Ekipet e kërkim- shpëtimit kanë gjetur mëngjesin e sotëm trupat e 3 të rinjve, të cilët humbën jetën në minierën e Beragozhdës në Pogradec.
Trupat e pajetë të Ledion, Sazan dhe Arjan Hamollit- këta dy të fundit vëllezër- u nxorën nga thellësia e minierës dhe janë dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit për t`iu dorëzuar më pas familjarëve për të bërë nderimet e fundit.
“Më mirë të kisha vdekur dhe të mos përjetoja këtë që po ndodh. Nuk e dija se djemtë do të hynin në minierë, pasi nuk do t’i lija”, thotë Xhevit Hamolli, babai e Arjanit dhe të Sazanit.
65-vjeçari shprehet se dy djemtë e tij shkuan drejt vdekjes për copën e bukës.
Si gjithë banorët e fshatit, ai kërkon të mbyllen minierat që po shkaktojnë tragjedi.
“Çfarë të të tregoj unë ditëziu! Më mirë të kisha vdekur dhe mos e kisha parë këtë që po ndodh sot. Djemtë e mi shkuan për kafshatën e bukës në minierën e vdekjes. U nisën mëngjesin e së mërkurës së bashku me kushëririn e tyre, Ledion, por nuk u kthyen më (qan). Ora shkonte dhe ata nuk po dukeshin në pragun e shtëpisë. Dola njëherë në fshat se nuk më mbante vendi, nuk dija ku t’i kërkoja. Më pas njoftova komunën dhe policinë. Pastaj ndodhi kjo që ndodhi, po presim me ankth të mësojmë të vërtetën”, tregon ai për GSH-në.
Ai bën me dije se: “Të hysh në këto galeri që në fshatin tonë janë me dhjetëra, do të thotë të kërkosh vdekjen. Ato miniera quhen miniera të vdekjes. Por kur vështirësitë ekonomike janë të shumta dhe nuk ke nga t’ia mbash, harron rrezikun. Këto galeri duhet të ishin mbyllur me kohë. Është e frikshme të mendosh sesi mbyllen dyert e familjeve, teksa përpiqen me çdo kusht të sigurojnë kafshatën e bukës. Është vërtet e frikshme”.
bashkohemi me dhimbjen tuaj, ngushellime
Eh varferi varferi si po na ai rremben djemte e rinj!!!!!! Sali Berisha e gjetet nga mos e mendofte qe ka hapur kaq shume varre ne token shqiptare. Po pse te mos i bllokonin keto shpella te vdekjes me kohe por po na rrembejne djemte e rinj. Qeveria e re le te beje investigimie dhe ti bllokoje e te beje te ndaluar hyrjen neper keto miniera te vdekjes. Ngushellime familjareve, nuk ka dhimbje me te madhe se kjo, kurajo.
KJO ESHTE QEVERIA E KRIMIT!
NDALON IMPORTIN E MBETJEVE PERFSHIRE EDHE ATE TE SKRAPIT DUKE ORIENTUAR NE KETE MENYRE TREGUN NGA SKRAPI VENDAS DHE DUKE RRITUR CMIMIN E SKRAPIT BRENDA VENDIT DHE DUKE JOSHUR KETA TE MJERE TE NXJERRIN SKRAP KU TE MUNDIN PER BUKEN E GOJES DHE QE VDIQEN NE MENYREN ME TE DHIMBSHME DHE TRAGJIKE.
NDERKOHE KJO QEVERI QE NDALOI IMPORTIN E KETYRE MBETJEVE LENDE TE PARA PO NA BEN PESHQESH JO MBETJE KIMIKE POR ARME KIMIKE!
E KUPTONI SE CFARE KRIMINELASH KANE ARDHUR NE KRYE TE VENDIT O POPULL?!
Ngushellime familjes per humbjen e parakohshme !
Beragozhdi nuk eshte zone, ku buken ta kerkosh ne galerit e mbushura me gaz,ka dhe alternativa te tjera.
Inisiativa e tepruar,mos kontrolli prinderor,difektet e shtetit,çojne te rinjte drejt humbjes fatale.
Keta te rinje kane njohur dhe emigracionin dhe bujqesine.Miniera e qymyr-gurit ne Beragozhd ka vite qe eshte shume e rezikshme per jeten.
Nuk gjej fjale per te ngushelluar kete baba fatkeq! Eshte e tmerrshme, e tmerrshme, e tmerrshme! Tre arkivole!
Ngushellime familjareve eshte tragjedi e dhimbeshme qe nuk gjen fjale te mbyllet goja-por ata jane fajtore edhe vete -dhe kjo nuk do te thote qe te gjenin vdekjen, por -fukarenj nuk jane, shihni fotot e tyre ne profilet – Facebook-me makina e motore te shtrenjta -sa njeri prej tyre ka dhene punesimin;”vrases me pagese”-e shtepite vila i kane -biles njeri kishte erdhur nga Kanadaja -dhe shkoi te vidhte skrap!Kjo eshte Weird& Crazy! Te gjenden ata qe administrojne mafien e Skrapit e te denohen qe i detyruan ata te shkojne aty.dhe ku e shisnin ata kete skrap te vjedhur..Ata qe administrojne mafien e Skrapit jane pergjegjes per kete tragjedi!
PËRGJIGJJUNI
Ngushllime nga thellsia e zemrës për familjarët e viktimave t’gjithë kësajë politike t’mbrapësht, të këtijë mjerimi,skamje të pa parë në t’cilën duhet t’vdesin njerëzit për një KORE BUKE… TURP për gjithë politikën Shqipëtare kudoqofshin ata…kjo nuk kaperdihet o njerëz…
Kjo eshte Shqiperia ku njerezit vdesin se askush nuk mund ti shpetoje, ku “skuadrat e shpetimit” nuk kane as mjetet me te thjeshta per te kryer operacjonet e shpetimit .. Kjo eshte Shqiperia te cilen Amerika e ka zgjedhur te demontoje armet kimike ..
se pari ngushllimet e mija FAMILJARVE TE VIKTIMAVE.besoni se ndihme shume KEQ e i DESHPRUAR kure shofe ne GAZETA TV sesa VIKTIMA behen per nje jave DITE ne SHQIPERI,TRAGJEDI,VRASJE,AKSIDENTE RRUGORE etj,madje ka raste qe i vetijtoje qe mos ti lexoje gazetat per kto tragjedi se vetem sa po me ZHKATRROJN MORALISHT.
Ngushellime nga zemra. Eshte e tmerrshme kjo per familjaret, mos i ndodhte askujt me. Te mbajne pergjegjesi ata qe nuk miratuan rojet e ketyre minierave.
Lidhur me skuadrat e shpetimit, jo vetem qe nuk kane mjetet e duhura, por nuk kane as pregatitjen e duhur fizike per operacione te tilla dhe pergjithsesisht nuk kane as humanizem.
Nuk eshte dhene e plote fjala e babait te djemve. Ai tha gjithashtu se dje grupi i shpetimit e kishte lene punen ne mes me arsyen paradoksale se “do te hanin buke” dhe kishin ardhur pas shume ore vonese. Babai shkrete thoshte:”….djemte e mi mund te jene duke luftuar per jeten, ndersa ata hane peshk”!!! E tmerrshme, mjere kujt i bie.
Ngushellime familjareve.
Sot duhet te ishte dite zije kombetare. Turp. Dhe ka fytyre Ridvan Bode te ngrihet i pispillosur ne parlament gjithe arrogance. E coi shqiperine dy here ne kolaps financiar. Kane vdekur 7 te rinj o njerez, duke punuar per buken e gojes, jo duke pire neper Pub-e. Kudo ne bote njerezit do ishin ngritur ti linconin keta maskarenj. Une nuk e kuptoj si keta mumjet e PS u kthejne vetem nje gjysem pergjigje. Mblidhni mendjen se po merni ne qafe rinine……….Ngushellime familjeve