ACT NOW! Nisin protestat maratonë kundër armëve kimike (madje dhe para ambasadës së SHBA)

9 Nëntor 2013, 10:37Sociale TEMA

Nga e shtuna, aktivistët e shoqërisë civile nisën një seri protestash kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri.

Tubimet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, ndërsa Dita raporton është parashikuar edhe një marshim përpara ambasadës amerikane.

Fillimisht u mbajt një takim në sallën “Black Box” në Akademinë e Arteve, ku u diskutua për dëmet e këtij procesi.

Në fjalën e tij, ambientalisti Sazan Guri tha se sjelljen e armëve kimike në Shqipëri e pengon Kushtetuta e vendit, ndërsa shtoi se shoqëria duhet që të reagojë fuqimisht për të ndaluar shkatërrimin e tyre në vend.

“Është shkelur neni 56 i Kushtetutës së vendit për informimin publik dhe neni 59 që nuk ruhet siguria shëndetësore dhe ekologjike e vendit. Kjo marrëveshje thyen edhe marrëveshjen e Këshillit të Sigurimit për transportimin e lëndëve të rrezikshme. Ne duhet të mblidhemi dhe t’i themi qeverisë që Kushtetuta shqiptare e ndalon sjelljen e armëve kimike në Shqipëri”, tha Guri.

Edhe ambientalisti tjetër, Lavdosh Ferruni, ndërsa vuri në dukje vendimin e qeverisë për ndalimin e importit të plehrave, theksoi se shqiptarët janë kundër importit të lëndëve kimike në Shqipëri.

“Ne sapo po përgatiteshim për të festuar përfundimin me sukses të aksionit për ndalimin e importit të plehrave, ndërsa tani duan të sjellin armët kimike të Sirisë. Ne jemi kategorikisht  kundër sjelljes së tyre. Ne nuk kemi territor për t’i shkatërruar këto armë kimike, nuk kemi asnjë mundësi që në Shqipëri të sillen këto lëndë kimike”, tha Ferruni.

Më pas, ambientalistët protestuan para kryeministrisë ku kërkuan nga qeveria që të kundërshtojë propozimet që vijnë për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Sipas ambientalistëve, kryesore për qeverinë duhet të jetë shëndeti dhe e ardhmja e qytetarëve shqiptarë.

Por meqë këto ditë është diskutuar shumë edhe për përfitime monetare nga ky proces, atëherë natyrshëm ka një kuriozitet se sa para do fitonte Shqipëria nga ky proces.

Rusia deklaroi se do të japë 2 milion dollarë për Shqipërinë.

Ambientalisti Sazan Guri thotë për Ditën se fillimisht ishte deklaruar se shuma do jetë 40 miliard euro, çka joshi shumë shtete të mëdha.

Por më pas shuma u reduktua në 2 miliard euro dhe tani thuhet se Shqipëria mund të marrë nga 150- 200 milion euro.

“16 ton brenda vendit kërkuan rreth 35 milion euro dhe armët kimike nuk u asgjësuan. Fitimi mund të jetë thërrime ose “pela- një thelë”, ndërsa humbjet do jenë të rënda. Infrastruktura e dobët portale, Durrës, Shëngjin, Vlorë dhe infrastruktura e keqe rrugore janë rreziqet e para. Landfill-i kërkon minimumi 4- 5 vjet të ndërtohet, pra ruajtja e lëngut të helmët do zgjasë,” shkruan Guri./ep

37 komente në “ACT NOW! Nisin protestat maratonë kundër armëve kimike (madje dhe para ambasadës së SHBA)”

  1. askushi says:

    Ooooo po te ne japin parat tamam te pakten, mos te na bejne me hile.
    Te gjithe me hile na i kan.
    Pse 2 milion ngel per ne.
    Po te jene 40 Miliard euro, marrim parat dhe ikim te gjithe ne Gjermani, se na del te gjitheve me ble shtepi dhe mos me punu gjith jeten. 40 miliard del e tepron.
    E ka tamam kete pune Sazani, se e dime se ai ka per te qene i pari qe do gerthase me shume. Po mos marri pjesen e vet dhe iken. Te mendoj edhe per ne te tjeret.

  2. zum zum says:

    me 200 milion evro shqiperia nderton stadium, spitale dhe portin e vlores , ndryshe shqiperia vazhdon te mbete somali .zgjidhne dhe merni o njerez qe jetoni mes mbeturinave ku pallatet nuk pastrohen kure , kure mbeturinat i shikon kudo dhe era e tyre ndihet kudo , mos na beni gjermanet per popull te paster .

    1. titi says:

      Mbylle mor qelbesire

    2. Edita says:

      Kush do i gezoje stadiumet e spitalet e portet? Toka i perket gjithe brezave, jo te mendojme ne menyre kaq egoiste. Pse valle jepen aq shume leke po te mos kishte pasoja ky asgjesim? E pyet ndopak veten ku do perfundojne gjithe keto leke ? Me mire ne varferi por te pakten te shendetshem sesa me malformime gjenetike e te pasur…..

    3. X Man says:

      Ik mor idiot me zile!

  3. Treviso says:

    Stop, armet kimike ne vendin tone. Nuk duhet te llogariten fitimet. Humbjet jane te pa llogariteshme. Ardhja e armeve kimike ne Shqiperi i bije qe populli te lere teritoret dhe te largohet nga vendi meme, kusuret do ti paguajne shtetet fqinje.

    1. Tirona says:

      Une jom dakort qe armet kimike te vijne ne Shqiperi vetem me nje kusht, qe keto arme mos te mblidhen ne Elbason, por ne kufi me Greqine dhe vendi me i pershtashem eshte Lazarati, ku Canabisi dhe armet kimike te jene prane njeri tjetrit.

      1. Tirona says:

        Qeveria shqiptare mos te pranoje ardhjen e armeve kimike ne Shqiperi dhe ti thote SHBA-se qe ato arme te qendrojne ne Siri

  4. iliri says:

    Diku nga viti 87/88,kam qene present ne nje takim qe u organizua nga zv.kryeministrat e asaj kohe..objekti ishte `si ti pergjigjeshim nje propozimi per depozitimin e mbetjeve teknologjike qe do te vinin nga Zvicra`,propozim qe sillej nga nje ish punonjes i Min Brendshme te asaj kohe,qe quhej Lorenc Nenshati….ceshtja shtrohej pe te gjetur zgjidhje dhe kjo pune duhej bere (sipas tyre),sepse edhe te ardhuart ishin te konsiderueshme,disa dhejtra milione dollare.Duhet te ishim present rreth 110-12 persona qe punonim ne sektore te ndryshem et ekonomise por edhe te shkences…..te mos bej shume histori,por e kujtoj shume mire,qe pas shume diskutimesh,deri dhe ne detaje ,psh depozitimi te behej ne galeri te braktisura minierash,te hekur nikelit,etj,nje profesor i nderuar,Muharrem Frasheri,beri nje pyetje (natyrisht edhe komentin e tij ): A e di kush te thote qe ujrat nentokesore,te cilat rrjedhin ne keto galeri,nuk dalin ne burimet ujore te Selites,diku tjeter apo deri ne Durres ?? Mjaftoi kjo pyetje shume llogjike,natyrisht me nje te panjohut te madhe dhe diskutimi u mbyll,per te mos u hapur kurre me !! Tani them qe specialistet e fushes duhet edhe te sjellin argumente me qellim qe kushdo te kuptoje efektet ne menyre sa me te plote.

    Kjo teknollogji thuhet qe eshte me hollim te perberesve kimike me uje,kryesisht !! ku do te shkoje ky uje?? E njjta pyetje mund te behet….ujrat nentokesore askush nuk e di me ktesi se si rrjedhin,por drejt Detit me siguri qe shkojne ,por a dalin ne Durres,Vlore,askush nuk e thote dot….Pra ne qe kemi nje teritor kaq te vogel,me nje dendesi popullsie,nga me te medhate ne Europe,nuk duhet kuresesi te perfshijme territorin tone ne te tilla aktivitete teper te rrezikshme.Edhe dicka tjeter,sa me shume fonde te alokohen per kete aktivitet,aq me i rrezikshem eshte ! kjo duhet kuptuar mire dhe assesi te tundohemi.Uroj qe kjo ceshtje te mbyllet.Iliri

    1. gjergj thanasi says:

      Je plotesisht i sakte. Sigurimsi Lorenc nenshati kishte zevendesuar Qazimin qe e hengri prej se motres. Ai zyrtarisht mbulonte kontrabanden e cigareve nag kalata zerro, jo zyrtarisht kontrabanden e aemwvw deri te rrketat anti tank, si edhe kontrabanden e droges. Partnere te Sigurimit dhe Lorencin sihin Kamorristet napolitane me ne krye Michelle Zaza-n. firma koperture ishte Albtrans. Ramizi si frikacak nuk pranoi oferten e Camorras per mbetje kimike dhe radioaktive. Lorenci jeton sot ne SHBA,por u ka treguar oficereve naive te emigracionit amerikane vetem historine e ciogareve jo te armeve, droges dhe plehrave te Camorra-s.

  5. Mario says:

    Ky zum zum qenka me mir te kishte emrin llum – llum do i shkonte me shum

  6. @@@ says:

    Sa me i madh fitimi…aq me i madh rreziku…

  7. toni says:

    Te diskutosh per parate qe mund te marre Shqiperia nga ky biznes i felliqur do te thote te pajtohesh ne parim me te. Armeve kimike i duhet thene JO e qarte dhe e prere qe ne fillim, pa hyre ne diskutime as per sigurine, as per shperblimin, as per gje tjeter. Te pakten njehere te dale qeveria shqiptare dhe te kete nje fije dinjiteti perballe “miqve” nderkombetare. S’kemi nevoje as per parate e as per pordhet e Arvizut dhe shokeve te tij me cmimin e jetes se shqiptareve. Ketyre “miqve” qe na kerkojne te vrasim veten per nje lufte mijera milje larg iu duhet thene vetem f…ck you!

  8. Lom Deliu says:

    Ky eshte nje turpe e krim edhe me I madh ne se, sado pak para na jep per te na blere e te mbyllim gojen. Kjo sepse e dine mire qe na bejne dem ne shekuj.
    Le ti çojne ne shkretetirat e Amerikes ato pare qe do harxhojne per te na mbyllur gojen neve le ti harxhojne per transportin shtese. ndersa atyre shqiptareve te majte qe mbrojne qeverine per inat te Saliut edhe per pune te keqia ju them se “Harami nuk ben hair” (sipas Kuranit )

    Qeveria e Edvin Metes mendon se me kete menyre do te jene ne pushtet se do kene mbrojtjen e interesave te Amerikes (edhe sikur te mos fusin “gabimisht”ndonje lek ne xhep”.

    Turp ti vij dhe opozites qe hesht e ben sikur merret me 400 e ca vota te kota te Korçes (turp edhe ky per PS-ne), ngaqe edhe ajo ishte per ta kthyer vendin ne depo helmesh me plehrat e mafjes italiane.

  9. xhaxhai says:

    I gjithe Populli te ngrihet e te kndershtoje sjelljen e armeve kimike,demi qe do te na vije do te jete i pa llogaritshem me asnje lloje cmimi,apsolutisht sduhet te joshemi nga cdo lloj cmimi qe mund te jepet sado i madh te jete.Sigurisht qe Qeveria Shqiptqre dhe kryeministri E.Rama eshte vene perballe nje dileme te madhe,ku nga njera ane ka kundershtimin e drejte te Popullit dhe nga ana tjeter presionin e Qeverise Amerikane e cila ben shume gabim qe i ben presion Qeverise se Tiranes,kur dihet shume mire qe territori i Shqiperise eshte jashtezakonisht i vogel per te perballuar shkaterrimin e ketyre armeve kimike.Po Opozita Shqiptare me ish Kryeministrin Sali Berisha cfare qendrimi mbajne, perse nuk dalin ne mbrojtje te Popullit dhe te Qeverise Shqiptare ndaj presionit qe i behet per kete problem kaq madhor per te ardhmen e shendetit te Popullit? Do te ishte me mire qe te behej nje REFERENDUM POPULLOR ku Populli te vendoste vete dhe kjo barre do te clironte te gjithe klasen Politike si Pozite dhe Opozite.

  10. Fukaraj i qet b… hi. Ju ka dhan mundesi te behet experte, vein expert amerikan gjerman e rus ndimojn ne ni te ardhme behet Faktor per qmontimin e armeve kimike dhe perfitimet jne shume te medha, nukdini te merrni ma tmiren e mundshme por qe do kuna ja ka dhan ja ka dhan… Lazarati po e helmon edhe europen po ju nuk po e ndalni.

    1. toni says:

      Ik mor katunar injorant

  11. atila says:

    Parate dhe helmet luftarake le ti mbajne vendet qe kane kapacitetet ushtarake dhe industriale per te bere shkaterrimin e tyre e ne asnje menyre vandi yne ku siguria eshte ne minimum. Jo 200 milion por as 2 miliard dollare nuk mjaftojne per te pastruar ambientin nga ndotja qe ato shkaktojne. Nese Qeveria do ti shkurtoje ditet e veta kjo do ishte rruga me e sigurt. Megjithate besoj se Rama nuk do e beje kete gabim pavarsisht debateve dhe hamendjeve tona.

  12. valter says:

    a blihet vdekja me para? A shitet territori shqiptar per 40 apo dhe 400 miliard euro? A shitet jeta e femijeve dhe brezave qe do te vijne me para? Vetem te çmendurit do ti thoshin po ksaj marveshje ose antishqiptaret qe duan zhdukjen e races shqiptare, mesa duket politikanet tane bejne pjese ne kete grup. Posht klasa politike shqiptare!!!!!!!!Popull çohu dhe i hiqni dhe ato plehra qe e kane adresen : godina parlamenti shqiptar, tirane

  13. Tani says:

    Ku jane ato qe deri dje thonin shpellari shpellari. Nga shiu rame ne bresher. Qeveri te ndyra KOMUNISTE.

  14. bobi says:

    Te ngrihemi ne kembe, dhe ti themi STOP

  15. WILHELM says:

    or njerez mos beni ide se ja fusin kot gazetaret dhe nuk do te japin asnje million rusia na jep helmin dhe na merr jeten ;; kur paska gjithe keto euros perse nuk ja propozon jugosllavise rusia apo na don ne me shume ,,,,,?MOS BENI NAIVA KETO ARME JANE VDEKJA E MIJERA SHQIPTAREVE NE NUK KEMI MUNDESINE PER ….. A EPATE QE NGELEN TRE VETA TE BLLOKUAR NE MINIERE DHE QEVERIA NUK KISHTE MUNDESI PER TI KERKUAR ?? POR SIKUR NJE FUCI ME HELMET TE SHPERTHEJE A E DINI QE SHUME SHQIPTARE DO VDESIN DHE FEMIJET DO NGELEN SEMURE .PO TE ISHTE INTERESANTE EUROPA U ZINTE PER TA MARRE COPEN E MIRE E EMBEL…????

  16. Vladimir says:

    Shume fjale dhe asgje. Ajo qe kerkohet eshte te behemi njeres civile e qytetare europiane,teksabota na sheh si tribu pa opinion publik, puthadore te njerit apo te tjetrit qe e shohim te miren apo te keqen nga “lart”. Sot jemi par nje fakti te thjesht:
    – Qeveria shqiptare ndodhet para presionit te Aleateve te Medhenj qe te pranoje armet kimike te Asadit.
    Pse ne? Se ne jemi me te vegjelit, ne besojme verberisht te “miqte” e medhenj, te ne nuk ka shoqeri civile, por vetem OJQ qe varen nga therrimet e donatoreve, ne jemi nje popull i papjekur per demokraci e i “urte” edhe kur na shkelen te drejtat me elementare.
    Cfare te bejme? Te gjithe ne kembe, po qe se jemi qytetare. E theksoj te gjithe. Ata qe kane investuar per turizmin le te harxhojne pese leke per rritur sensibilitetin e qytetareve e per te organizuar protesten dhe te mos ja lene barren pak intelektualeve. Politikanet jane te lutur te qendrojne larg nga gjella qe kane gatuar.

  17. opinion. says:

    i gjith populli SHQIPTARE DUHET TE NGRIHET ne KEMBE dhe ta REFUZOJME FUQISHM kete TERRORE KOMPLOT qe i behen popullit shqiptar me pranimin e ARMEVE KIMIKE NEURO-MORTEL-TOXIKE qe i imponohet me DHUNE SHQIPTARVE.VDEKKJE ja LIRI VETVENDOSJE per POPULLIN SHQIPTAR.

  18. ferdinand says:

    ka rrezik qe nga ndryshimet gjenetike te na lind ndonje Sali Berisha i vogel dhe ta durojme dhe 25 vite te tjera.Ky eshte demi me i madh qe i behet popullit shqiptare nga armet kimike(berisha).bo bo bo bo boooooooooo.

  19. SHqiponja says:

    Per 200 miljon he!po ket se kap logjika.po nuk ka qmim qe mbulon kete marri.derisa korrupcioni pushtetarve shkon me miljarda dhe kalojn pa therr ne kemb,te bijm helmet nga e ter bota per 200 miljon kjo eshte,e keqja e fundit dhe turprsi mbarekombetare.nese thuhet se ne LLazarat perfitimet vjetore jane miljardshe,ateher me mire dhe me ekologjike e me pak e rrezikshme eshte ,legalizimi,se sa te sjellim helme qe pasojat do te jene jetesore.po mendoje qe te huajt kane vendose te na zhdukin si kombe,duke pare,qe s kem tru.

  20. arjan says:

    Vazhdoni protestat, jemi me ju…. nuk jemi kavie qe te beje dikush eksperimente me jeten tone….askush nuk ka tagrin te marre vendime qe mund te cenoje ambijentin ku jetojme….. per kete veprim cdo qeveri demokratike duhet te pyesi popullin me referendum….. nese guxojne dhe e bejne 1000 000 votat e rilindjes do i kthehen ne 3000000 votat e shkaterrimit….. bravo shoqeria civile dhe njerezit e pergjegjshem te ketij vendi…. mendoj se te paret ne proteste duhet te jene agjencite turistike dhe gjithe biznesi i turizmit…. nese keto arme vijne ne territorin tone per 100 vjet nuk shkel turist ne vendin tone … qe do te thote nje levdate nga amerikanet= 1 miliard ne vit humbje nga turizmi….

  21. Ilir says:

    Cinizem ekstrem dhe monstuozitet njekohesisht. USA-t kane 1000 vende dhe menyra te tjera per te kurdisur kete hiroshime te mundshme.
    Cilado qeveri te jete ne pushtet, duhet te dalim jo per te protestuar, por per te rrezuar qeverine dhe cilen do qevero qe do mendoje te veproje keshtu.
    Ta bejne ne rusi apo ne kine uzinen dhe ti asgjesojne atje

  22. socialist i zhgenjyer says:

    Z EDI RAMA!
    NA PATE THENE SE DO TE ISHE KRYEMINISTRI ME I SUKSESSHEM QE KA PASUR NDONJEHERE SHQIPERIA, POR ME CPO SHIKOJME DO JA KALOSH SALIUT PLUS ZOGUT E TE GJITHE TE TJEREVE LIDERVE MATRAPAZE TE MBLEDHUR BASHKE PER AKTE TERRORISTE MJEDISORE DHE PO SHKEL TE DREJTEN E JETES TE MILIONA SHQIPTAREVE QE JETOJNE SOT SI DHE ATYRE QE DO LINDIN ME PAS NQS PRANON QOFTE EDHE NJE SASI TE VOGEL TE ARMEVE KIMIKE.
    THUAJI JO ARMEVE KIMIKE QE TE NA KTHESH BESIMIN TEK TY.
    AMERIKES I THEMI TE HEQI DUART NGA SHQIPERIA SE KY KOMB I VOGEL I KA REZISTUAR PERNDORIVE ME TE FUQISHME TE KOHES SE KALUR DO DIJE TI REZISTOJE EDHE SHBA-VE. SHQIPTARET NUK DUAN MIQESI ME KUSHTE. ME MIRE NA NXIRRNI NGA NATO FARE SESA TE PRANOJME KIMIKATET E BOTES, SPO E GJEN GJE MAQEDONINE PA NATO DHE PA BE DHE JANE POPULL ME ME DINJITET SE NE. PRANDAJ TE VOTUAM ME 1.000.000 VOTA Z KRYEMINISTER TE NA KTHESH DINJITETIN.

  23. Arjani says:

    Ne rradhe te pare populli duhet sqaruar ne menyre profesionale nga specialistet se ku qendron rreziku i ketyre armeve.Kete nuk mund ta bejne ambientalistet me propagande.
    Une si qytetar jam per rruajtjen dhe mbeshtetjen e aleancave pa te cilat nuk mund te jetoje e zhvillohet Shqiperia. Prandaj dua te di;
    -Rreziku qendron gjate transportit?
    -Rreziku qendron gjate demontimit?
    -Rreziku eshte i vazhdueshem per shkak te depozitimit(groposjes)?
    -Sa eshte sasia e municionit?
    -Sa eshte fondi i vene ne dispozicion per kete operacion?
    Askush nuk di te thote ku qendron rreziku.Mjafton qe degjojne fjalen”kimike”.Populli duhet sqaruar dhe jo te shkoje pas “berihajt”.

  24. erjon says:

    JETA E FEMIJVE TE MI NUK BLIHET ME MILIARDA!!!!!!

  25. Gagi says:

    Ndalni tragjedin
    Ndalni kontanminimin
    Ndalni helmin
    Ndalni zhdukjen e femijve te tuaj
    Ndalni shkatrimin perfundimtar

  26. lori says:

    Ore Zum Zum ato 200 million euro jepja Greqise se ajo ka nevoje per to ore malaka .Dhe nje korigjim nuk jane Evro por EURO .Hadej palikari mou.Jasu file,kitakse to germadha sou,e lere Shqiperine ore Gurunji orthi.Ai eshte vend per demontim te areve kimike.

  27. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Ne paqe shkofte e u prefte berisha.
    Keta duhej te gezonin jeten

  28. Hajdari says:

    Ky eshte berisha, mbasi e helmoj te gjithe Shqiperin me mbeturina toksike per te perfituar familja e tij, ben si i bukri shejtan nga germadhat e Vecidolit,dhe harron qe miljona ton armatim i cmontoi ne gerdec duke mare dhe jete njerezish per te perfituar biljona, por ne nuk jemi popull mire ta na e bejn bazhibuzuket Saloserb.

  29. Reynald de Chatillon says:

    Une keshilloj shokun Edwin qe ato arme kimike ti fuse ne b*** te veten edhe te atyre qe kerkojne me e lirue Shqypnine prej shqyptareve edhe me e kthye ne xhungel, se po erdhne ato arme, ka me ndodhe mâ zi se Gerdeci.

    O gjatosh kokebosh, ndrro mendje ne se don te rrosh!

  30. emigranti says:

    Kerkohet nga ne nje levizje popullore me e fuqishme ne menyre qe mesazhi te shkoje i qarte sa nuk eshte vone ne veshet e shurdhet te qeveritareve tane dhe qeverise amerikane qe me vetedije po pergatisin nje katastrofe per ne.
    Shqiperia me nje siperfaqe te vogel, me dendesi popullsie mbi 100 banore per km2, nuk ploteson asnje kusht minimal per kete aksion gjigand me shkalle shume te larte rrezikshmerie.
    Me sa dime Rusia mori persiper kete veprim dhe i ka te gjitha mundesite nga kapacitetet deri tek territori.
    Nuk e kuptoj pse kerkon qeveria Amerikane qe specialistet ruse e amerikane te realizojne kete veprim ne Shqiperi.
    Amerika ne rast se do ti beje cmontimet, ti beje ne territorin e vet ku ka mjaft hapesira ne shkretetirat e Teksasit e me gjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje