kane frike te flasin prej teje. TURP, TURP, TURP. Luaj o popull mbro jeten e femijve te tu se keto arme do na vdesin te gjithve.

  26. Nini says:

    @ Artur

    Artur dhe te gjithe te tjeret :

    Aresyeja perse asnje vend nuk i do ne territorin e vet nuk eshte rrisku qe vjen nga shkaterrimi i tyre pasi ka sh vende qe do te mund ta benin kete gje ne siguri te plote teknike.

    Problemi kryesor eshte tek mbetjet pas shkaterrimit. Ato jane tmerresisht helmuese dhe nje bombe me sahat qe ngel perhere ne territorin e vendit ku ato shkaterrohen. Prandaj vendet e tjera nuk pranojne qe te shkaterrojne armet kimike te Sirise

    Ky ambasador palaco ishte mbeshtetesi me i flakte i referendumit kunder importit te plehrave por tani na thote se duhet te tregohemi te pergjegjshem dhe te pranojme arme kimike

  27. Liridon says:

    Keto arme duhet te shkaterohen ne ato vende ku jane prodhuar nen monitorimin e OKB.Shqiperia qe kur ka qene antare e OKB,qendrimin e vet e ka pasur kundra prodhimit dhe armatimit te shteteve demokratike dhe jodemokratike.
    Ne jemi nje vend ku numri i banorve per km2 eshte me i madhi se cdo vend tjeter i botes.Keshtu qe dami qe mund te behet tek Ne eshte me i madh se kudo.
    Shqiptaret jane te gatshem te derdhin gjak,te bien heroj per veprimet luftarake te NATO-s,per eksportimin e paqes dhe demokracise ne cdo pike te globit,por kurre nuk mund te pranojne te ngordhnin si miu ne cark.
    Ambasadori duket qe nuk i njeh shqiptaret,pasi ka pasur kontakte vetem me disa politikane kozmopolit,qe per pak pushtet jane te gatshem te gelltisin edhe te pagelltitshmen.
    Nje pyetje kam per kete joambasador te shtetit mik te shqiptarve:
    Kush na siguron Neve qytetarve te Tiranes,qe nje pilot i droguar Rus nuk e perplas avionin e tij tek sheshi “Skenderbeg”?Si do ta plotesoni ne kete rast procest-verbalin e rradhes”Si gabim njerzor”.
    Ne kemi rastin e nje piloti francez i cili vepronte ne kuadrin e NATO-s,ne Kosove qe dogji te gjalle civile te pafajshem.Kombi jane ka nje fjale te urte :Mos e ngarko gomarin me shume sec mban.

  28. jo dhe jo says:

    Ejani ne vete o njerez i thone 1000 ton!

  29. Arif Gjongjini says:

    Është mirë që vendet e përgjegjshme të ndihmojnë? !!!!! Bëj thirrje që për kësi gjërash, jo vetëm që s’duhet të jemi vendi i parë i përgjegjshëm në planet (na mjaftojnë vendet e para për budallallëqe të tjera, që i kemi fituar), por do ishte mirë të mos bëhemi fare të pëgjegjshëm në atë kuptim që na kërkohet.

  30. 1 nder 1,000,000 says:

    Nqs ne u beme 1 milion shqiptare per te hequr Berishen nga pushteti, eshte e sigurt se jemi 3milion shqiptare per t’i thene JO cdo importi te rrezikshem per te ardhmen e vendit tone.

    Nqs Edi Rama do kryeje krimin historik te pranimit te ketyre mbetjeve ne Shqiperi, ne rruget e Shqiperise nje Revolucion i ri do te shpertheje per ta shporrur edhe kete nga pushteti derisa te vije ne pushtet dikush qe e do me te vertete kete vend!

    Rrofte Shqiperia e Paster!

  31. beho says:

    Pse nuk i merr rusia persiper shkaterrimin e lendeve kimike te sirise .thuajini jo dhe behuni trima mos vdisni ne hale

  32. drini says:

    Sensibilizimi i qytetareve lidhur me keto asgjesime ne teritorin Shqipetar tregon qarte qe SHBA jo vetem nuk ka qene kurr mike e Shqiperise por e ka trajtuar e e trajton si vend vasal ku mund te beje si te doje e ç’fare te doje.Koha 23 vjeçare e deshmon kete me se miri duke na treguar se edhe kur nje kriinel vret demostrues paqesor ajo per te mbrojtur veglat e saj ne kete kodosh vend i quan “burra shteti”.Nuk ju bene pershtypje ,perseri ne skene z.Arvizu protagonist i sa e i sa ngjarrjeve ne kete vend.Nuk Ju bene pershtypje qe kur eshte puna per afera te pista gjithmone zgjidhet Shqipëria.Arvizet luajne me naivitetin e shqipetareve e abuzojne me ndjenjen e tyre .Boll me me keto broçkulla ka ardhur koha te ngrihemi te gjithe e ti themi stop ketij akti kriminal ndaj Shqipetareve e Shqiperise.Z.Rama n.q.se eshte zene ngushte(nuk e besoj se eshte aq ne gjendje qe ti thote stop kesaj maskarade)le ti drejtohet popullit me nje referendum e armet kimike se bashku me disa pseudodiplomate te vene ne te semes duke i thene nje Jo te forte.Mos te genjeje mendja kerkush qe Shqipetari do me shume “.miqte” se sa vehten e tij.Koha le ta deshmoje nje gje te tille e le ti veme kufirin te thana kujdo qe e perdor shqiperine per bordello e toke te djegur.Z.Baze ke mundesin qe te tregohesh shqipetare i vertete duke sensibilizuar kete popull te shkrete e te varfer per te mos lene Arvizet te luajne me te.Shqiptarizmi ketu provohet e jo tek prishja ose jo e pallatit te hajdutit Basha qe fillesen e kane nga keto vemje!Poshte diktatura naziste e shekullit 21 e kamufluar me terma moderne “demokratie”.

    1. bbb says:

      Ke thene gjera te vyera. SHBA kurr nuk kane qene aleat i Shqiperise sic nuk ka qene Rusia apo Anglia. Me Shqiperine jane tallur gjithnje qe nga 1913k ur i qethen 1/2 e territorit e deri me sot. Nuk ishte budall Enver Hoxja qe quante Angline, SHBA dhe Rusine xhandare nderkombtare te popujve. Por shqiptartet gjerat i kuptojne me vonese. Dhe servilizmi i peshtire i Ed Rames te irriton me shume se cdo gje tjeter…A e pyet popullin shoku Edi per te sjelle mbetje kimike vdekjeprurese??? Cfare kujton ai se territori kombtar eshte kopshti i tij personal ku mund te beje eksperiemente??? Kam folur kohe me pare me disa ukrahinas qe me tregonin per tmerret e Cernobilit…Ishin fakte tronditse kur njeri prej tyre me thosh se sa njrez ka vdekur vtem ne 5 vjecarine pare dhe se uji atje edhe sot i keasj dite eshte i kuq…Edi Rama ti thirre trurit!

  33. juristi says:

    Jam plotesisht dakort me opinionin e shqiptarit,nje koment shume i mire.[komenti i 2.]

  34. Artur Duka says:

    Siria ka zhvilluar amet kimike ne pergjigje te armatimit kimik te izraelit dhe eshte mbyllur nje sy per te si shperblim per aleancen e saj proamerikane ne luften e gjirit kunder Sadam Hyseinit kunder pushtimit te Kuvajtit. Duke pasur friken e saj, Siria ka ngritur ne vitin 2003 ne OKB ceshtjen e shpalljes se nje programi nderkombetar qe do te sillte demontimin dhe shkaterrimin e armeve kimike nga rajoni i Lindjes se Mesme, nisme qe eshte bojkotuar nga SHBA sepse nje program i tille do te cenonte aleatin e tyre, Izraelin.

  35. Arjan says:

    Askush nuk ka mandat te pranoje kete aventure te panevojshme… askush nuk na detyron dot qe ta bejme….. Askush nuk ka te drejte te vere ne rrezik shqiperine e varfer dhe qe perpelitet te dale nga bataku ku e renuan barbaret qe sapo iken nga pushteti…..
    Me mire te jemi me te varfer se sa te kemi disa kacidhe me shume dhe helmet mbi koke…… po te ishte biznes i ndershem nuk do e refuzonin te gjithe vendet me te fuqishme dhe qe jane edhe me afer Sirise…si Turqia, rusia, kroacia gjermania, norvegjia belgjika etj….

    Nese eshte nen presion per ta bere kjo qeveri duhet t’ja thote popullit dhe te largohet e tja lere vendin nje tjeter qeverie qe ka kurajo te vere jeten e popullit dhe sigurine e tij para cdo gjeje… asgje nuk eshte me e vlefshme se populli te cilit i je betuar se do ti sherbesh me besnikeri kete mos e harroni…..

  36. tik says:

    Jam i sigurt se Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar janë edhe më të përgjegjshëm se ne prandaj ti marrin ato po deshën.
    Amerika po humb shumë pikë me këtë veprim.
    Le qe Amerika ka plpt ishuj të pabanuar në paqësor për ti dërguar atje laboratorë e pajisje.

    Arvizu është ushtar, përsërit ça i kanë thënë. Po qeveria jonë pse nuk bën zë?

    1. enea says:

      Perdor pak llogjiken. Amerika si e perfshire shume afer politikisht me liften ne Siri, nuk mund te beje shkaterrimin e ketyre armeve.

  37. valter says:

    Arvizu nuk na duhet miqesia me shume se jeta e femijeve dhe e brezave qe do te vijne, prandaj i themi JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO PLEHRAVE KIMIKE NE SHQIPERI

  38. dajt says:

    Ky ishte ai qe i tha Berishes “Burre shteti” nje dite pasi kishte vrare kater te pafajshem ne Bulevard. Ik mor qurrash i pabesueshem, skuth njeri. Ambasador me idiot nuk kane pasur amerikanet ketu

  39. Alfred says:

    Un jam socialist me shpie dhe fis.IShte populli ai qe e pruri ne pushtet socialistet,por dhe socialistet(Qeveria),duhet te konsultohet me popullin.

  40. Arbri says:

    Nuk kemi votuar per Rilindjen e helmeve te Sirise,nuk kemi votuar te behemi gazi i botes duke na quajtur popull fukara dhe injorant qe i prano te gjitha si pranuam 97,Gerdecin,21 janarin etj.Vllezer ka ardhur koha te bashkohemi njehere te vetme dhe per asnje parti politike por per te ardhmen tone qe po rrezikohet nga gjunjezimi dhe servilizmi i politikaneve tone.Nuk jemi kaviet e Amerikes dhe te botes ,dhe sado te varfer qe jemi,nuk duhet te arrojme se jemi nje nga popujt me te vjeter ne bote Iliret,dhe kemi gjakun e Gjergj Kastriot Skenderbeut,dhe duhet ti tregojme te gjitheve qe nuk luhet me te ardhmen e femijeve tane dhe me emrin e shqiptarit.Ju lutem duhet te bashkohemi njehere te vetme se do na mari lumi,dhe do behemi gaz i botes.

    1. valter says:

      Bie dakort me ty Arber!

    2. enea says:

      Askush nuk e dinte qe situata ne Siri do merrte permasa te tilla.
      Ne momentin qe Shqiperia i ka lepire prapanicen amerikes kur erdhi James Becker ne 1991 shqiperia u kthye ne kavje…fatkeqesisht.

  41. Tironc prej verteti says:

    Thjesht nuk ma ha mendja qe Rama apo kjo qeveri ta beje kete gje. Eshte e pamundur, se ndergjegja civile e miletit ne kete rast eshte ne nje pike te atille qe nuk do ta lejoje. Faktikisht nuk ka qeveri apo individ ne Shqiperi qe te kete guximin te beje nje gje te atille. Thjesht e pamundur! Do gjehet vend tjeter…. se tek ne mileti eshte zgjuar me kohe per kete pune.

  42. shkolla e keqe says:

    kjo eshte cmenduri

  43. Ketrina says:

    Hajde c’vete, per pjesen me te keqe qenkemi te paret ne NATO!

    Rrofsh o Arvizu se po na hap syte…

  44. lil toronto says:

    Perpiloni nje referendum online ta nenshkruajme si shoqeri civile per referendum

  45. emigranti says:

    Ik o Arvzi, qerrohu bashk me armet kimike, mos bej ironi me nje popull te varfer per “qeveri me pozita te forta” .. mos valle keni marre persiper ta zhdukni popullin ton me keto lloj menyrash.. skeni turp qe shfrytezoni pafuqine e nje vendi per te realizuar projekte te tilla vdekjeprurese .. SKANDAL

  46. Luan Baci says:

    Armet kimike Siriane ne Shqiperi jane nje nga te keqijat me te medha qe i vihen ne kurriz ketij populli dhe ketij vendi. Rreziku eshte i tejskajshem edhe sikur ai proces te kryhet nga laboratoret me moderne. Arsyetimi i rruges se shkurter per transport, eshte teper naiv dhe nuk mund te mbuloje keqdashjen dhe talljen me Shqiperine dhe shqiptaret. Dergimi i armeve ne shqiperi nuk eshte shprehje e miqesise as nga Amerika dhe as nga BE-ja. Shqiptaret kane nevoje per investime te sinqerta dhe ne kushte favorizuese per te punuar dhe jo per helme qe mbulohen me dhenien e disa kacidheve, qe ne fund te fundit shkaterrojne jeten e disa brezave me rradhe. Nuk kemi nevoje per aktivitete “fitimprurese” qe na vrasin. Nje Jo teper e madhe i duhet thene nga Qeveria Rama kesaj cmendurije, ose te largohen nga pushteti. Populli duhet te ngrihet ne demostrime masive kunder ketij veprimi, perpara se qeverija te tregohet e papergjegjshme dhe te pranoje kete krim te pashembullt ne jeten tone. Asnje qeveri ne Shqiperi nuk ka mandat te helmoje popullin Shqiptar.Duhet Rilindje dhe jo Rivdekje.

  47. Act now! says:

    Per fatin e keq ne shqiptaret jemi populli me i papergjegjshem ne planet dhe kjo reflektohet ne cdo hap te jetes sociale, por gjithsesi seshte e thene qe te jemi te tille deri ne pafundesi ne kohe dhe ne dimension. Ska piken e dyshimit qe per cdo njeri sado i papergjegjshem qofte, te mos e kete te qarte qe as Amerika e lere pastaj gjysmemajmuni anglishtfoles i xhunglave te Tarzanit te jete miku yne. Per rrethana qe svaren as nga ne as nga Arvizuja, ai mundet te mos jete armiku yne si disa te tjere, por ai dhe punedhenesi i tij nuk e kane per turp qe “miqve” si puna jone tua fusin kollaren deri ne rreze.
    Nga ana tjeter nuk duhet te na shperqendrojne nga rreziku i vertete qe na kanoset, disa zera te izoluar si 2-3 komente turbulluese ketu me siper, te cilet ose ne rastin me te mire e bejne fakt te kryer asgjesimin e ketyre helmeve ne Shqiperi ose ne rastin me te keq shkojne edhe pertej kesaj, duke e konsideruar kete fakt si nje veprim historik ne dobi te shqiptareve.
    Te dashur vellezer dhe motra! Duhet te ndergjegjesohemi se jo cdo gje eshte e shkruar nga fati dhe pjesen tjeter qe mbetet e vendosin te huajt dhe te fuqishmit. Ata kane nje ndikim shume te madh ne rrjedhen e gjerave, por fati dhe te fuqishmit ndjehen te pacenueshem, kur secili prej nesh e pranon kete fakt dhe i nenshtrohet me perulesi atij. Nese ne do te rebelohemi ndaj fatit te keq dhe pushtetit te atyre qe jemi mesuar ti konsiderojme te pakritikueshem, atehere ne do te behemi Zot te vetes dhe keto koncepte do te kthehen si perrallat me gogole qe na tregonin ne femijerine tone.
    Ky reagim ska te beje me konceptin komunist te mbeshtetjes ne forcat tona e aq me pak me konsiderimin armik te Amerikes, por thjesht me detyrimin natyror ndaj vetes dhe pasardhesve per dinjitet njerezor dhe mohim te skllaverise se cdo forme sado e modifikuar apo e rafinuar te paraqitet ajo.
    Konkretisht te dashur miq, megjithese shihet se me refuzimin e vendeve te medha per asgjesim ne territoret e tyre te ketyre helmeve, presioni Amerikan ndaj nesh po shtohet shume, perseri Qeveria jone nuk mund te pranoje nje presion te tille nese ne qytetaret e ketij vendi demonstrojme qarte dhe masivisht se nuk do ta pranojme nje vendim te tille. Nuk e di dhe ne aspektin praktik nuk ka ndonje rendesi nese kjo do ti bente mire edhe qeverise sone per tu shfajesuar tek amerikanet, por padyshim qe per mua ajo qe besoj eshte se do ta ndalonte sjelljen e ketyre helmeve ne Shqiperi.
    Per pasoje ju bej thirrje qe te rrisni ne maksimum reagimin tuaj ndaj ketij rreziku per ne dhe femijet tane, duke marre pjese fizikisht ne protestat e organizuara per kete qellim nga shoqeria civile dhe kush e ka te pamundur per shkak te angazhimeve apo per shkak te zakoneve te pertacise apo skepticizmit, se paku ti bashkohet aksionit publik ne internet, ne facebook ne faqen “1 milione shqiptare kunder shkaterrimit te armeve kimike ne shqiperi” dhe ne cdo blog apo forum ku do te diskutohet ky rrezik.
    Ju garantoj se ndergjegjesimi per interesat tona jetike, jo vetem qe sdo na bente pre te presioneve per integrimin e vendit tone ne BE, por perkundrazi do te na bente me europiane ne substance, per tu ulur me nder ne te njejten tavoline me ta. E kunderta do te na e vuloste edhe per shume vite ne mos dekada te tjera damken e inferioritet dhe te skllaverise.
    Ky do te ishte nje menyre e thjeshte, e sinqerte dhe e parrezik e aksionit te sponsorizuar dikur per ironi nga vete Arvizuja e “act now”!

  48. sindi says:

    NDALOJE EDI RAMA ,KETE MARREZI NJE DITE DHE JU TE GJITHE FEMIJET TUAJ JU I DERGONI ME PARA JASHTE SHTETI KU TE JETE ME E MIRE FEMIJET TANE MBAROJN NGA HELMET QE JU SHKOJN NE GJAK ,,,POSHTE JU QE KENI BERE MARREVESHJEN ME USA ME RUSIN A ME KE DJALL PER HIRE TE DOLLAREVE SHITET VENDIN PER TU BERE ASKUSHI …POSHTE KJO MARREZI ZOTI NA NDIHMOFTE JEZUSI NA CLIROFTE NGA DJAJTE SI KETA QE FLASIN LART….ZOTI MADH SHPETOJE SHQIPERIN ,,,KURR KY VENDI I VOGEL ME NJEREZ TE BARDHE (WHITE PEOPLE) SPO GJEJN QETESI CDO TRE MUAJ KANE DICKA TE RE QE NXJERRIN MAFIET E BOTES ………JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO ARMEVE KIMIKE TE MYSLIMANIZEMEVE QE NA FUSIN NE NA PERDORIN NE SI ISLAMIK ..NUK JEMI …E KEMI PREJARDHJEN NGA GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBE …SHKO USA BEJENI KU KA VENDE SI RUSIA NEVADA ,,,,,ETJE GREQIA TURKU ETJ…………..POSHTE RACA QE SHKAKTON DHIMBJE KOMBIT SHQIPETAR POSHTTTTTTTT…MAFIOZET…

  49. enea says:

    Pse flisni kot? Keni ndonje te dhene qe qeveria shqiptare ka pranuar kete kerkese?
    Po pse nuk folet kur Shqiperia asgjesoi para disa vitesh 61 ton gas mustard nga koha e komunizmit???

    Nese asgjesimi behet me kujdes nuk ka arsye per tu shqetesuar.

  50. bernard says:

    dua tju shpjegoj njesekret si kimist qe jam
    nuk eshte puna vetem tek nja aksident larg qofte gjithmon si mendon dikush ketu se ne rast incidenti do kemi nje vend te pa banushem per 5 shekuj por flasim dhe kur te behen ne impiante nga me te mirat ne bote dhe ne europe per djegje flasim impiante gjigande djegjesh ka nje ne breshia supermoderndhe me i miri ne europe le ta cojne atje
    jo 1000 tonn por dhe 2 kile ketu ne itali plas lufta te cohet gjith italianet dhe s pyesin qe ne kufi ndalohen 2 kile ligjin ne itali per ceshtje serioze e ben populli italian s pyetet kurre ambasadori amerikan ne itali se pyesin per gjera te vogla fare dhe jo per keto gjera
    problemi me i madh pastaj jane skoriet kanceroze ky eshte problemi real
    bomba atomike ne vietnam dhe sot ato qytete jane te pabanueshme mos e haroni plus njerzit lindin me deformime jetojne pak vdesin shpejt dhe kanceri leucemia etj bejne kerdine jane te dobet si njerez se kane inumitet te dobet sepse uji ka akoma radioaktivitet e tokside ashtu dhe perimet
    ne jemi vend mesdhetar me klime fantastike det liqen pyje nje vend ne mes mesdheut me diell e uje gjith vitin jemi karaibi botes me klimen e mrekullueshme qe kemi zoti i ka fal cdo gje ketij oazi si ne enderr ketij vendi
    pra turizmi qe ne po ngrihemi shume shkon ne zero miliarda te humbura nga turizmi
    interesi i grkve dhe italianve konkurentet tane kryesor do ferkojne duart nga gezimi e croatet gjithashtu
    por sinjalet ishin dhen me kohe jo sot ne jemi ne asamblen islamike si vend dhe europa eshte kristiane prandaj ndoshta ata mbajne njeri tjetrin ne kete rast po dhe kosova vend i vogel eshte as atje spo i cojne s meret vesh kjo pune por nje loje e madhe eshte nje min me sahat ne token shqiptare ne popullin me paqsor dhe te vuajtur te europes qe gjithmon europa ja ka fut sa krahu gjithmon sidomos per keto gjera dhe zvicera sa ne eshte biles ka male plot dhe det ska fare pse nuk i cojne atje ne s djegim dot dy goma makine se s kemi impiant keta thone helmet e gaz vdekjeprures i shfarosjes ne mase

  51. samir says:

    emo tani profesore ju, merrini ato arme dhe ato leke e groposini ne ndonje nga keto minierat ku vdesin njerez perdite se edhe do i shpetoni nga pabukesia e jo me dilni ne rruge si njerez me ndjeshmeri e zhvillim te madh
    shikoni plehrat neper lagje per te kuptuar kush jemi dhe vetem atehere mund te themi se cfare jemi te zotet te bejme me mbetjet e botes

  52. Act now! says:

    Tema pse sma publikoni komentin?!

  53. Anglezi says:

    Jo plerave
    Jo plerave
    Jo plerave
    Jo plerave
    Jo plerave
    Jo plerave
    Jo plerave
    jo plerave
    Jo plerave
    Jo plerave

  54. eni says:

    Amerika tia coje armet Greqise asaj qe ka ndihmuar njehere e nje kohe , ose ti demontoje vete ose te coje njerezit e saj e ti demontoje ne siri .

    Mendoj se populli duhet te bej referendum ,per kete ceshtje nuk mund te vendosin nje dore njerezish kur keto keto vendime prekin jezten dhe te ardhmen e cdo qytetari shqipetar nga ai 90 vjec deri tek ata qe do te lindin ne te ardhmen .

  55. Ameriqenia says:

    Mjaft te kesh MIK ameriqenen dhe s’mbetet rrezik nga tere armiqte, thuhet kudo.
    Ky arvizulli s’na bon vec pet te vjelle!
    Shqiptare:
    Act now, se shume po te poshterojne, kercenojne me cfarosje e po tallin leshte!

  56. U bo ne arvizulli me dhon men majmuni!
    Sa per kercenim, na rrun leshte amerika ne krize.
    Njerez, protesta, protesta, protesta!
    Kjo na shpeton saora!
    S’ka me pak sakrifice e qytetari qe kerkohet, shqiptare,
    per te shpetuar nga cfarosja & poshterimi i
    Te Papergjegjshmes MiKE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje